News That Matters

BOTË

Zëvendësministri Syla priti në takim Zëvendës Asistenten për operacione e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San

Zëvendësministri Syla priti në takim Zëvendës Asistenten për operacione e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, priti në takim të emëruarën e re në postin e Zëvendës Asistentes për operacione e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San, të shoqëruar nga drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade Joachim Hoppe dhe Blanca Hereza-Atienza, oficere e sektorit të operacioneve aktuale në Selinë e NATO-s. Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, rajon dhe më gjerë, Planin Gjithëpërfshirës së Tranzicionit të FSK-së, bashkëpunimin ndërkombëtar, integrimin e komuniteteve pakicë dhe rritjen e numrit të grave dhe vajzave në FSK. Me këtë rast, zëvendësministri Syla bëri të ditur për angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pozicionin e Republikës së Kosovës n...
Putin paralajmëron “hakmarrje edhe më të ashpër”

Putin paralajmëron “hakmarrje edhe më të ashpër”

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Së paku 11 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga sulmet ajrore ruse mëngjesin e sotëm mbi Ukrainë, me target kryesor Kyivin. Putin thotë se “hakmarrja” do të jetë edhe më e ashpër. Pas sulmeve ajrore, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar “hakmarrje” edhe më të ashpër. Bota ka dënuar sulmet ajrore të sotme të Rusisë, nga të cilat pësuan shumë civilë. Për gjashtë orë, në kryeqytetin e Ukrainës, Kyiv, janë dëgjuar alarmet për sulme ajrore. Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se Kyivi është përballur me sulme në orët e para të 10 tetorit. Rusia ka eskaluar me sulme ndaj qyteteve ukrainas, pasi presidenti rus, Vladimir Putin quajti sulmin në urën Kerch “një akt terrorist”. Sipas të dhënave të Policisë ukrainase, së paku 11 veta janë vrarë dhe 64 j...
Ja ku pritet të mbahet “Eurovision 2023”

Ja ku pritet të mbahet “Eurovision 2023”

BOTË, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Liverpool në SHBA është shpallur qyteti që do të jetë nikoqir i Festivalit të Këngës në Eurovision të vitit të ardhshëm, pas një gare të ngushtë Glasgow.Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2023 do të zhvillohet në Liverpool Arena pranë lumit Mersey të shtunën më 13 maj . Këtë e konfirmoi komediani irlandez Graham Norton. BBC, së bashku me Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), do të organizojnë Konkursin në konsultim me UA:PBC, transmetuesin publik të Ukrainës dhe fituesit e vitit të kaluar të Konkursit. Liverpooli u zgjodh pas një procesi të fortë të qytetit që ekzaminoi objektet në vend; aftësia për të akomoduar mijëra delegacione vizitore, fansa dhe gazetarë; infrastruktura; dhe oferta kulturore e qytetit pritës në pasqyrimin e fitores së Ukrainës në 2022.Mbikëqyrësi ...
A do ta festonte Xherdan Shaqiri golin kundër Kosovës?- Ky është deklarimi i tij

A do ta festonte Xherdan Shaqiri golin kundër Kosovës?- Ky është deklarimi i tij

BOTË, KOSOVË, LAJME, SPORT
Zvicra do të përballet ndaj Kosovës në një takim miqësor. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të japin kontributin e tyre në këtë përballje.  I pyetur nëse do të festonte në rast shënimi me Kosovën, Shaqiri ka thënë se do ta evitojë. Megjithatë nëse vjen rasti për të shënuar, nuk ka falje për askënd. “Po të kem rast për të shënuar, duhet të shënoj. Por sigurisht se nuk do të festoja nëse do të shënoja gol, sepse kam shumë respekt për Kosovën. Është ndeshje miqësore dhe me rëndësi është të luaj në këtë ndeshje historike”, tha Shaqiri.
Ja pse Kosova e meriton liberalizimin e vizave – tregon Albin Kurti

Ja pse Kosova e meriton liberalizimin e vizave – tregon Albin Kurti

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se skepticizmi i disa vendeve anëtare që janë shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka bazë. Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend i rajonit, ndërsa ka përmirësim edhe në fusha të tjera. Sipas tij, vetë Bashkimi Evropian, përmes organizmave të tij, është shprehur pro-liberalizimit të vizave. “Korrikun që shkoi ne shënuam katër vite që kur Komisioni Evropian për herë të dytë rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët. BE-ja, si projekt e proces më i rëndësishëm historik të paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, po ashtu është treguar se është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai. Kurti duke rikujtuar kriteret e plotësuara, tha se është shënuar progres edhe në lufti...
Osmani e Konjufca kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO në seminarin e organizuar nga Aleanca

Osmani e Konjufca kërkojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO në seminarin e organizuar nga Aleanca

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Sot gjatë ditës në Prishtinë është duke u mbajtur Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“, i cili do të zgjasë deri më 10 tetor. Në këtë seminar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova është radhitur në krah të shteteve demokratike duke vënë sanksione ndaj Federatës Ruse pas agresionit ushtarak në Ukrainë. Ai tha se vendi ynë është i vendosur për një bashkëpunim më të ngushtë dhe anëtarësim në NATO. Ai po ashtu u shpreh se shqiptarët e Kosovën e dinë se në çfarë po kalon populli ukrainas pasi e kanë përjetuar në lëkurën e tyre pasi janë sulmuar nga Serbia para më shumë se dy dekadash. “Republika e Kosovës natyr...
Motiv i lartë i rekrutëve – FSK-ja drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s

Motiv i lartë i rekrutëve – FSK-ja drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimit bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj po realizojnë ushtrimin fushor 24 orësh. Ata po praktikojnë në terren njohuritë teorike të fituara gjatë fazës së parë të trajnimit, njofton FSK. Gjatë kësaj faze të trajnimit rekrutët po përballën me disiplina ushtarake duke filluar nga rregullat e ushtarit në kujdesin e pajisjeve, ndihmën e parë, fushat e minuara, shënjestrimi, lëvizjet taktike etj. "Motivi i lartë i rekrutëve dhe puna e palodhshme e instruktorëve janë tregues i sigurt i ngritjes së FSK-së drejt krijimit të kapaciteteve me standardet më të larta të vendeve të NATO-s", thuhet në njoftim.
Ambasada me detaje për kosovarët e interesuar: 3 deri 6 muaj punë në Gjermani

Ambasada me detaje për kosovarët e interesuar: 3 deri 6 muaj punë në Gjermani

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ambasada gjermane në Kosovë ka dhënë detaje për një mundësi punësimi në Gjermani. Kjo ambasadë ka ndarë detaje lidhur me këtë. “Bashkohuni me Programin tonë të Internshipit të Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni mbajtës i bursave të gjeneratës 2023. Aplikoni për një praktikë me pagesë tre deri në gjashtë muaj në një kompani lider gjermane në Gjermani duke filluar nga data 3 korrik 2023”, thuhet në njoftim. Sipas ambasadës, thirrja për aplikim është e hapur nga 1 tetori deri më 16 nëntor “Thirrja për aplikim është e hapur nga data 1 tetor deri më 16 nëntor (11:59 pasdite) 2022”. https://m.facebook.com/germany.in.kosovo/posts/427002156241397?
Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

Ministrja për Evropë e Gjermanisë jep një deklaratë të madhe për liberalizimin e vizave të Kosovës

BOTË, KOSOVË, LAJME, OPINIONE, Storiet Kryesore
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit. Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann. Lührmann shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri. Çmimet më të volitshme dhe produktet më kualitative – Emona Center Mitrovicë Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribu...
Bislimi: Kosova aplikon si vend kandidat për BE brenda 2022-ës

Bislimi: Kosova aplikon si vend kandidat për BE brenda 2022-ës

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se ashtu siç ka deklaruar i pari i qeverisë, Albin Kurti, Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat brenda vitit 2022. Bislimi tha se për të aplikuar për statusin e vendit kandidat nuk ka obligime të caktuara që një vend duhet t’i plotësoj. “Shembull Serbia ka aplikuar edhe pa filluar që ta zbatoj marrëveshjen e stabilizim-asocimit, Shqipëria ka aplikuar 2-3 javë pasi e ka marrë marrëveshjen, ndërsa ne që jemi në vitin e gjashtë të zbatimit të dokumenteve strategjike, është vlerësim i përgjithshëm që Kosova sot për nga përmbushja e obligimeve në raport me BE-në ndodhet dukshëm më mirë se të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në momentin që kanë aplikuar”, është shprehur Bislimi, njofton Klankosova.tv. Tutje, ai tha se ësh...
div.meta-author { display:none; }