
Romanca më e re! Johnny Depp dhe avokatja e tij, ja si e priti Amber Heard!
Ylli hollivudian Johnny Depp është në një lidhje me avokaten e tij e cila quhet Joelle Rich.
TMZ’ ka konfirmuar se ata janë vërtet bashkë. Pas lajmit të romancës së re të aktorit thuhet se aktores 36-vjeçare Amber Heard, njëkohësisht ish-bashkëshortes së Depp nuk i intereson. Një burim i afërt me Heard për “Entertainment Tonight” tha se:
“Amber nuk po i kushton vëmendje Johnny-t apo jetës së tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë do të takohet dhe thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e saj”.
Ndërkaq, Joelle Rich dhe Depp nuk e kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre. Kujtojmë që avokatja ishte gati për të ofruar mbështetje gjatë rastit të tij kundër Heard në fillim të këtij viti. Gjatë gjyqit Joelle bëri të paktën dy paraqitje gjatë gjyqit 6-javor. Top Albania Radio ...