
Të bashkuar për një botë pa Glaukomë
Organizohet aktiviteti që ndërlidhet me sensibilizimin dhe kujdesin e sëmundjes së glaukomës.
Këta janë mjekët specialistë të Oftalmologjisë në udhëheqjen e këtij aktiviteti.
Organizimi i aktivitetit ndërlidhet me javën botërore të glaukomës, e cila shënohet me 10-16 Mars. Qëllimi i aktivitetit është sensibilizimi, informimi rreth rrezikut të sëmundjes si dhe kontrollit të glaukomës.
Organizimi i kësaj kampanje është për herë të parë në vendin tonë.
Kampanja e sivjetme është me moton “Të bashkuar për një botë pa glaukomë”. Arsyeja e shënimit të kësaj kampanje në tërë botën, edhe në Kosovë, është thirrje për aksion për të gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin qasjen ndaj pacientëve m...