
Gjermania kërkon 50 mijë punonjës, ja si të përfitojnë shqiptarët
Ligji i qeverisë gjermane për të marrë punonjës të kualifikuar nga jashtë vendit ka hyre në fuqi, më 1 qershor dhe kjo është e faza e trete e tij.
Juristi, Rafael Todhe, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning albanians” ku shpjegoi më me detaje se si do të aplikojnë shqiptarët për t’u punësuar në Gjermani. Ai tha se procedurat tashmë janë më të lehta e deri në 50 mijë persona do të pranohen.
“Duhet të bëjmë një dallim, janë dy aspakte të mundshme. Është kjo karta e shansave, e cila nuk ka lidhje me ligjin e ballkanit perëndimor. Por edhe me ligjin e Ballkanit Perëndimor ndryshimi qëndronte para se të aplikohej në ambasadë me kontratën e punës dhe të merrej miratimi pas aplikimit, tashmë mund të merret miratimi më parë në Gjermani dhe më pas të bëhet aplikim...