News That Matters

KURIOZITETE

Ushtari i FSK-së që e shpëtoi vogëlushen dy vjeçare në Turqi është Bujar Mangjolli nga Mitrovica

Ushtari i FSK-së që e shpëtoi vogëlushen dy vjeçare në Turqi është Bujar Mangjolli nga Mitrovica

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Tërmeti që ndodhi në Turqi ka shkaktuar një numër të madh të vdekjeve, shkruan “Mitropol”. Përveç vdekjeve aktualisht ka edhe shumë të plagosur e shumë persona vazhdojnë të mbesin nën gërmadha. Aksionet e shpëtimit po vazhdojnë gjersa sot ushtarët e FSK-së shpëtuan një vajzë dy vjeçare. Njëri nga ushtarët që mori pjesë direkt në shpëtimin e dy vjeçares është mitrovicasi Bujar Mangjolli. Ai ishte edhe ushtari që e mbështjelli vajzën dy vjeçare me uniformën e FSK-së që mbante edhe flamurin e Kosovës. Për më shumë ndiqeni videon në linkun: https://fb.watch/izPHAanrAG/?mibextid=UUgoR4
Krenar me djemtë dhe vashat tona: FSK-ja shpëton dyvjeçaren nga rrënojat e tërmetit në Turqi

Krenar me djemtë dhe vashat tona: FSK-ja shpëton dyvjeçaren nga rrënojat e tërmetit në Turqi

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Ekipi i Kërkim-shpëtimit i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur të nxjerrë një 2-vjeçare nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i së hënës në Hatay të Turqisë. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihet krenar me ekipin e FSK-së që arritën të shpëtonin fëmijën. “Në orët e mbrëmjes kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare, dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet tona gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e kollapsuara, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë detektuar persona të gjallë. Krenar me djemtë dhe vashat tona” , ka shkruar Mehaj në Facebook. ...
Barnatorja Qendrore e QKMF-së në Mitrovicë fillon shërbimet edhe në ndërrimin e pasdites

Barnatorja Qendrore e QKMF-së në Mitrovicë fillon shërbimet edhe në ndërrimin e pasdites

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, Drejtoria për Shëndetësi në bashkëpunim me menaxhmentin e QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” kanë vendosur që nga dita e sotme Barnatorja Qendrore e QKMF-së të punojë edhe gjatë ndërrimit të pasdites. Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi ,z.Fahri Shabani, tha se kjo barnatore është furnizuar mirë me barna dhe përfshin të gjithë artikujt e Listës Esenciale të barnave. “Cilësia dhe siguria e barnave të cilat qytetarët mund ti marrin falas është e garantuar dhe në nivel të të gjitha standardeve bashkëkohore medicinale”, është shprehur ndër të tjerash drejtori z.Shabani. / transmeton Mitrovica SOT
Prof. Dr. Muharrem Berisha – Një nga matematikanët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova

Prof. Dr. Muharrem Berisha – Një nga matematikanët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova

ARSIMI, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
"Lindi më 1942 në fshatin Vi­lanc, komuna e Vushtrisë. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, ndër­sa në vitin 1961 kreu Shkollën Nor­male në Prishtinë." - Shkruan Vushtrria.info. Gjatë vitit shko­llor 1961/62 ka punuar mësues në shkollën fillore të Samadrexhës dhe të Maxhunajve të komunës së Vush­trrisë. Në vitin shkollor 1962/63 u re­­gjistrua në studimet e matematikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. U diplomua më 1966. Gjatë vitit shko­llor 1966/67 punoi profesor i lëndës së matematikës në Shkollën e Mesme Teknike të Prishtinës. Në tetor të vitit 1967 ka mbajtur ushtrimet nga Analiza matematike I në Katedën e Matematikës të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Në mars të vitit 1968 zgjidhet asistent në Katedrën e Mate­matikës. Më 1969 u regjistrua në studimet pas...
Lazim Destani: Është më se e nevojshme mbështetja e vëllëzerve tanë në Kosovë

Lazim Destani: Është më se e nevojshme mbështetja e vëllëzerve tanë në Kosovë

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Sipërmarrësi i suksesshëm Lazim Destani, si çdoherë edhe tani është në përkrahjen e popullit shqiptar. Në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar: "Reshjet e mëdha të javës së kaluar në Kosovë lanë pas shumë toka e vendbanime të përmbytura. Është më se e nevojshme mbështetja e popullatës në raste të këtilla fatkeqësishë natyrore. Për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve tanë në Kosovë dje realizuam dërgesën e kontingjentit të ndihmave për zonat e përmbytura, Skënderaj, Mitrovicë dhe Klinë. Uroj sa më shpejt të kthehet normaliteti në këto vendbanime."
Ndihmat e Lazim Destanit udhëtojnë drejt Kosovës

Ndihmat e Lazim Destanit udhëtojnë drejt Kosovës

EKONOMI, KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Faruk Tasholli shkruan: NDIHMAT E LAZIM DESTANIT UDHËTOJNË DREJT KOSOVËS Pas vershimeve në Kosovës ku njí pjesë e popullatës është rrezikuar nga vërshimet ku dëmet janë të mëdha, si zakonisht në këto situata, reagoi edhe z.Lazim Destani, presidenti i gjigantit ekonomik në botë Ecolog. Sot, për në Kosovë një karvan kamionësh me 3000 pako ndihma udhëtoi drejt Mitrovicës, Skënderajt e Klinës, aty ku dëmet janë më të mëdha dhe popullata është e rrezikuar. Ka vite që në këto situata krize kur qenia shqiptare rrezikohet, Lazim Destani dhe bizneset e tij, reagojnë si pas tërmetit në Shqipëri ashtu edhe gjatë kohës së COVID 19. Ndihma e z. Destani është një shpresë për Kosovës edhe kësaj radhe."
Bajram Mjeku: Gjenerali pa epaleta

Bajram Mjeku: Gjenerali pa epaleta

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
"Gjenerali pa epaleta Sekretari i Princ Widit, Heaton Armstrong në librin e tij fort interesant "Princ Vidi: Shqipëria, gjashtë muaj mbretëri", portreton shumë gjëra interesante dhe të panjohura deri së voni, që kur u themelua shteti shqiptar.Duke përshkruar anarkinë në shtetin e sapothemeluar në gjashtë muajt e qeverisjes së princit Wilhelm Wied, sekretari Armstrong thotë se gjatë kësaj kohe të shkurtër e të nderë dhe midis shumë udhëheqësve intrigantë e mediokër shqiptarë, besimin e mbështesnim vetëm tek dy burra; në Isë Boletinin dhe në toger Meleq Frashërin.Armstrong thotë se Isa Boletini qëndronte në vijën e parë së bashku me luftëtarit e tij dhe të vetmet fjalë që nxirrte nga goja ishin "Po" dhe "Jo", derisa qëndronte i heshtur dhe nuk nxirrte asnjë fjalë tjetër! P. S. Kjo...
Krasniqi dhe Hamza takojnë qytetarët e prekur nga vërshimet

Krasniqi dhe Hamza takojnë qytetarët e prekur nga vërshimet

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i PDK-së Krasniqi në një postin në facebook ka shkruar: Së bashku me Kryetarin Bedri Hamza, sot në Mitrovicë takuam shumë qytetarë të prekur nga vërshimet e djeshme. Edhe në këtë komunë dëmet materiale janë shumë të mëdha. Ringritja e infrastrukturës publike dhe kompensimi i të gjitha dëmeve që qytetarët kanë pësuar, kërkojnë reagimin urgjent të Qeverisë së Kosovës. Dërgimi i ekipeve emergjente për të sanuar gjendjen, mbështetja e qytetarëve me asistencë shëndetësore, pako ushqimore, strehim dhe rikuperimi i dëmeve materiale duhet të bëhet shpejtë dhe pa humbur kohë. Në këto ditë të vështira për të gjithë Kosovën, asnjë qytetar i vendit nuk duhet të lihet i vetëm dhe pa mbështetjen e shtetit! ...
Qeveria: Situata po stabilizohet në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë dhe Istog

Qeveria: Situata po stabilizohet në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë dhe Istog

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Pas vërshimeve të ujit nëpër disa komuna të Kosovës, Qeveria e Kosovës ka dalë me një njoftim në lidhje me situatën në vend. Sipas qeverisë, aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Klinën. “Aktualisht situata po shkon drejt stabilizimit në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj. Në Mitrovicë dhe Skenderaj janë dërguar dhe kanë arritur gjashtë ekipe shtesë të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave konkretisht nga tri ekipe shtesë për këto dy komuna”. “Situata mbetet më e vështirë në Klinë, ku po dërgojmë përforcime shtesë me zjarrfikës nga komunat përreth”. “Qeveria e Republikës së Kosovës është mobilizuar me të gjitha kapacitetet e saj, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me Policinë e Kosovës dhe ...
Uji për pije, IKSHPK me njoftim për të gjitha rajonet e vendit

Uji për pije, IKSHPK me njoftim për të gjitha rajonet e vendit

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet. IKSHPK rekomandon konsumatorët që shfrytëzojnë këto rrjete shpërndarëse të ujit nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës që para përdorimit ta vlojnë ujin, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse. Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK për të gjitha kompanitë rajonale të ujësjellësit: Situata aktuale me ujë të pijes në vendbanimet e vërshuara: Ekipet e Institutit Kombëtar kanë ngritur vigjilencën dhe monitorimin e ujit për pije. Janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në disa burime dhe si pasojë ka vështirësi në...
div.meta-author { display:none; }