News That Matters

KULTURË

112 vite më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

112 vite më parë u mblodh Kongresi i Elbasanit

KULTURË, LAJME
03.09.2021. 06:29 112 vite më parë, nga data 2-9 shtator 1909, në qytetin e Elbasanit u zhvillua një ngjarje e shënuar në historinë e arsimit, shkollës e kulturës shqiptare, që në histori njihet si “Kongresi i Elbasanit” apo “Kongresi i shkollave shqipe”, ku morën pjesë 35 përfaqësues nga 28 klube e shoqëri patriotike, brenda e jashtë territorit shqiptar, shkruan KultPlus. Kongresi i Elbasanit hapi rrugën e shkollimit laik në trevat shqiptare, shtroi detyrën e përgatitjes së kuadrove arsimore, bëri organizimin e shkollave dhe sigurimin e fondeve për mbajtjen e tyre, caktoi rregullat e drejtimit të shkollës dhe bashkoi shqiptarët pa dallim besimi e krahine. Në këtë Kongres u hodhën bazat e arsimit kombëtar shqiptar për dituri e kulturë. Gjithashtu u punua për një shqipe të shkruar e të ...
Ndahet nga jeta gazetari nga Skenderaj,  Kjataz Gecaj

Ndahet nga jeta gazetari nga Skenderaj, Kjataz Gecaj

KULTURË, LAJME
02.09.2021 10:07 Sot është ndarë nga jeta, gazetari i njohur Kajtaz Gecaj nga fshati Llaushë e Skenderajt, pas betejes me Covid-19. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e ngushtë të familjes Gecaj, për Rajonin Kajtazi njihet si gazetar i cili kishte realizuar raporte, kronika, intervista të shumëta. Gjithashtu, ai ishtë i dalluar për korrektësi, vullnet dhe përkushtim në punë.
Hapet ekspozita “Katundet arbëreshe”, Koçi: Dëshmi e një komuniteti shumë vital

Hapet ekspozita “Katundet arbëreshe”, Koçi: Dëshmi e një komuniteti shumë vital

KULTURË
01.09 2021 - 17:17 Në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar u çel sot ekspozita me titull: “Katundet arbëreshe”. Kjo ekspozitë pasqyron shpirtin arbëresh, i cili dëshmon përkatësinë e vet etnike. Ekspozita, e cila do të qëndrojë një javë e hapur, është përfytyruar, duke menduar gjithë shqiptarët në botë, me dëshirën për të njohur gjakun e kombit shqiptar të shpërndarë në luftëra të shumta. Kjo ekspozitë të nxit dhe të shtyn në gjurmime të tjera historike e etnografike mbi bashkësitë arbëreshe. Drejtori i Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi u shpreh në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “risia që sjell kjo ekspozitë, është një hapësirë panoramike e të gjithë fshatrave apo katundeve, siç është në gjuhën e tyre, të botës arbëreshe, e cila vjen ...
Vdes albanologu i njohur Veli Veliu

Vdes albanologu i njohur Veli Veliu

KULTURË, LAJME
19:04 | 30 August 2021 Veli Veliu ka ndërruar jetë sot në moshën 86 vjecare. Ai ishte i lindur në Gostivar dhe ishte i njohur për shumë vepra që dhanë kontribut të madh për albanologjinë. Prokupimi tij kryesor gjatë karrierës së tij profesionale dhe kërkimeve shkencore ishte letërsia krahasuese shqiptare-frënge, por është marrë edhe me etnologjinë, etnopsikologjinë dhe folklorin e shqiptarëve gjatë shekullit XIX
5 filma që mund t’i shtoni në listën tuaj për t’i shikuar

5 filma që mund t’i shtoni në listën tuaj për t’i shikuar

KULTURË, LAJME
Tashmë jemi në stinën më të nxehtë, kësisoj na duhet një listë filmah të cilët mund t’i shikojmë gjatë pushimeve. Ani pse pandemia ishte pjesë e jetës tonë, kinematografia nuk ndaloi hapin. Kineastët realizuan filmat e serialet e tyre, ndonëse me shumë peripeci. Këta filma janë të lansuar po këtë vit, andaj mund të jetë hera e parë që dëgjoni për ta dhe mund t’jua zgjojnë kureshtjen t’i shikoni. The Courier” Aktori i njohur britanik Benedict Cumberbatch luan në këtë film rolin e një spiuin, bazuar në ngjarjet e jetës reale të një biznesmeni britanik, të kthyer në agjent sekret gjatë Luftës së Ftohtë. Cumberbatch luan rolin e Greville Wynne, i cili duhej të formonte një partneritet të pazakontë me armikun e tij në një përpjekje për të zbutur krizën e raketave kubane. “Spiral” Po kërkoni f...
Lista e plotë e çmimeve në PriFilmFest 2021

Lista e plotë e çmimeve në PriFilmFest 2021

KULTURË, LAJME
Sonte janë ndarë çmimet e edicionit të 13-të të PriFilm Fest, i cili ka nisur më 24 gusht ndërsa ka përfunduar sonte më 29 gusht. Për të trembëdhjetin vit me radhë, ky festival ka sjell premiera të filmave si dhe emra të njohur të kinematografisë botërore në Kosovë. Në mbylljen e këtij festivali jashtë Teatrit Kombëtar të Kosovës, e cila ishte mbushur plot dashamirë të filmit u bë e ditur se pas pak do të ndahen edhe çmimet. Çmimi ‘Prifest best project in Pitch Competition for PriForum 2021’ shkoi për regjisoren Ajola Dala dhe producenten Sabina Kodra për filmin “Made of Dust”. “Faleminderit shumë. Kjo është hera e parë që jam këtu dhe PriFilmFest është duke u bërë një familje për mua dhe jo vetëm një festival. Vjosa, Fatos, ju jeni më të mirët. Ajola Dala nuk është këtu por jam e sigu...
Abdyl Frashëri, atdhetari i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

Abdyl Frashëri, atdhetari i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare

KULTURË, LAJME
29.08.2021   14:06 Kujtojmë sot në ditën e lindjes një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, Abdyl Frashëri. Si sot, më 29 gusht 1839, në Frashër të Përmetit lindi Abdyl Frashëri biri i Halid beut. Emrin e vërtetë e ka Abdullah Hysni. Është një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Është shquar si personalitet politik gjatë Krizës Lindore, në shek. XIX. Në Parlamentin e Parë Osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës; u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës (1877) dhe në dhjetor të po këtij viti u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Në vitin 1877, Abdyl Frashëri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare që u...
Më mungon ti…

Më mungon ti…

KULTURË, LAJME
29.08.2021 14:00 Poezi nga Pablo Neruda Nuk është se mendimet më janë mbyllur, Nuk është se nuk dua te shoh dritë përsëri… Është e thjeshtë, më mungon kjo, Kjo që adhuroj – Më mungon ti! Nuk është se fëmijët, nuk me pëlqejnë, Por vdes morali, para syve të mi… Edhe iluzionet e mia vdesin, Përpara trishtimit – Më mungon ti! Nuk është se kam harruar, qe për burrat, Te mos tregosh qe dashuron, quhet trimëri… Nuk është asnjë nga këto, Por nuk me përgjigjesh, Kur te thërras – Më mungon ti! /
Sot bëhen 79 vjet nga lindja e poetit Ali Podrimja

Sot bëhen 79 vjet nga lindja e poetit Ali Podrimja

KULTURË, LAJME
Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë, në kohë lufte e rrethanash aspak të volitshme dhe pati një fëmijëri mjaft të vështirë. Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie. Poezia e tij është epitomë e hermetizmit ku metaforat përbëhen nga disa nivele dhe nën-nivele kuptimore. Manifestimi i kësaj forme poetike u bë i domosdoshëm për poetin, sepse i shërbeu si mburojë kundër sulmeve ndaj ish-pushtetit serb në Kosovë. Pas pavarësisë së Kosovës, poezia e tij rifi...
Bekim Fehmiu në rolin e Nikollë Kolë Bojaxhiut, babait të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut alias Nënë Terezës, në filmin Zëri

Bekim Fehmiu në rolin e Nikollë Kolë Bojaxhiut, babait të Anjezë Gonxhe Bojaxhiut alias Nënë Terezës, në filmin Zëri

KULTURË, LAJME
26.08.2021 /22:25 Aktori i mirënjohur kosovar Bekim Fehmiu që jetoi dhe veproi në Beograd  kishte depërtuar edhe në skenën ndërkombëtare me rolet e tij, madje ai e ka luajtur një rol që jo shumë njerëz e din. Në disa foto ekskluzive ku shihet Bekim Fehmiu  në rolin e Nikolle Bojaxhiut, babait te Nene Terezës.Këto foto& thuhet që janë parë nga shumë pak persona. Ai shihet me plisin e bardhë në kokë dhe veshje të vjetra shqiptare. Bekim Fehmiu, u lind më 1 qershor 1936 në Sarajevë ndërsa ka jetuar edhe në Shkodër dhe Prizren. Fakultetin e Artit Dramatik e kreu në Beograd nga viti 1956 deri në vitin 1960, në klasën e profesorit Mate Milosheviq. Famën e arriti me filmin „Mbledhësit e puplave” të Aleksandër Sasha Petrovicit, në vitin 1967. Aktori i njohur ndërroi jetë në vitin 201...
div.meta-author { display:none; }