
Banka Qendrore e Kosovës me njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kanë kredi në bankat e Kosovës
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se parashikimi për rritjen ekonomike në vend aktualisht është rreth 3 për qind, një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021. Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Mehmeti, i cili ndodhet në Uashington për takimet e vjeshtës së Bankës Botërore dhe FMN-së, ia atribuon në masë të madhe pasojave në vend dhe në shkallë globale të agresionit rus në Ukrainë.
“Këtë vit dhe vitin e ardhshëm jemi duke bërë parashikime më të shpeshta, varësisht prej situatës që po krijohet si rezultat i agresionit rus në Ukrainë”, tha ai.
Guvernatori Mehmeti thotë se në këtë kontekst duhet parë edhe inflacioni i lartë që në gusht ishte 13.1 për qind, pasojat negative të të
“Ndryshimet dinamike në nivel global janë...