News That Matters

KULTURË

‘Dhe sikur’

‘Dhe sikur’

KULTURË
08.09.2021 09:05 Poezi nga Dritëro Agolli Dhe sikur në botë ti mos ishe, Do jetoja si çdo gjë që jeton, Veç pa ty kjo botë do lëvizte Siç lëviz pa ngrohje një vagon. S’ma zëvendëson ti botën mua, S’të zëvendëson as bota ty, Por sa botën sigurisht të dua, Kur jetojmë e vdesim tok të dy
Shprehje dhe fjalë të urta popullore të Shën Kostandinit

Shprehje dhe fjalë të urta popullore të Shën Kostandinit

KULTURË
07/09/2021 13:15 Shprehitë dhe fjalët e urta popullore janë ruajtur me fanatizëm për shekuj të tërë ndër arbëreshët e Italisë, si pjesë e kolanës së pasur të trashëgimisë kulturore që kanë pasuar nga brezi në brez prej gjashtë shekujsh. Një pjesë e këtyre shprehive të Komunës së Shën Kostandinit i ka mbledhur autori Costantino Bellusci, të cilat i vë në krah të gjegjëseve në italisht. Tek këto shprehje e fjalë të urta vërehet pastërtia e shqipes së vjetër të dialektit të arealit jugor, por edhe ndikimet e italishtes në disa trajta ku nuk ka pasur fjalë gjegjëse në shqip. Ja cila janë disa nga shprehjet dhe fjalët e urta që ka arritur të mbledh Costantino Bellusci, kultplus
Disa thënie të urta nga Honore De Balzac

Disa thënie të urta nga Honore De Balzac

KULTURË
06/09/2021 12:04 Honore de Balzac u lind në Turs (Francë) më 20 maj 1799. Balzacu është një nga themeluesit e realizmit në letërsinë evropiane. Ka qenë gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie, së cilës ai përfundon duke iu imponuar. Për bashkëkohësit ishte thuajse një mit: burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë, ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Kryevepra e tij është Komedia Hyjnore, që përshkruan jetën e shoqërisë franceze pas rënies së Napoleonit. Radio-Ylberi për ju më poshtë ka përmbledhur disa nga thëniet e tij: “Femrat, kur nuk dashurojnë, e kanë gjakun e ftohtë si atë të një avokati të vjetër.” “Shpirtrat e mëdhenj mezi besojnë se ka në botë ligësi dhe mosmirënjohje.” “...
Umberto Eco: Pse hoqa dorë nga të bërit foto kur udhëtoj?!

Umberto Eco: Pse hoqa dorë nga të bërit foto kur udhëtoj?!

KULTURË
06/09/2021 11:56 Nga Umberto Eco Pak kohë më parë, ndërsa po flisja para Akademisë së Spanjës në Romë, një zonjë duke ujdisur telekamerën ma përplasi në fytyrë një dritë verbuese e s’po më linte të lexoja dot shënimet. Iu ktheva shumë i lënduar, sikurse më ka ndodhur edhe me fotografë të tjerë të pasjellshëm, duke i thënë se rregullat e ndarjes së punëve na mësojnë se kur unë jam duke punuar të tjerët duhet ta lënë punën. Dhe zonja e fiku telekamerën, por mori pamjen e njeriut që i bien më qafë kot. Në San Leo, bash javën që shkoi, ndërsa po shpallej një nismë shumë e bukur e komunës për rivlerësimin e peizazheve të vendit në pikturat e Piero della Franceskës, tre veta po më verbonin me flash-et e tyre, ndaj m’u desh t’u kujtoja rregullat e edukatës së mirë. Dukej se në të dy rastet verb...
Popujt që e harrojnë të kaluarën e tyre, janë të mallkuar që ta përsërisin’

Popujt që e harrojnë të kaluarën e tyre, janë të mallkuar që ta përsërisin’

KULTURË
06/09/2021 06:26 Jorge Agustín Nicolás Ruiz de Santayana y Borrás, i njohur në anglisht si George Santayana, ishte filozof, eseist, poet dhe romancier. Me origjinë nga Spanja, Santayana u rrit dhe u shkollua në SH.B.A. nga mosha tetë vjeç dhe e identifikoi veten si një Amerikan, megjithëse ai gjithmonë mbante një pasaportë të vlefshme Spanjolle. Në moshën 48 vjeç, Santayana la pozicionin e tij në Harvard dhe u kthye në Evropë përgjithmonë. Edhe pse ateist, ai vlerësoi vlerat, praktikat dhe botëkuptimin katolik Spanjoll në të cilin u rrit. Santayana ishte një kritik kulturor me shtrirje të gjerë që përfshinte shumë disiplina. Ai u ndikua thellësisht nga jeta dhe mendimi i Spinozës; dhe, në shumë aspekte, ishte një Spinozist i devotshëm. Santayana është e njohur gjerësisht për aforizmat...
Disa nga thëniet e Franc Kafkës, që mund të ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit

Disa nga thëniet e Franc Kafkës, që mund të ua ndryshojnë mënyrën e të menduarit

KULTURË
05/09/2021 10:40  Franc Kafka ishte një autor gjerman që arriti famë botërore vetëm pas vdekjes së tij. 8 thënie nga Franz Kafka për të ndryshuar mënyrën e të menduarit, ja u sjellë Radio Ylberi. 1.“Duke besuar me pasion në diçka që ende nuk ekziston, ne e krijojmë atë. Nuk ekziston vetëm ajo që nuk e kemi dëshiruar sa duhet.” 2. “Ai është tmerrësisht i frikësuar se po vdes, sepse ende nuk ka jetuar.” 3. “Unë zakonisht zgjidh problemet duke i lënë ato të më gllabërojnë mua.” 4. “Unë mund të dua vetëm atë që e vendos në mënyrë të lartë mbi mua dhe që nuk mund ta arrij.” 5. “Rinia është e lumtur sepse ka aftësinë për të parë bukurinë. Kushdo që mban aftësinë për të parë bukurinë, nuk rritet kurrë.” 6. “Mos e humbisni kohën tuaj duke kërkuar një pengesë – ndoshta nuk ka asnjë.” 7.”Ka...
Filmi artistik “I treturi”  do të luhet në TIFF në Tiranë

Filmi artistik “I treturi” do të luhet në TIFF në Tiranë

KULTURË
05/09/2021  10:36  Filmi artistik “I treturi” me skenar dhe regji të Arben Thaçit, do të tregohet në programin zyrtar të TIFF – Tiranë në kategorinë e filmave shqiptarë ku do të garojë edhe me 11 filma tjerë shqiptarë. Festivali filmik ndërkombëtar në Tiranë këtë vit do të mbahet nga data 24 deri më 30 shtator. TIFF-Tiranë është festivali i parë shqiptar që e fitoi shenjën e kualifikimit OSCAR në kategorinë e filmave të shkurtër. Gjithashtu në kategorinë e konkurencës në kategorinë e filmave të shkurtër ëshrë filmi i shkurtër i Marija Apçevska “Poli verior” i cili këtë vit ishte në Festivalin e Kanës, ndërsa në programin kryesor ndërmjet shtatë filmave do të luajnë edhe dy filma artistik nga Kosova “Zgjoi” nga Blerta Basholli dhe “Në kërkim të Venerës” nga Norik Sefa. Filmi “I treturi” ...
Sot bëhen 24 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza

Sot bëhen 24 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza

KULTURË, LAJME
05/09/2021   09:21  Sot bëhen 24 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes Shën Tereza. Shën Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup. Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80, dhe deri sa Shën Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë. ...
Prestigjiozja “Variety” shkruan për sukseset e grave kosovare në industrinë e filmit

Prestigjiozja “Variety” shkruan për sukseset e grave kosovare në industrinë e filmit

KULTURË, LAJME
05.09.2021. /06:45 Revista prestigjioze, Variety, së fundmi ka bërë një shkrim për sukseset e grave kosovare në industrinë e filmit. Në bazë të këtij mediumi, ngritja e industrisë së filmit kosovar është një nga historitë më të pamundura të suksesit në kinemanë botërore sot, duke pasur parasysh sfondin e një lufte shkatërruese, pasojat e së cilës ndihen edhe në këtë kohë. “Në çdo rrethanë do të konsiderohej një vit i jashtëzakonshëm për një vend prej dy milionë banorëve, që hapi shkollën e tij të parë të filmit 20 vjet më parë”, thuhet në shkrimin e mediumit, përcjellë Radio Ylberi. “Ajo luftë ka lejuar një brez të ri të grave që të gjejnë zërin e tyre përmes filmit dhe të sjellin përvojat e tyre në ekran”. “Filmi “Hive” bazohet në historinë e vërtetë të një gruaje e cila lufton ku...
‘Festivali i Venecias’, Beningi vlerësohet me çmim karriere

‘Festivali i Venecias’, Beningi vlerësohet me çmim karriere

KULTURË, LAJME
04.09.2021   06:14 Ceremonia hapëse e festivalit të filmit në Venecia u mbajt mbrëmjen e së mërkurës, duke shkundur zymtësinë e pandemisë së koronavirusit e duke nderuar yllin e kinemasë italiane, Roberto Benigni. Aktori dhe regjisori, i vlerësuar me Luanin e Artë për karrierën, u prezantua nga regjisorja Jane Caption, e cila tha se Benigni është shumë i nevojshëm në këto kohë të vështira. Sakaq, artisti solli në skenë sharmin dhe humorin për të cilin është i famshëm. “Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë dashur dhe kanë besuar tek ajo që unë bëj, pasi unë kam ardhur nga hiçi. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, aristokrate, por një varfëri vërtet e bukur”, deklaroi i emocionuar regjisori dhe protagonisti i “La vita e bella”. “Është një nder i madh të jem president i juris...
div.meta-author { display:none; }