News That Matters

KURIOZITETE

Politikani serb: Vuçiq është duke u rrokullisur

Politikani serb: Vuçiq është duke u rrokullisur

KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, POLITIKË, Storiet Kryesore
Kryetari i Partisë Demokratike (DS), Zoran Lutovac, tha se duke folur për zgjedhjet, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e largon vëmendjen nga përgjegjësia e progresistëve për dhunën në shoqëri. +355695599916 Lutovac i tha agjencisë Beta se presidenti Vuçiq është duke u “rrokullisur” dhe duke u përpjekur të largojë vëmendjen nga ngjarjet tragjike në Baçka Pallanka, kur një gjysh dhe nip u vranë për shkak të neglizhencës së autoriteteve. “Vuçiq po ofron zgjedhje të rreme në të cilat pa lirinë e mediave dhe me shantazh, presion dhe vjedhje votash, gjoja do të qetësoheshin tensionet politike dhe të gjitha tensionet dhe dhuna në shoqëri. Vuçiq, në vend që të diskutojë për tragjedinë në Baçka Pallankë, po merret me zgjedhjet”, tha kryetari i DS-së. Ai bëri të ditur se presi...
Si t’i dallojmë monedhat false?

Si t’i dallojmë monedhat false?

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Njerëzve u kërkohet të vetëdijshëm për monedhat false në qarkullim. Fallcot kanë këto karakteristika: Janë me detaje të imazhit me cilëi më të dobët. Kanë unazë dhe/ose bërthamë me ngjyra të ndryshme. Mungojnë shkronjat e skajeve. Kanë drejtshkrim të gabuar ose font të tjetër. Janë me madhësi të ndryshme. Kanë një trashësi ose diametër të ndryshëm. Kanë unazën ose bërthamën me madhësi të ndryshme. Dallojnë nga pesha. Ndonjëherë shumë vështirë dallohen. Ju gjithashtu mund të testoni një monedhë është të falsifikuar duke e përkulur ose duke e afruar me një magnet.  Një monedhë e vërtetë 2 € duhet të jetë pak magnetike, por në gjendje të shkundë magnetin me lehtësi. /Radio Ylberi ...
Nga po vinë paratë fallco dhe sa është dënimi për prodhuesit dhe përdoruesit

Nga po vinë paratë fallco dhe sa është dënimi për prodhuesit dhe përdoruesit

EKONOMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla. “Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti. “E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja e saj, Fjolla Vukshinaj, e cila po ashtu ka hasur në para false. Praninë e parave false e konfirmojnë edhe aksionet e policisë së Kosovës për konfiskimin e tyre dhe...
Një pacient largohet nga qendra rehabilituese në Shtime, vjedh një makinë dhe bën ndeshje në Podujevë (VIDEO)

Një pacient largohet nga qendra rehabilituese në Shtime, vjedh një makinë dhe bën ndeshje në Podujevë (VIDEO)

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Një pacient ka arritur të ikë nga Qendra Rehabilituese e të Sëmurëve Psikiatrikë në Shtime. Pas daljes nga aty, ai nuk eci këmbë meqë në parkingun më të afërt e vodhi një veturë me të cilën doli jashtë qytetit, raporton Klan Kosova. Megjithatë, jo gjithçka i shkoi sipas planifikimit, pasi 49 vjeçari i diagnostikuar me skizofreni, humbi drejtimin e veturës dhe u aksidentua në Podujevë. Për pacientin që bën pjesë edhe në grupin e narkomanëve, tashti po bëhet një trajtim më i veçantë, derisa është e vështirë të shpjegohet se si i njëjti arrin ta kryejë këtë vepër goxha shpesh. B.A. që po qëndron në këtë institucion tash e tri vjet, është i njohur për organet e rendit, meqë i ka të regjistruara 4 raste të ngjashme. Haxhi Behluli, Komandant i Policisë në Shtime...
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton tre policët e kidnapuar nga Serbia me datë 14 qershor

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton tre policët e kidnapuar nga Serbia me datë 14 qershor

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Sot, më 29.06.2023, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorin e Departamentit të Kufirit z. Ragip Bunjaku, vizituan tre policët e PK-së, të cilët ishin të kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor. Drejtori Hoxha u shpreh se ndihet i gëzuar që tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë liruar. Ata janë mirë dhe iu kthyen familjes së tyre, kolegëve e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai shprehu mirënjohjen dhe i inkurajoi ata për qëndresën dhe besimin e treguar, si dhe falënderoi ata për punën dhe angazhimet e tyre në kryerjen e detyrave policore me theks të veçantë luftën kundër kontrabandës e krimeve ndër-kufitare. Fam...
Sa persona kanë armë me leje në Kosovë?

Sa persona kanë armë me leje në Kosovë?

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Që nga paslufta një numër i madh i armëve pa leje kanë qarkulluar në Kosovë. Numri i tyre llogaritet të jetë diku tek 250 mijëshi. E raste të shumta të vrasjeve e plagosjeve janë kryer nga këto armë. Por, ka edhe nga ata që persona që kanë zgjedhur që të legalizojnë armët e tyre. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme të dërguar për Klankosova.tv janë 41 mijë e 684 persona./ Klankosova.tv
Nga nesër paralajmërohen reshje të shiut, mund të ketë edhe përmbytje të shpejta

Nga nesër paralajmërohen reshje të shiut, mund të ketë edhe përmbytje të shpejta

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ditën e mërkurë mbetet edhe më tutje mot jostabil, me mot të ndryshueshëm. Do të ketë edhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima nëpër pjesë të vendit. Temperaturat minimale zbresin në 11C e 14C, ndërsa ajo maksmiale shkon deri në 23C e 25C. Nga dita e enjte po pritet të kemi mot më tipik vjeshtor, të dominuar më shumë nga vransira, sidomos përgjatë fundjavës, dhe me të reshura më të vazhdueshme shiu, herë herë madje edhe më intenzive, duke rritur rrezikun për vërshime apo edhe përmbytje të shpejta, njofton Prishtina Weather. Temperatura maksimale gradualisht në rënie deri në 17C e 16C gjatë fundjave.
Mbi 5 vjet burgim e 14 vjet dëbim nga shteti – Zvicra dënon kosovarin për hedhjen e bankomatit në erë

Mbi 5 vjet burgim e 14 vjet dëbim nga shteti – Zvicra dënon kosovarin për hedhjen e bankomatit në erë

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Ndonëse është shkaktuar një dëm pronësie që arrinte në rreth 70 mijë franga, autorët janë larguar pa marrë asgjë. Gjykata e Qarkut Bülach ka dënuar një burrë 47-vjeçar për hedhjen në erë të një bankomati, delikt që ai e kishte kryer në Dietlikon në gusht të vitit 2021. Kosovari është dënuar me burg për 5 vjet e 4 muaj. Pas dënimit me burg, ai do të dëbohet nga Zvicra për 14 vjet. Gjykata e ka konsideruar si të provuar se 47-vjeçari ishte i përfshirë në shpërthimin e ATM-së më 31 gusht 2021 në një qendër tregtare në Dietlikon, është shprehur kryetari i trupit gjykues të martën, kur është marrë  vendimi. Nuk dihet se kush ishte bashkëpunëtori i tij në atë rast. Megjithatë, një person i dytë është parë në pamjet e kamerave të vëzhgimit. Më 31 gusht 2021, autorët hynë n...
Në dy javët e ardhshme rrezik nga vërshimet

Në dy javët e ardhshme rrezik nga vërshimet

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
As në dy javët e ardhshme nuk pritet të ketë stabilizim të motit.Sipas “Mendimi për motin”, në pjesën e dytë të javës së ardhshme mund të ketë të reshura më të dendura, që rrisin rrezikun nga vërshime të rrjedhave lumore apo përmbytjeve të shpejta. Temperaturat do të luhaten ndërmjet 19C e 23C, e në javën pas 19 qershorit përreth 25C. “Edhe në trendet e fundit për dy javët e ardhshme nuk shihet periudhë stabile e motit.  Të reshura më të dendura mund të ketë në pjesën e dytë të javës vijuese, që edhe rritë rrezikun nga vërshime të rrjedhave lumore apo përmbytjeve të shpejta.  Temperaturat luhaten ndërmjet 19C e 23C, e në javën pas 19 qershorit përreth 25C”, thuhet në njoftim.
Shpërthimet që u dëgjuan në veri, mjete piroteknike të maturantëve

Shpërthimet që u dëgjuan në veri, mjete piroteknike të maturantëve

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Sot gjatë ditës janë dëgjuar krisma në veri të Mitrovicës, gjë që ka ngritur shqetësime te banorët për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit. Klan Kosova e ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informata rreth këtyre krismave dhe ka mësuar se ato janë shkaktuar nga mjetet piroteknike të hedhura nga maturantët. “Referuar informacioneve të deritanishme nga terreni, ju informojmë se në Mitrovicë Veri ka pasur mbrëmje të maturës, ku gjatë festimit janë hedhur mjete piroteknike”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
div.meta-author { display:none; }