
Dreshaj: Ky shekull është Shekulli i Shqiptarëve
Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj, me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka shkruar:
"Në mungesë të strategjisë gjithkombëtare, shqipëtarët sot e kanë pozitën politike shumë më mirë se sa raportet ndërmjet veti. Ky shekull është definitivisht, shekull i shqipëtarëve. Partitë politike shqipëtare urgjentisht duhet ulur dhe të hartojnë strategjinë gjithkombëtare të mbijetesës në Ballkan: ata të Shqipërisë, Kosoveë, Ilirides, Malsisë e të Luginës. Kjo është imperativ, madje i vonë.Strategjitë e deshqiptarizimitë të trojeve historike shqiptare janë të kahmotshme. Fillojnë nga veprimet praktike të vjetra herë me dhune e herë me aktivitete politike.Si strategji të organizuara fillojnë nga Jovan Cijic, Garashanin, e vazhdojne me Vasa çubriloviq e se fundmi me Dobrica Qosic. Këto strategj...