News That Matters

BOTË

Bislimi: Për liberalizimin, BE-ja i kërkon edhe diçka në Kosovë

Bislimi: Për liberalizimin, BE-ja i kërkon edhe diçka në Kosovë

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se tema e liberalizimit të vizave është në pikën e pestë të agjendës së takimit të grupit punues të liberalizmit të vizave. Bislimi tha se pika që mbulon Kosovën do të jetë në agjendë në ditën e dytë, konkretisht më 13 tetor, teksa shtoi se disa nga vendet anëtare kanë kërkuar një vlerësim të raportit të Komisionit Evropian në lidhje me progresin që ka pasur Kosova nga viti 2018 deri më tani. “Për këtë angazhim, stafi im bashkë me departamentet për integrime evropiane brenda ministrive të linjës kanë përgatitur një imput prej 33 faqesh që ia kemi dërguar Komisionit Evropian”. “Nga ky material, Komisioni Evropian ka përgatitur një raport të shkurtër të ri-vlerësimit që nesër iu shpërndahet vendeve anëtare dhe pastaj ...
Unë nuk kam bërë asgjë për Ukrainën, poezia dhe ato letra ishin vetëm një klithje, shprehet Lulzim Tafa

Unë nuk kam bërë asgjë për Ukrainën, poezia dhe ato letra ishin vetëm një klithje, shprehet Lulzim Tafa

BOTË, LAJME
Të nderuar miq, me dekretin Nr.702 Patriarku i Shenjtë i Ukrainës Filaret më paska nderuar me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar”. Patriarku është udhëheqësi shpirtëror i miliona Ukrainasve dhe personaliteti me ndikimin më të madh në Ukrainë, bashkë me Presidentin Zelenski. Para kësaj, unë jam nderuar edhe nga disa institucione akademike e kulturore atje. Unë nuk bëra asgjë për Ukrainën, vetëm shkrova disa vargje dhe iu drejtova poetëve me disa letra, kaq munda dhe kaq bëra. Fjala ishte e vetmja armë që kisha për ta drejtuar kundër kësaj lufte. Populli i Ukrainës po përjeton momente të vështira dhe duket se edhe fuqia e fjalës u ka mjaftuar për të më bërë gjithë këto nderime. Një mik imi poet në Kiev më tha se gjatë liturgjisë kryesore në lutjet e javës, në mesin e personaliteteve botërore,...
Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

BOTË, EKONOMI, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Inflacioni vjetor në Turqi ka arritur në 83.5 për qind, shkalla më e lartë në 24 vjetët e fundit.Kjo situatë ka goditur konsumatorët që veçse po përballen me çmime të larta të energjisë dhe produkteve ushqimore. Instituti turk i Statistikave ka thënë se çmimet për konsumatorët janë rritur për 3.08 për qind për dallim nga muaji i kaluar.Ekspertët besojnë se inflacioni është më i lartë sesa që paraqitet në statistikat zyrtare. Grupi i pavarur për Kërkime rreth Inflacionit ka thënë të hënën se inflacioni në Turqi ka shkuar në 186.27 për qind.Banka Qendrore e Turqisë ka zvogëluar edhe një herë normën e interesit, pavarësisht rritjes së çmimeve. Lira turke ka humbur më shumë se 50 për qind të vlerës që ka kundrejt dollarit amerikan prej kur Banka Qendrore e Turqisë ka nisur t’i ulë no...
Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore, NATO në alarm

Rusia vë në lëvizje nëndetësen bërthamore, NATO në alarm

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Frika që Rusia mund të përdorë armë atomike në luftën e saj në Ukrainë sa vjen e shtohet. Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore. Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga media italiane “La Repubblica”, sipas të cilit Aleanca është në gatishmëri dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja. Mjeti luftarak i Rusisë “Belgorod”, 184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe, shkruan A2news.al. ...
Papa Françesku i bën thirrje Putinit: Jepi fund dhunës dhe vdekjeve

Papa Françesku i bën thirrje Putinit: Jepi fund dhunës dhe vdekjeve

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë dhunës dhe vdekjes, në luftën Rusi – Ukrainë.  Ai bëri thirrjen e tij më të fortë deri më tani për luftën që është në muajin e shtatë, teksa iu drejtua publikut në sheshin e Shën Pjetrit. Papa Françesku shtoi se është absurde që bota po përballet me një kërcënim bërthamor mbi Ukrainën. Komentet e tij pasojnë komentet e fundit të bëra nga presidenti rus, i cili paralajmëroi Perëndimin se ai nuk po bënte bllof dhe se do të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion nëse territori rus kërcënohet. Shqetësimet për luftën u rritën të premten, kur Putin aneksoi katër rajone në Ukrainë, pas referendumeve të denoncuara nga Perëndimi si shkelje e ligjit ndërkombëtar.  ...
Shpaloset dëshmia, liberalizimi i vizave për Kosovën futet zyrtarisht në agjendën e Këshillit të BE-së

Shpaloset dëshmia, liberalizimi i vizave për Kosovën futet zyrtarisht në agjendën e Këshillit të BE-së

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Sekretariati i Këshillit të BE-së dje ka bërë publike agjendën e 12 dhe 13 tetorit të Grupit Punues për Viza, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Futjen e temës së vizave në agjendën e këtij organi përgatitor të Këshillit të BE-së e kishte konfirmuar të shtunën zëdhënësi i Presidencës çeke të BE-së. Theksohet se liberalizimi i vizave për Kosovën është pika e 5-të e rendit të ditës së Grupit Punues për Viza i cili do t’i zhvillojë punimet me 12 dhe 13 tetor në Bruksel. “Prezantimi nga Komisioni i dokumentit jo-zyrtar që ofron një përditësim faktik të situatës dhe shkëmbimin e mendimeve”, thuhet në rendin e ditës të agjendës zyrtare ku do të diskutohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Për të diskutuar mbi liberalizimin e vizave në takim ja...
Infantino tregon lidhjen e veçantë që ka me Kosovën

Infantino tregon lidhjen e veçantë që ka me Kosovën

BOTË, LAJME, SPORT
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, ka thënë se Kosova për të është një shtet i veçantë, pasi në atë vit është emëruar si kryetar i FIFA-s. Infantino ka thënë se kjo është një shenjë e mirë, njofton Klankosova.tv. “Për mua është një kënaqësi dhe nder të jem në Kosovë dhe të takohem me kryetarin e Federatës të Futbollit të Kosovës, me njerëzit, sepse Kosova është definitifisht një shtet i futbollit, është një shtet i veçantë për mua, sepse Kosova u bë anëtar i UEFA-s, në vitin kur u emërova kryetar i FIFA-s, besoj që është një shenjë e mirë. Ne kishim takime të shumta sot, me kryeministrin, Presidenten e Shtetit, dhe takuam të gjithë komunitetin e futbollit, referat, sponsorat dhe të gjithë”, ka thënë Infantino.
“Kosova, shtet i xhudos”, qeveria miraton programin që e bën xhudon prioritet

“Kosova, shtet i xhudos”, qeveria miraton programin që e bën xhudon prioritet

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar programi “Kosova, shtet i xhudos”. Ky program, kostoja e së cilit kap 12 milionë euro, sipas qeverisë, ka për qëllim zhvillimin dhe masovizimin e sportit të xhudos në Kosovë dhe emërtimin e Kosovës si shtet i xhudos. Përmes këtij programi, kryeministri Albin Kurti, ka thënë që xhudo vendoset prioritet shtetëror duke u angazhuar në fuqizimin e sportit si mjet për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë si dhe promovimin ndërkombëtar të Kosovës. Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, tha se ky program i ka gjashtë qëllime kryesore: infrastrukturën, fuqizimin e kapaciteteve trajnuese, masovizimin e sportit të xhudos, mbështetjen për trajnerë dhe sportistë elitarë, organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe promovimin...
Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

BOTË, KOSOVË, LAJME
Shefja e zyrës së Greqisë në Kosovës, Heleni Vakali, ka thënë se vendi të cilin ajo e përfaqëson ka qenë vazhdimisht mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët. Kështu ka njoftuar zyra e Greqisë në Kosovë në llogarinë që ka në Facebook. “Greqia ka qenë vazhdimisht një mbështetëse e fortë dhe e vendosur e liberalizimit të vizave për kosovarët”. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë
Konfirmon BE: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

Konfirmon BE: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

BOTË, KOSOVË, LAJME
Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor. Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen. Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kua...
div.meta-author { display:none; }