
Shfaqja “Provo edhe njëherë Sam” merr vendin e parë në Festivalin Tradicional të Komedisë në Mitrovicë
Të shtunën në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka përfunduar edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit Tradicional të Komedisë, që zgjati nga 24 deri me 29 tetor. Në këtë festival morën pjesë trupat teatrore nga Presheva, Shkodra, Kumanova, Suhareka, Prizreni e Mitrovica.
Në Festivalin e sivjetmë u shfaqën gjashtë komedi që sollën mjaft risi në skenë duke mundësuar kështu që qytetarët të frekuentojnë teatrin më shumë se çdo herë tjetër.
Komedia “Provo edhe njëherë Sam” e përgatitur nga Teatri i qytetit të Prizrenit, nga autori Woody Allen dhe në regji të Ilir Bokshit që u paraqit të shtunën në mbrëmje, në natën e fundit të Festivalit të Komedisë në Mitrovicë u prit shumë mirë, duke mbyllur kështu ditët festive, njëkohësisht duke rrëmbyer edhe çmimin kryesor të këtij festivali.
Juria profes...