
Sëmundja e rrallë prek një grua, s’mund të dëgjojë vetëm zërin e burrave
11/03/2022 17:03
Një grua ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë të humbjes së dëgjimit. Siç shkruan “Daily Mail”, ajo s’mund t’i dëgjojë vetëm zërat e burrave dhe dëgjon vetëm gratë, transmeton Express.
Pacientja e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Chen, kur ishte zgjuar nga gjumi e kishte parë që s’po mund ta dëgjojë të dashurin e saj.
Chen nga qyteti i Xiamenit në bregun lindor të Kinës, më shumë se 700 kilometra larg Hong Kongu, pas një problemi të tillë kishte shkuar drejt e në spital.
Sipas raportimeve të mediave lokale, cituar nga Daily Mail në një raportim të mëhershëm, mjekët ishin përpjekur të kuptonin simptomat e çuditshme të cilat s’përngjanin me asnjë formë të zakonshme të humbjes së dëgjimit.
Një specialist e ka diagnostikuar atë me humbje dëgjimi për fre...