News That Matters

KURIOZITETE

E rrallë: 54-vjeçarja në klasën e 8-të, ndërron tre autobusë nga Ferizaji për të shkuar në mësim

E rrallë: 54-vjeçarja në klasën e 8-të, ndërron tre autobusë nga Ferizaji për të shkuar në mësim

ARSIMI, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME
Ndërprerja e shkollimit mund të ndodhë për shumë arsye. Shkaku i kësaj, në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet organizohet mësim intensiv për ata që e kanë ndërprerë mësimin. Megjithatë, kjo nuk duket të jetë problem për Xhevrije Sejdiun, nga Fshati i Vjetër i Ferizajt. Ajo ndërron tre autobusë, për të arritur në mësim. Në një deklarim dhënë për Tëvë1, Sejdiu shpalosi momentet e para të fillimit të mësimit. Tutje, 54-vjeçarja e pranoi faktin se fillimisht ishte e stresuar, por me të parë, tani e përcjell shkollimin, për t’ia arritur qëllimit. “Kam dëgjuar për shkollën, sepse e kam pasur atje një grua dhe ajo më ka thënë që shko se ishin arsimtarët shumë të mirë. Një herë, në fillim është kanë stres, qysh po më pranojnë shokët e shoqet, por e kam pa që ...
GËZUAR NËNTORËT E LAVDISË SONË KOMBËTARE

GËZUAR NËNTORËT E LAVDISË SONË KOMBËTARE

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Rikujtesë historike GËZUAR NËNTORËT E LAVDISË SONË KOMBËTARE Një datë, një emër, shumë historiTre Nëntorët: Kruja! Vlora! Prekazi!Dhe, Nëntorët shkojnë e vijnë.Kalojnë ditët…stinët…motet.Dhe, njerëzimi mplaket, venitet, harrohet.Shqiptarët, jo. Ata veç ripërtërihen, si Anteu kur prekte tokën. Ata, që nga paganizmi, kanë festa e festa. Por, një muaj e kanë të shenjtë, Nëntorin e lavdisë. Aty, në një ditë e në një orë, puqen toka e qielli, përzihen gjaku e djersa, mishërohen e djeshmja dhe e sotmja.Dhe, e gjithë kjo, sepse në të ngjau madhështia, ngjau mrekullia, ngjau ngjizja e së mbarës, pra lindi dita e bardhë- L i r i a!Një datë, një emër, shumë histori28 Nëntori!Vetë Hyji zbriti nga qielli. Toka u ndez zjarr. Yjet morën shkëlqimin e përjetshëm. Edhe lulet mblodhën gjithë nektarin...
Si u shndërrua çështja e targave në problem madhor në mes të Kosovës e Serbisë?

Si u shndërrua çështja e targave në problem madhor në mes të Kosovës e Serbisë?

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Prishtinë, 29 qershor 2022 – Kjo është data kur Qeveria e Kosovës mbajti mbledhjen e 85-të të saj dhe mori një vendim që do t’i rikthente tensionet me shtetin serb. Të gjitha automjetet e pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, do t’u mundësohej regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Ky vendim do të fillonte më 1 gusht dhe do të zgjaste deri më 30 shtator. ” Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhet në vendimin e Qeverisë, shkruan Periskopi. Një ditë para se ky vendim të hynte në fuqi, serbët lokalë në veri të Kosovës ...
Ka përfunduar ndeshja në mes të Katarit dhe Ekuadorit – është mposhtur nikoqiri i Botërorit

Ka përfunduar ndeshja në mes të Katarit dhe Ekuadorit – është mposhtur nikoqiri i Botërorit

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, SPORT, Storiet Kryesore
Kampionati Botëror 2022 ka nisur me humbje të nikoqirëve, Katarit. Kombëtarja e Katarit e ka nisur me humbje rrugëtimin e saj si nikoqire e Kupës së Botës, duke u mposhtur 0:2 nga kombëtarja e Ekuadorit. Ekuadori ishte skuadër dominuese nga minuta e parë e takimit, duke mos i dhënë asnjë mundësi nikoqirëve. Enner Valencia ishte njeriu i ndeshjes, me dy gola të shënuara. Fillimisht, Valencia shënoi nga penalltia në minutën e 16′ për 0:1, kurse në minutën e 31′ ai shënoi për 0:2. Me këtë fitore, Ekuadori shkon në kuotën e tri pikëve dhe e nis mbarë rrugëtimin në Botërorin 2022. Katari duhet të pres më shumë për të gëzuar tifozët nikoqirë. Të dyja kombëtaret luajnë në Grupin A të Kupës së Botës.
Projektligji për Paga i dërgohet Qeverisë, së shpejti pritet të dalë në votim

Projektligji për Paga i dërgohet Qeverisë, së shpejti pritet të dalë në votim

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Derisa përfaqësuesit e punonjësve të sektorit publik kanë dhënë paralajmërime për grevë, nga Qeveria e Kosovës pohojnë se janë duke punuar që ligji i pagave së shpejti të dalë në votim. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se projektligji në fjalë ndodhet në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në këtë ministri, ku më pas thuhet se do të përcjellët për vlerësim të ndikimit buxhetor në Ministrinë e Financave. Nora Fetoshi, Zëdhënëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme konfirmoi për Expose përmes postës elektronike se projektligji tashmë është dërguar tek Zyra e Kryeministrit. “Konsultimi publik i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik ka përfunduar me datë 6 dhjetor 2022. Projektligji për Pagat është në fazë të vlerësimit të ndikimit financiar në MPB dhe më ...
Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm në Mitrovicë

Reshjet e mëdha të shiut ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm në Mitrovicë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHËNDETËSI, Storiet Kryesore
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton se për shkak të reshjeve të mëdha të shiut ka ndërprerë furnizimin e rregullt më ujë të pijshëm në disa pjesë të qytetit.Sipas kompanisë, është ndërprerë prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit dhe Balincit. “Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnizimi me ujë të pijes”, njofton KRU “Mitrovica”.“Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizimit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, përfundon kompania. https://www.facebook.com/100057472268336/posts/pfbid02VSNSC3kn4b1M8KcmmwjSSqqmazmyfRqxVco2sNFtWaiBVRB4Zz8kHrTg7tr7F7Al/? ...
Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”

Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”

BOTË, KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, OPINIONE, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Lazim Destani për Konferencën Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë me 19 Nëntor, 2022 - Bern, Zvicër : Konferencë Shkencore me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Lidhjes Shqiptare në Botë - tema: “Sfidat e Botës Shqiptare në Mileniumin e Ri”  Lazim Destani Komunikatë nga këndvështrimi ekonomik;  Sfidat ekonomike dhe investuese në funksion të Bashkimit Ekonomik Shqiptar I nderuar Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, z. Nazmi Jakurti, I nderuar Kryetar i Këshillimores ABSM, z. Skender Nikoliqi, Të nderuar pjesëmarrës, Duke ju falënderuar për ftesën si dhe për mundësinë e referimit tim, Ju përgëzoj për organizimin e këtij Forumi, pikërisht t...
Sot shqyrtimi i parë i Buxhetit 2023 – si do të ndahet shuma prej 3.2 miliardë eurove?

Sot shqyrtimi i parë i Buxhetit 2023 – si do të ndahet shuma prej 3.2 miliardë eurove?

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHPALLJE, Storiet Kryesore
Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për t’i shqyrtuar disa pika të rëndit të ditës, ku ndër to, më e rëndësishmja është shqyrtimi i parë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës 2023. Në fund të muajit tetor, Qeveria Kurti miratoi projektligjin e buxhetit për vitin e ardhshëm, më ç’rast u bë e ditur se shuma totale do të jetë 3.2 miliardë euro. Si do të ndahet ky buxhet?Shuma prej 296 milionë eurosh – e cila është më e larta e ndarë për një dikaster – i dedikohet shëndetësisë në nivel qendror dhe lokal, shkruan Klan Kosova. “60 milionë euro janë për barna esenciale për t’u siguruar që spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare janë mirë të furnizuara për të ofruar shërbime ndaj qytetarëve. Për këtë po ashtu do të shtohen edhe 400 pozita: 100 në nivel qendror ...
Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit-Shqyrtimi i paraburgimit shtyhet deri me 19 dhjetor

Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit-Shqyrtimi i paraburgimit shtyhet deri me 19 dhjetor

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, Storiet Kryesore
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit të marrë ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Hashim Thaçit deri më 19 dhjetor. Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Thaçi heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 15 nëntor 2022, shkresë e cila është dorëzuar nga mbrojtja. Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar një ndryshim të afatit kohor në mënyrë që të jepte një përgjigje ndaj parashtresave për paraburgim pasi të zgjidhej një çështje dhe pasi të bëhet shqyrtimi i ndonjë zbulimi pasues të provave. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbë...
Ministria e Punëve të Brendshme informon në lidhje me vonesat për pajisje me dokumente personale

Ministria e Punëve të Brendshme informon në lidhje me vonesat për pajisje me dokumente personale

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Zyra për Komunikim Publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot në një komunikatë për media na ka informuar në lidhje me vonesat me pajisje me dokumente personale. Njoftimi i plotë: Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët se referuar situatës së krijuar me vonesat e pajisjeve me dokumente personale, kryesisht mungesën e pasaportave, Agjencioni për Regjistrimin Civil në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme është duke i menaxhuar me kujdes të shtuar sasitë në dispozicion. Kjo po bëhet përmes analizimit të rasteve të arsyetuara dhe dëshmuara me dokumentacion mbështetës duke i trajtuar si prioritet të lartë kategoritë shëndetësore, studentët, mërgatën dhe përfaqësimin shtetëror. Momentalisht po përballemi me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të doku...
div.meta-author { display:none; }