
Ekipi i filmit “Vera Andrron Detin” takohen me ministrin Çeku
18/09/2021 10:08
Ekipi i filmit “Vera Andrron Detin” dje është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun.
Ky i fundit i ka përgëzuar ekipin për sukseset që arriti ky film, që pati premierën në një prej festivaleve më prestigjioze të filmit në botë, atë të Venecias.
Ndërsa regjisorja e filmit, Kaltrina Krasniqi e falënderoi për pritjen dhe u shpreh e lumtur që sukseset e tyre po ndihmojnë edhe në promovimin e vendit tonë.
“Vera Andrron Detin” fitoi dy çmime nga asociacionet e kritikëve dhe profesionistëve të filmit në Bienalen e Venedikut, ‘Inclusion Edipo Re’ dhe çmimin për ‘Autoret gra nën 40 [vjet]’.