
Pavarësisht studimeve pa pagesë, interesim shumë i ulët për të studiuar në Universitetin e Mitrovicës
Kampusi universitar në Mitrovicë është ndër më të mdhenjtë dhe më modern në Kosovë, por duket se këto investime po shkojnë “poshtë”, pasi s'po ka kush i shfrytëzon.
Objekte të reja për fakultete, laboratore, rektorat, menzë dhe konvikt janë ndërtuar në kuadër të Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini.
Në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” në afatin e parë të konkursit sivjet ishin shpallur 920 vende të lira, por pas disa afateve u regjistruan vetëm rreth 600 studentë.
Ky numër u potencua edhe gjatë pranimit të studentëve të rinj me rastin e fillimit të fillimit vitit akademik.
Përkundër studimeve pa pagesë interesimi për të studiuar në këtë instutucion këtë vit ka qenë i ulët dhe këtu kanë ndikuar faktorë të ndryshëm.
Mungesa e programeve të reja, pa perspekti...