
Kjo është shkolla e parë shqipe në Kosovë
Kur flasim për fillet e arsimit shqip, na kujtohet mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë që u hap në vitin 1887. Por, studiues vendorë e të huaj flasin për një shkollë shqipe më të hershme, që daton qysh prej shekullit XVI në Kosovë.
Bëhet fjalë për Kolegjin e Shën Llukës, që u themelua në vitin 1584 në fshatin Stubëll të Vitisë.
Studiuesi Sarë Gjergji, thotë se ky kolegj u themelua si nismë e Vatikanit, i cili në vitin 1896, u bart në një objekt tjetër, që sot shërben si famulli dhe njëherësh si muze i shkollës dhe njihet si shkolla e Dom Mikelit.
“Shkolla e Korçës nuk është shkolla e parë shqipe në Shqipëri dhe dita e mësuesit nuk është 7 marsi. Do të duhej së paku, meqenëse jemi shtet, do të duhej ta ndryshonim këtë çështje. Ne kemi data brenda këtyre kopertinave, brenda këtij l...