
Festivali PriFest fillon nga nesër me 52 filma
Në Kosovë nga nesër do të fillojë njëri nga festivalet më prestigjioz “PriFest” i cili do të zgjasë nga data 24 deri më 29 gusht.
Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Organizatorja e këtij festivali Vjosa Berisha në një intervistë për emisionin “Ora 7”, tha se edhe pse këtë vit festivali do të mbahet me publik do të ketë kufizime dhe masa të shtuara anti-COVID për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa shfaqjet e hapura për publikun do të jenë falas.
“Këtë vit kapaciteti i pjesëmarrësve në festival do të jetë 50% më i ulët. Të gjithë pjesëmarrësit brenda obligohen të bartin maska dhe duhet të kenë me vete dezin...