
Përurohet libri i Bedri Tahirit
25/05/2022.
Rikujtesë:
Albert VATAJ
GOLGOTA E NJË POPULLI MARTIR NË RETROSPEKTIVË
Në Tiranë, përurohet libri i Bedri Tahirit, "Nga Shqipëria në Shqipëri".
Një libër bëhet shkas të tubojnë në Tiranë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike. Një libër i një autori të njohur kosovar ka përcjell në një ditë të vetme, përmes referatesh dhe kujtimesh nga flakadani i luftës për liri mesazhin e pavarësisë së Kosovës, si i vetmi opsion për statusin përfundimtar. Eposi i korifenjve të luftës së Kosovës, kryeheroi i kësaj lufte për liri e mëvetësi, Adem Jashari, ka behur me gjithë madhështinë e tij përmes episodesh dhe kujtimesh të familjarëve të pranishëm.
Aktiviteti promovues i një libri dhe nderimi për të rënët në luftën e Kosovës u përcoll në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Pjesëmarrja, vëm...