News That Matters

KURIOZITETE

Kompania e famshme zvicerane “Franck Muller” prodhon orë me portretin e Skënderbeut

Kompania e famshme zvicerane “Franck Muller” prodhon orë me portretin e Skënderbeut

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Kompania zvicerane e orëve, “Franck Muller” ka nxjerrë në shitje një model të orëve. Kësaj radhe prodhuesi ia ka dedikuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në qendër të orës figuron portreti i Skënderbeut me ngjyrë të arit gjersa në prapavijë është vendosur shqiponja kuqezi. “Senatus”, e përshkroi Skënderbeun si heroi kombëtar shqiptar për rezistencën ndaj Perandorisë Osmane. Ndryshe, ky model është prodhuar vetëm 25 copë prej çelikut inox dhe 50 copë prej titanit të zi gjersa nuk dihet ende çmimi i saj.
KUJDES!

KUJDES!

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Bojkotimi i një pjese të shoqërisë që ka filluar fuqishëm t'u bëhet produkteve të ndyta, ka ndezur pronarët e disa marketeve në Kosovë, duke kryer edhe vepra të paligjshme, si këto në foto. Flamujt po u ndryshohen produkteve serbe, për t'i mashtruar qytetarët. Urgjent inspektorët duhet të angazhohen dhe krejt këta njerëz të ligë që PAREN e kanë nanë e babë, e nuk njohin gjë tjetër, duhet patjetër m'u ndëshku. Qytetarët të raportojnë sa më shumë, mos të lejohen mashtrimet! ©️ Kushtrim Reshitaj
Me ‘besa besë’ po tentohet të bojkotohet gjithçka që mbanë shifrën ‘860’

Me ‘besa besë’ po tentohet të bojkotohet gjithçka që mbanë shifrën ‘860’

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Që këto produkte e këta flamuj të shihen sa më pak në tregun e Kosovës, po bëhet gjithçka. Këtë po e bëjnë një numër i madh i qytetarëve, të cilët po mundohen që të tjerët të i vetëdijësojnë për këtë fakt. Por, jo vetëm tek qytetarët e tjerë, një vetëdijesim i tillë po mundohet të bëhet edhe tek pronarët e bizneseve. Fitim Shala nga Podujeva ka zgjedhur një formë për të kontribuar me kompaninë tij. Por cila është arsyeja që e shtyu atë të marrë një vendim të tillë. Një gjë të tillë do e bëjnë edhe qytetarët e Podujevës, madje ata shihet të jenë goxha të interesuar për këtë veprim. Pikërisht për këtë arsye është hapur edhe një grup në rrjetin social Facebook. I emëruar si “Besa Besë” ky grup ka arritur mbi 100,000 anëtar. Aty shumë biznese e grupe qytetarësh tregojnë lidhur me ...
Haxhi Ferati: Luftërat e reja – ‘’Lufta hibride’’, kërcënim serioz i sigurisë në Kosovë

Haxhi Ferati: Luftërat e reja – ‘’Lufta hibride’’, kërcënim serioz i sigurisë në Kosovë

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME
Shkrim analitik! Luftërat e reja – ‘'Lufta hibride’', kërcënim serioz i sigurisë në Kosovë  Ç'farë është lufta hibride? Lufta dhe lufta e armatosur, që si fenomen shoqëror e ka përcjell njerëzimin thuajse gjatë gjithë historisë së vetë, gradualishtë është zhvilluar dhe përsosur, ndër të tjera për shkak të zhvillimit të teknikës dhe teknologjisë luftarake, sa që për shkak të fuqisë së madhe shkatërruese të saj gati se, po bëhet e pa mundshme përdorimi i saj. Ajo filloi t’ua lëshoj vendin kërcënimeve të reja, nga të cilat gjatë luftës së ftohtë dominoi e ashtu quajtura ‘lufta speciale’, ndërkaq këto njëzet vite të mileniumit të ri gjithnjë e më shumë po përmendet termi ‘lufta hibride’.Lufta Speciale, si strategji e veprimit indirect, në periudhën e luftës së ftohtë ishte pararendë...
Pritje deri në katër orë në Merdare për dalje nga Kosova

Pritje deri në katër orë në Merdare për dalje nga Kosova

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Mërgimtarët që vizituan vendlindjen e tyre për festat e fundvitit, tashmë kanë marrë rrugën për në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë, në Perëndim. Dhe si rëndom, ata përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. Siç shihet nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritje ka në të gjitha pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Serbinë, prej nga qytetarët tanë marrin rrugën tutje. Në këto momente, me kolonë 2 kilometërshe qytetarët po përballen në Merdarë në dalje, e cila kur konvertohet në minutazhë i bie që duhet të presin nga 3 deri në 4 orë. Situatë pak më e mirë qëndron në pikat tjera kufitare Kosovë-Serbi. Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, në Muçibabë nga 40 deri në 60 minuta, në Mutivodë deri në 60 minuta, kurse në Jarinjë p...
Mbi 18 mijë aksidente në 2022-tën në Kosovë, mbi 13 mijë të lënduar e 98 të vdekur

Mbi 18 mijë aksidente në 2022-tën në Kosovë, mbi 13 mijë të lënduar e 98 të vdekur

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Infrastruktura rrugore, pakujdesia si drejtues të automjeteve por shpesh herë edhe mospërshtatja me rregullat e trafikut kanë ndikuar që nga viti në vit në Kosovë të ketë numër të lartë të aksidenteve. Aksidente me dëme materiale, me të lënduar e deri tek ata që morën jetë janë raportuar vazhdimisht gjatë vitit 2022. Madje nga viti në vit në Kosovë janë shqetësuese shifrat e aksidenteve që ndodhën në rrugët e vendit. Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar për lajmi.net se gjatë vitit 2022, deri në muajin nëntor janë regjistruar 18 mijë e 886 aksidente trafiku. Si shkak i këtyre aksidenteve shumë qytetarë mbetën të lënduar. Numri i aksidenteve me të lënduar brenda periudhës janar-nëntor 2022 ishte 7 mijë e 45 aksidente. Nga këto aksidente u lënduan gjithsej 13 mijë e 369 per...
Konferenca që mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve

Konferenca që mbetet gjithmonë në zemrat e shqiptarëve

KOSOVË, KULTURË, KURIOZITETE, LAJME, POLITIKË, SHQIPËRI, Storiet Kryesore
Konferenca e Bujanit ishte një moment i paharrueshëm për popullin e Kosovës, sepse u afirmua e drejta jonë për vetëvendosje deri në shkëputje nga Jugosllavia.Konferenca që zgjati nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944, mblodhi 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha klasat dhe shtresat shoqërore të Kosovës, kryesuar nga personalitete me autoritet si Fadil Hoxha, Rifat Berisha dhe Pavle Joviçeviq.Në këtë konferencë, u diskutuan problemet me të cilat po përballeshim në luftën tonë të pandërprerë kundër pushtuesve nazi-fashizmit dhe në fund, u miratua rezoluta që bënte thirrje për lirinë tonë dhe të drejtën e vetëvendosjes.Rezoluta tradhëtisht u pezullua nga regjimi komunist jugosllav në Prizren me 1945, e ne mbetëm nën sundimin serb dhe të shtypur nga hegjemonia jugosllave.Si një ish-ushta...
Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

Stoltenberg: NATO duhet të rrisë prodhimin e armëve në vitin 2023

BOTË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
NATO duhet të rrisë prodhimin e saj të armëve derisa lufta në Ukrainë po zvarritet dhe nevoja e Kievit për material ushtarak rritet, tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg në një intervistë të transmetuar të dielën. “Për shembull për artileri, na duhet një sasi e madhe e municionit dhe kemi nevojë për pjesë këmbimi”, tha kreu i aleancës ushtarake për BBC-në. “Ne duhet të rrisim prodhimin dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjnë aleatët”, tha ai. Mirëmbajtja e sistemeve të armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë është të paktën po aq e rëndësishme sa debati për furnizimin e më shumë armëve, tha Stoltenberg. Sipas tij, NATO duhet gjithashtu të jetë e përgatitur për të mbështetur Ukrainën në terma afatgjatë, shkruan REL. “Ajo që kemi parë është se Rusia nuk tregon shenja ...
Mjegulla shkakton kaos në aeroportin e Prishtinës, anulohen disa fluturime

Mjegulla shkakton kaos në aeroportin e Prishtinës, anulohen disa fluturime

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Mjegulla, e cila ka përfshirë zonën e Aeroportit të Prishtinës, ka shkaktuar telashe në fluturimet nga ky aeroport. Raportohet se për shkak të mjegullës janë anuluar 3-4 fluturime, duke u shkaktuar kështu kaos në aeroport. Kështu, rreth 200-300 pasagjerë që kanë mbetur në aeroport, me disa që po kthehen në shtëpi, dhe të tjerë që kanë mbetur ende aty.
Parashikimi i motit për javën e parë të vitit 2023

Parashikimi i motit për javën e parë të vitit 2023

KOSOVË, KURIOZITETE, LAJME, Storiet Kryesore
Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për javën e parë të vitit 2023. Kryesisht do të jetë mot stabil, me diell e mjegull, ndërsa të mërkurën do të ketë më shumë vranësira por pa mundësi për të reshura. Postimi i plotë: Mot stabil, kryesisht me diell e mjegull ultësirave javën e parë të vitit 2023.  Të mërkurën më shumë vransira, por pa mundësi për të reshura. 1.01.2023 – Mot i butë dhe stabil që kishim këtë fundjavë, paraqitet edhe përgjatë javës së parë të vitit 2023.  Kryesisht me diell do të mbetet në ditët e para, me mjegull orëve të mëngjesit.  Ditën e hënë do të ketë edhe vransira kalimtare. Shtim i vransirave parashihet ditën e mërkurë, por pa mundësi për të reshura.  Nga dita e enjte sërish do të ketë më shumë diell, e mëngjeseve m...
div.meta-author { display:none; }