
Detajet e fundit nga Policia për gjendjen në komunat më të prekura nga vërshimet
Pas reshjeve të shiut dhe vërshimeve gjatë ditës së djeshme dhe në mbrëmje, kryesisht në pjesën veriore dhe veri-perëndimore të vendit, sot ka filluar të bije niveli i ujit, kurse aktivitete policore në ato rajone vazhdojnë të jenë aktive, njofton sot Policia e Kosovës.
“Nga raportimet e njësive policore nga tereni, raportohet se në rajonin e Drejtorisë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Jugu, kryesisht në Skenderaj dhe Mitrovicë Jug, niveli i ujit ka rënë, në disa ndërtesa në katet përdhese ka ende uji, në disa vende ka sasi uji i cili nuk është tërhequr krejtësisht. Njësitet policore janë në teren dhe po ballafaqohen me detyra përfshirë ndihmën për qytetarët dhe sigurinë në trafik”, thuhet në njoftim.
“Aktivitetet po koordinohen me institucionet komunale dhe ato qendrore. Në rajoni...