
Sunny Hill Festival, edicioni i radhës në gusht 2024
Festivali Sunny Hill ka sjellë mijëra fansa të muzikës nga vende të ndryshme të botës në Prishtinë.
Festivali më i madh në vendin tonë ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, duke u bërë sensacion i mediave ndërkombëtare dhe shfaqjes në ballinat e mediave më të mëdha botërore për çdo edicion.
Së fundmi, Sunny Hill është listuar si njëri ndër pesë festivalet më të mira të cilat nuk duhet humbur në Evropë.
Në instagram kanë shkruar:
“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë. Përjetimet e paharrueshme që i s...