
Këshilli i Prindërve: Greva në arsimin fillor duhet të ndalet me ligj dhe pikë
Këshilli i Prindërve ka kërkuar që greva në arsimin fillor të ndalohet me ligj.
Ky këshill shprehet kundër grevave që dëmtojnë fëmijët.
Këshilli në reagimin e tij thekson se janë po ashtu kundër trajtimin të padrejtë të mësimdhënësve.“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë”.
“Por, gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0qJV1vuDR5WG5o4EVq...