
118 vjet nga vdekja e Sami Frashërit
18/06/2022. 12:17
Sot janë bërë 118 vjet që nga vdekja e intelektualit Sami Frashëri.
Ai ka lindur më 1 qershor të vitit 1850 në Frashër dhe ka vdekur më 18 qershor të vitit 1904 në Stamboll.
Ka qenë nëpunës dhe intelektual shqiptar i Perandorisë Osmane, gjuhëtar, leksikograf, enciklopedist, romancier, dramaturg, përkthyes dhe ideologu themelor i Rilindjes Kombëtare, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdylin dhe Naimin.
Nisi veprimtarinë e tij kulturore me përkthime, vepra autoriale, themelim i të përkohshmeve dhe drejtimin e një kolane botimesh.
Veprimtaria e tij u shtri në gjuhën turke osmane dhe atë amtare, duke lënë kontribut themeltar për të dyja.
Turqishtes i hartoi përmbledhjet e para leksikografike, enciklopeditë, romane dhe drama, shtroi çështje për reformimin e gjuhës tu...