News That Matters

KURIOZITETE

Në zonën 40 voziti 129 km/h, shoferit i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

Në zonën 40 voziti 129 km/h, shoferit i hiqet patentë-shoferi për gjashtë muaj

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME
Policia e ka gjobitur një vozitës me heqjen e patentë-shoferit për gjashtë muaj, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. 21 vjeçari, L.C kishte vozitur 129 km/h në zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 40 km/h. Ai u dënua edhe me 300 euro dhe me heqjen e tre pikëve të patentë-shoferi. Rasti ka ndodhur në fshatin Bibaj të Ferizajt. “Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:00 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h”. “Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.C (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligj...
Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

Jasharaj: Nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë

ARSIMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Qeveria e Kosovës nuk i ka procesuar pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës së SBASHK-ut. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj tha për Telegrafin se nëse nuk procedohen pagat deri më 5 tetor, mund të kthehemi sërish në grevë. Ndërkaq, veprimin e Qeverisë e ka quajtur “thikë pas shpine”. “Ne e cilësuam këtë gjë si thikë pas shpine të Qeverisë Kurti, teksa e menduam se Qeveria do të ketë mesazh pozitiv për fillimin e vitit shkollor, ata bënë edhe një shkelje të ligjeve. Kjo pasi ua ndaloi pagat tash për tash punëtorëve të arsimit të cilët ishin në grevë por jo edhe për shërbyesit civil, të cilët ishin bashkë me ne në grevë në kuadër të BSPK-së. Gjersa nesër është 5 tetori, Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, kjo ë...
Ndriçohet Sahat Kulla në Prishtinë

Ndriçohet Sahat Kulla në Prishtinë

KURIOZITETE, LAJME
Objekti i Sahat Kullës në Prishtinë është ndriçuar, pasi ai i është nënshtruar një restaurimi disa mujor. Tani, dritat në këtë objekt do të jenë të shumëngjyrëshe. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, mbrëmjen e 3 tetorit, ndezi dritat në Sahat Kullë, që është një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore të kryeqytetit të Kosovës. Sahat Kulla është ndërtuar në shekullin e 19-të dhe ndërhyrjet e fundit janë bërë me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së.
Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

Inflacioni në Turqi, më i larti në 24 vjetët e fundit

BOTË, EKONOMI, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Inflacioni vjetor në Turqi ka arritur në 83.5 për qind, shkalla më e lartë në 24 vjetët e fundit.Kjo situatë ka goditur konsumatorët që veçse po përballen me çmime të larta të energjisë dhe produkteve ushqimore. Instituti turk i Statistikave ka thënë se çmimet për konsumatorët janë rritur për 3.08 për qind për dallim nga muaji i kaluar.Ekspertët besojnë se inflacioni është më i lartë sesa që paraqitet në statistikat zyrtare. Grupi i pavarur për Kërkime rreth Inflacionit ka thënë të hënën se inflacioni në Turqi ka shkuar në 186.27 për qind.Banka Qendrore e Turqisë ka zvogëluar edhe një herë normën e interesit, pavarësisht rritjes së çmimeve. Lira turke ka humbur më shumë se 50 për qind të vlerës që ka kundrejt dollarit amerikan prej kur Banka Qendrore e Turqisë ka nisur t’i ulë no...
Shpallen linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2022 

Shpallen linjat ajrore më të mira në botë për vitin 2022 

KURIOZITETE
Industria e aviacionit është përballur me kriza të vazhdueshme që nga fillimi i pandemisë e deri në ditët e sotme, ku në shumë aeroporte janë raportuar situata kaotike si pasojë e mungesës së stafit. Megjithatë, cilat ia kanë dalë të ruajnë standardet dhe të vlerësohen si linjat ajrore më të mira në botë për këtë vit? Skytrax, një platformë e vlerësimit dhe renditjes së linjave ajrore dhe aeroporteve, kreu më shumë se 14 milionë sondazhe të klientëve në më shumë se 100 vende nga shtatori 2021 deri në gusht 2022 për të zbuluar linjën ajrore aktuale të preferuar në botë. Fituesi i këtij viti nuk është një emër i panjohur. Qatar Airways ka fituar çmimin kryesor gjithsej shtatë herë që nga prezantimi i çmimeve në vitin 1999. Drejtori ekzekutiv i grupit të Qatar Airways, Akbar Al Bake...
Loja më e famshme në botë, tani me edicionin shtetëror, MONOPOLY KOSOVA!

Loja më e famshme në botë, tani me edicionin shtetëror, MONOPOLY KOSOVA!

KURIOZITETE, LAJME
Loja më e famshme në botë, tani me edicionin shtetëror, MONOPOLY KOSOVA! Lojtarët mund të kënaqen duke luajtur me pamjet më piktoreske që Kosova i ofron, nga Mitrovica te Newborn-i në Prishtinë: të gjitha mund i keni! Fillojeni aventurën me një udhëtim në Pejë për të vizituar Grykën e Rugovës, duke e vazhduar me një ngjitje në Malet e Sharrit. Eksploroni Prizrenin historik ndërsa kur ju mungon natyra, vizitoni Liqenatin për të përjetuar bukuritë që i ofron. Në këtë edicion special, ju mund të investoni në kompanitë më të mëdha dhe në këtë mënyrë të rrisni profitin tuaj! Hapni letrat e Shansit dhe Arkës së Komunitetit për shpërblime dhe dënime të papritshme. Bëhuni gati të hidhni zaret dhe të ndërtoni perandorinë tuaj të Kosovës! ...
Vlerat ushqyese të Kosit

Vlerat ushqyese të Kosit

KURIOZITETE, LAJME
Çfarë është e shijshme, e lehtë dhe ka shumë vlera ushqyese? Kosi! Përfitimet shëndetësore të kosit përfshijnë përmirësimin e ngjyrës së fytyrës, ushqyerjen e flokëve, parandalimin e hipertensionit, rregullimin e niveleve të kolesterolit, ndihmën në tretje, uljen e rrezikut të kancerit kolorektal dhe diabetit mellitus, sigurimin e omega-3 për vegjetarianët, ndihmon në parandalimin e infeksioneve të majave, forcimin e sistemit imunitar, humbjen në peshë, nxitjen e disponimit më të mirë dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kockave. Përmirëson ngjyrën e fytyrës Ka përfitime të panumërta për të ofruar, duke përfshirë bukurinë dhe kujdesin e lëkurës. Nëse fytyra juaj është normale në të thatë, mbajeni atë mire të hidratuar duke bërë një maskë fytyre me kos, të paktën një herë në ja...
Nesër publikohet Revista Nr. 3 ORFEU

Nesër publikohet Revista Nr. 3 ORFEU

KURIOZITETE, LAJME
Nesër publikohet Revista Nr. 3 ORFEU, në webfaqen orfeu.alNë këtë numër janë të përfshira punimet e krijuesve nga e gjithë hapësira shqiptare dhe mërgata: Rami Kamberi, Safet Hyseni, Bedri Tahiri, Lan Qyqalla, Jahja Lluka, Bukra Kastrati, Merxhan Avdyli, Bujana Xhindolli, Sejdi Berisha, Ismail Ismaili, Ildije Xhemali, Ismail Syla, Sadik Bicaj, Syhejl Havolli, Maxhun Osmanaj, Mirlinda Latifi, Valbona Kolaveri, Ilaz Ramajli, Nikollë Loka, Linda Shaqiri, Fatmir Minguli… Lexim të këndshëm.
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës

Ja sa orë duhet të flini sipas moshës

KURIOZITETE
“7 deri në 8 orë janë të mjaftueshme për gjumë”. Shpesh e keni dëgjuar këtë fjali, por jo gjithmonë këto orë janë të mjaftueshme. Nuk ka asgjë më të mirë se të shkosh në shtrat pas një ditë të gjatë e të vështirë pune. Gjumi i rehatshëm është shumë i rëndësishëm për pushimin e trupit. Por ja sa duhet të flini sipas moshës që keni: 0-3 muaj: 14-17 orë 4-11 muaj: 12-15 orë 1-2 vjet: 11-14 orë 3-5 vjet: 10-13 orë 6-13 vjet: 9-11 orë 14-17 vjet: 8-10 orë 18-25 vjet: 7-9 orë 26-64 vjet: 7-9 orë 65+ vjet: 7-8 orë.
Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

Çfarë po ju “thotë” dhimbja e kokës?

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, SHQIPËRI
Nuk mund të përqendroheni gjatë detyrave të përditshme dhe dhimbja e kokës nuk po ndalon? Më poshtë një shpjegim i shkurtër se çfarë na tregon vendndodhja e dhimbjes së kokës. Në majën e kokës Dhimbjet e kokës që ndodhin në pjesën e sipërme të kokës janë zakonisht rezultat i tensionit dhe janë më të zakonshmet. Të shoqëruara nga një shtrëngim ose presion i vazhdueshëm rreth kokës, ato mund të shkaktohen nga ndryshimi i dietës, problemeve me gjumin, aktiviteti ose stresi. Në pjesën e pasme të kokës Shkaktohen gjithashtu nga tensioni, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar spazma të muskujve të qafës ose kurrizit, por mund të jenë edhe si pasojë e qëndrimit të keq. Në njërën anë të kokës Dhimbja në anën e kokës është një tregues i migrenës. Migrena shkaktohet nga hormonet, d...
div.meta-author { display:none; }