News That Matters

BOTË

Kurti takon përfaqësuesin norvegjez, e njofton për gatishmërinë e Kosovës për takime e marrëveshje me Serbinë 

Kurti takon përfaqësuesin norvegjez, e njofton për gatishmërinë e Kosovës për takime e marrëveshje me Serbinë 

BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot për një takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, ku mes temave të diskutuara, kanë qenë edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në takim me përfaqësuesin norvegjez, Kurti ka thënë se Kosova ka shprehur vullnetin për takime e marrëveshje duke bërë propozime konkrete, që sipas tij, dëshmon se Kosova është palë konstruktive në dialog.
Benzema para ceremonisë së Topit të Artë: Pres lajme të mira sonte 

Benzema para ceremonisë së Topit të Artë: Pres lajme të mira sonte 

BOTË, LAJME, SPORT
Karim Benzema ka arritur të ceremoninë e Topit të Artë që do të mbahet në Paris dhe që do të fillojë brenda pak minutave. Sulmuesi i Real Madridit është favoriti kryesor për ta fituar, pas një super sezoni me “Los Blancos”, shkruan Gazeta Express. Para fillimit të ceremonisë, Benzema tha se pret lajme të mira sonte/ “I lumtur që jam këtu, është hera ime e parë. Shpresoj që të kem lajme të mira sonte”, u shpreh francezi.
Detajet e ceremonisë së Topit të Artë/ Mësohet orari dhe ndryshimet e këtij viti 

Detajet e ceremonisë së Topit të Artë/ Mësohet orari dhe ndryshimet e këtij viti 

BOTË, LAJME, SPORT
Të gjithë sytë do të përqendrohen sonte në Paris pasi do të shpallen çmimet e Topit të Artë 2022. Këtë vit ka një modifikim në kriteret me France Football që njofton se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo viti kalendarik, përcjell GazetaBlic Sport. Në ceremoninë e 66-të të Topit të Artë do të ndahen shtatë çmime prestigjioze. Në cilën orë do të mbahet ceremonia e çmimit të Topit të Artë 2022? Çmimet dhe ceremonia e “Topit të Artë 2022” zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris të hënën (17 tetor) dhe do të fillojë në orën 20:30. Si mund ta shikoj ceremoninë e çmimit të Topit të Artë 2022 në SHBA? Ceremonia do të jetë e disponueshme për t’u transmetuar drejtpërdrejt falas dhe pa kufizime territori përmes kanalit dhe faqes së interne...
Vuçiqi thotë se Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë  

Vuçiqi thotë se Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë  

BOTË, LAJME, POLITIKË
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të hënën në Beograd se “për aq kohë sa mund të rezistojmë, pa rrezikuar interesat tona më vitale dhe shtetërore, ne do të ndjekim politikën e vendosur në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare” sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. “Kur nuk do të mundemi, ne do t’i drejtohemi njerëzve tanë, qytetarëve dhe do t’iu tregojmë pse nuk mundet. Serbia t’i rezistojë më vendosjes së sanksioneve”, ka thënë Vuçiqi gjatë një ceremonie për shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA). Në këtë kontekst, ai ka thënë se nuk mund të kenë mesazh më të qartë dhe më konkret. “Dhe kur kam thënë se madje edhe ashtu të shtyrë dhe ashtu aq të kërcënuar, ne të ndryshojmë vendimin tonë dhe se duhet të ndryshojmë pol...
BE pritet të vendosë sanksione të reja kundër 15 zyrtarëve iranianë  

BE pritet të vendosë sanksione të reja kundër 15 zyrtarëve iranianë  

BOTË, LAJME
Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgun Evin në Teheran ka arritur në tetë. Rasti, megjithatë, mbetet ende i pasqaruar se si burgu famëkeq, ku mbahen edhe të dënuar politikë, u përfshi nga flakët. Sot, në Luksemburg Bashkimi Evropian po shqyrton vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. Masat e reja nga blloku evropian vijnë si pasojë e shtypjes së protestave që u nxitën nga vdekja e një gruaje 22 vjeçare pasi u arrestua nga policia e moralit të republikës islamike. Irani ndërkaq ka akuzuar perëndimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit. Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian po takohet në Luksemburg ku zhvillimet në Iran janë një nga pikat e diskutimeve.
Lladrovci pret ambasadorin gjerman Rohde e falënderon për përkrahjen në arsim  

Lladrovci pret ambasadorin gjerman Rohde e falënderon për përkrahjen në arsim  

ARSIMI, BOTË, KOSOVË, LAJME, POLITIKË
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, z. Jörn Rohde, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen në arsim. Ai e ka njoftuar me të arriturat dhe sfidat në komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës së Drenasit me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit. Postimi i Lladrovcit në rrjetin social: Sot, me kënaqësi prita, ambasadorin e Gjermanisë në vendin tonë, z. Jörn Rohde. Ambasadorin e njoftova për të arriturat dhe sfidat në komunën e Drenasit, si dhe për bashkëpunimin e shumanshëm të komunës sonë me disa komuna në Gjermani, në fushën e arsimit.  Ambasadori Rohde u interesua po ashtu, lidhur me fabrikën e Ferronikelit si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Drenasit. E falënder...
 “Nuk parandaloi kalimet ilegale”, Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë  

 “Nuk parandaloi kalimet ilegale”, Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë  

BOTË, KOSOVË, LAJME
Shtetasit kubanë, indianë dhe turq që vijnë përmes Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në Bashkimin Evropian janë në rritje, ndaj çështja ka nxitur bisedimet për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor. Këtë kërkesë e ka bërë Republika Çeke. Sipas presidencës çeke të BE-së, duke qenë se Serbia dhe Shqipëria kurrë nuk i përafruan plotësisht listat e tyre për heqjen e vizave jashtë shtetit me BE-në, edhe pse ata gëzojnë udhëtim pa viza në bllok, kjo kontribuon në rritjen e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE, raporton SchengenVisaInfo.com. “Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, në veçanti, hyjnë legalisht (pa viza) me ajër në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë...
Prizreni gjatë 2024-ës lidhet me Tetovën përmes tunelit 6 km

Prizreni gjatë 2024-ës lidhet me Tetovën përmes tunelit 6 km

BOTË, KOSOVË, LAJME, Storiet Kryesore
Ishte ndër më të rëndësishmet nga 11 ujditë në mes të Kosovës e Maqedonisë së Veriut në shtatorin e vitit të kaluar.Për rrugën e re, që lidh Prizrenin me Tetovën, të dy vendet kanë krijuar edhe komisionet shtetërore që bënë fizibilitetin dhe zgjodhën variantin me të përshtatshëm. Segmenti që do të zvogëlojë distancën në 30 kilometra, nis nga Manastirica e Prizrenit dhe ka tunelin 6.4 kilometra.Tash është në proces projektimi i saj për t`i hapur rrugë shpalljes së tenderit për projektin kryesor. Por, për nisjen e ndërtimit që pritet të bëhet më së largu gjatë vitit 2024, nevojitet një marrëveshje e re financiare mes dy vendesh dhe miratimi nga kuvendet e të dyja shteteve.
Liverpool e fiton derbin kundër Cityt

Liverpool e fiton derbin kundër Cityt

BOTË, LAJME, SPORT
Liverpoolit i ka takuar fitorja në derbin e javës së 11-të në Premierligë kundër Manchester Cityt. “Të Kuqtë” triumfuan 1:0 ndaj “Qytetarëve” në stadiumin “Anfield Road”. Mohamed Salah ka realizuar golin e vetëm dhe të fitores për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp. Egjiptiani shënoi në minutën e 76-të të përballjes, duke konkretizuar një rast përballë me portierin Ederson. Me këtë fitore Liverpooli ngritet në pozitën e tetë me 13 pikë, City mbetet i dyti, por tani ka katër pikë më pak se Arsenali lider.
Pas më shumë se 3 dekadash, Microsoft Office ndryshon emrin

Pas më shumë se 3 dekadash, Microsoft Office ndryshon emrin

BOTË, LAJME, Storiet Kryesore
Duket se ka ardhur koha për një riemërtim dhe një ikonë të re për Microsoft Office. “Në muajt e ardhshëm, Office.com, aplikacioni Office për celularët, aplikacioni Office për Windows do të bëhen aplikacioni Microsoft 365, me një ikonë të re, një pamje të re dhe akoma më shumë veçori.” – njoftoi kompania. Emrat e programeve individuale, si Word, Excel dhe PowerPoint, nuk do të ndryshojnë. Microsoft gjithashtu ka siguruar klientët se ndryshimi nuk do të ketë ndikim në llogaritë e tyre dhe se një përditësim i aplikacionit do të ndryshojë automatikisht ikonën dhe emrin. Njoftimi i riemërimit vjen vetëm disa muaj pasi Microsoft mbylli Internet Explorer, pas gati 30 vitesh shërbimi. Paketa e softuerit u prezantua për herë të parë nga Bill Gates në vitin 1988. The Office app is becom...
div.meta-author { display:none; }