News That Matters

KULTURË

Mos bjer në gjak me Lirinë

Mos bjer në gjak me Lirinë

KULTURË
20/07/2022. 19:27 Nga, Muhamet Mavraj O, ti, vëlla, shok a mik Me atë gjuhën e përdredhur si kravatë Mbi “liri të shprehjes” a mbi “shprehje të lirisë” Qetësohu Na kujtohet kur thonin se lule e mirë është vetëm lulja impotente ose ato që po flenë poshtë mermereve Një, veç një lule nëse mbeste jashtë “Wanted” shpallte veten derisa e gjente, qoftë edhe mbi një gur a opingë Dhe bajrakun e pranverës nuk e linte të binte Mos shko aq larg vetes Se “në errësirë të braktis edhe hija jote” vëlla, shok a mik, ti Me atë “liri të shprehjes” dhe me “shprehje të lirisë” Qetësohu Mos bjer në gjak me lirinë
Përvjetori i heroit Azem Galica

Përvjetori i heroit Azem Galica

KULTURË, LAJME
15/07/2022. 18:49 Në këtë ditë, para 98 vitesh, zemra e Azem Galicës pushoi së rrahuri. Sot e kujtojmë me nderim këtë atdhetar të shquar që ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej dhe që u bë personaliteti qendror i epokës së rezistencës së parë kundër mbretërisë jugosllave. Jeta dhe veprimtaria e Azem Galicës, në krye të kryengritësve shqiptarë, bashkë me Shotë Galicën, do të bëhej shembull për gjenerata të tëra, duke e rikonfirmuar heroizmin e rezistencës në Drenicë. Kjo trashëgimi historike natyrshëm vijoi me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Rifat Berishën, Tahir Mehën e deri te Adem Jashari. Historia e qëndresës dhe luftës së Azem Galicës, mishëroi vrullin atdhetar ndër gjenerata dhe në secilën trevë shqiptare, deri në luftën çlirimtare të UÇK-së. Aze...
Veprimtarisë letrare të autorit Bedri Tahiri i’u shtohet romani ”Kohë ethesh”

Veprimtarisë letrare të autorit Bedri Tahiri i’u shtohet romani ”Kohë ethesh”

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
14/07/2022. 19:45 Nga,Rexhep Rifati Shkrimtari Bedri Tahiri që deri me tash njihej kryesisht si autor i shumë monografive me peshë kulturo-arsimore e historike nga kjo javë njihet edhe si romancier, me veprën e tij “Kohë Ethesh”, të mbështetur nga MKRS-ja dhe të botuar në Shtypshkronjën LENA në Prishtinë. Me këtë rast për portalin tonë po e japim fjalën e redaktorit të këtij libri, shkrimtarit e kolegut Ibrahim Kadriu, me një foto të përbashkët të autorit me redaktorin Ibrahim Kadriu: PASQYRIIMI ARTISTIK I HISTORISË Përmes fakteve historike dhe legjendave, në saje të njohurive që shkrimtari Bedri Tahiri i kishte në dispozicion, mbase nga përvoja e gjatë e angazhimit në fushën e historiografisë, na ofrohet dorëshkrimi i romanit “Kohë ethesh” si pasqyrë e shekujve, por edhe e mileniume...
Promovohet libri “Jeta e mërgimtarit” i autores nga Mitrovica, Albulena Miftari.

Promovohet libri “Jeta e mërgimtarit” i autores nga Mitrovica, Albulena Miftari.

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
13/07/2022. 22:35 Sot, në Qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në prani të një publiku të gjerë është promovuar libri “Jeta e mërgimtarit” i autores së re, Albulena Miftari. Në këtë promovim kanë marrë pjesë shumë njohës të artit e të kulturës, profesorë, miq e familjarë të autorës. Promovimi i librit “Jeta e mërgimtarit”, u mbajt nën patronatin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” nga Suedia. Libri “Jeta e mërgimtarit” është libri i dytë i autores Miftari, pas librit të parë “Mitrovicë, zonja qëndresë” i cili u promovua në nëntor të vitit të kaluar. Këtë libër të përbërë nga 126 faqe e gjejmë të ndarë në dy kapituj, prozë poetike dhe poezi. Në tërësi, libri përmban 20 proza poetike dhe 20 poezi, përmes të cilave, Albulena prek thellë zonën më të...
Biografia e Komandant Cani

Biografia e Komandant Cani

KULTURË, LAJME
12\07\2022 22:46 Nga Skender Hamza Komandant Cani lindi me 26 mars në fshatin klinë e Epërme. Komandant Cani është pasardhës i një familje atdhetare. Prindrit e tij ishin Shaqiri(babai) dhe Maliqja(nëna). Komandant Cani është fëmija i tretë në familje. Kur prinderve të komandantit iu lindi femija i tretë djal ata e pagesuan më emrin Ahmet. Emri i vertet i komndant Canit është Ahmet, Shaqir, Ahmeti, shkruan Radio-Ylberi. Kur ushtria gjermane kishe ardhur në Kosovë në vitin 1941 ishin vendosur në oborrin e Ahmet Shaqirit. Ahmeti në oborrin e tij e kishte në kontakt të përditshem jeten ushtarake. Jetë e cila i pëlqente. Një ditë nga personeli gjerman e pyesin komandant Canin a deshiron më qenë pjesë e Rahut të tretë të Gjermanisë (Driette, Deutschen, Reiches), i cili më padurim e kishte prit ...
Shfaqja “Katër Epoletat” rrëmben tri çmimet kryesore të Festivalit “Aktori i Evropës” në Prespë të Maqedonisë së Veriut

Shfaqja “Katër Epoletat” rrëmben tri çmimet kryesore të Festivalit “Aktori i Evropës” në Prespë të Maqedonisë së Veriut

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
Me dt 11.07.2022 përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "Aktori i Evropës". Për gjashtë ditë të festivalit në mesin e shfaqjeve ishte edhe shfaqja "Katër Epoletat" të cilën e punoi regjisori i njohur prof Haqif Mulliqi në Teatrin e Qytetit ,,Muharrem Qena"në Mitrovicë në dhjetor 2021 me një kastë të mrekullueshme të aktorëve: Ismet Azemin, Basri Lushtakun dhe Adem Zhitopotokun. Nata e fundit shënoi një moment të jashtëzakonshëm, ngase juria profesionale e festivalit, me në krye aktorin më të madh maqedonas, Meto Jovanovski vendosi që tri çmimet kryesore t'ua ndajë regjisorit dhe aktorëve të shfaqjes,,Katër Epoletat" Ismet Azemit, çmimin kryesorë të festivalit: AKTORI I EVROPËS 2022 Basri Lushtakut, çmimin për aktrim: DIONISI I PRESPËS 2022 Regjisori Haqif Mulliqi çmimin REGJISO...
Teatri i Mitrovicës ftohet të merr pjesë në një festival ndërkombëtar të teatrit në Prespa të Maqedonisë

Teatri i Mitrovicës ftohet të merr pjesë në një festival ndërkombëtar të teatrit në Prespa të Maqedonisë

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
07/07/2022. 10:04 Teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena”, për herë të parë do të bëhet pjesë e festivalit ndërkombëtar të teatrove “Aktori i Evropës”, në Prespa të Maqedonisë. Sabit Sheremeti, ud. i drejtorit të Teatrit të qytetit, ka thënë se është datë historike për teatrin e qytetit sepse është hera e parë që marrin pjesë si trup teatrale në një festival ndërkombëtar. Teatri nga Mitrovica, do të përformojë shfaqjen “Katër Epoletat”, me regji të prof. Haqif Mulliqi, muzika, Haki Mulliqi, ndërsa aktorë të shfaqjes do të jenë Basri Lushtaku, Ismet Azemi dhe Adem Zhitopotoku.
Prezantim i denjë i kulturës shqiptare në festën e qytetit Affoltern am Albis

Prezantim i denjë i kulturës shqiptare në festën e qytetit Affoltern am Albis

KULTURË
26/06/2022. 20:58 Nga Rexhep Rifati Në një manifestim të përbashkët, nxënësit e Shkollës Shqipe nga LAPSH-i i Cyrihut dhe nga Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota” prezantuan denjësisht kulturën shqiptare. Në manifestimin e mbajtur me 18.6.2022 në Affoltern Am Albis, Kantoni i Cyrihut ishin tubuar shumë njerëz nga nacionalitete të ndryshme. Edhe pse ishte kohë e nxehtë dhe temperaturat e larta, përgjigjja për pjesëmarrje ishte mjaft masive. Në këto kushte vape, nxënësit shkollës shqipe me veshje kombëtare dhe pionierët e Shkollës së Vallëzimit “Shota”, të themeluar nga Agron Bajrami, u përkujdesën për gjallërimin e manifestimit. Me valle të mrekullueshme dhe gërshetim të valleve tradicionale nga të gjitha trojet shqiptare, ngritën në këmbë të pranishmit. E gjithë kjo ishte një dësh...
div.meta-author { display:none; }