News That Matters

KULTURË

Sot është shënuar “Dita Botërore e Turizmit”

Sot është shënuar “Dita Botërore e Turizmit”

KULTURË, LAJME
27/09/2021 20:56 Sot në mbarë Botën është shënuar “Dita Botërore e Turizimit” Kjo ditë, e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, synon të nxisë vetëdijësimin për vlerat sociale, kulturore dhe ekonomike të turizmit, si dhe kontributin e turizmit në arritjen e Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Po ashtu kjo ditë është shënuar edhe në Kosovë, ku Oda e hotilerisë dhe Turizmit ka organizuar një tryezë me temën:Turizmi rural: mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë. Ku sipas një postimi në faqen e tyre në “Facebook” thuhet se turizmi rural përqendrohet në pjesëmarrjen aktive në një mënyrë jetese rurale. “Mund të jetë një variant mes agroturizmit dhe ekoturizmit. Shumë fshatra mund të lehtësojnë turizmin rural sepse shumë fshatarë janë mikpritës dhe ...
Malli për t’pambërrijtëshmen’

Malli për t’pambërrijtëshmen’

KULTURË
26/09/2021 16:54 Poezi nga Esad Mekuli Retë luejnë n’naltësinë, si qingjat n’kodrina, Ndërsa malli për t’pambërrijtëshmen ndryhet n’mue: Dëshirojsha mu kapë n’vallen e reve kuqle E me fluture në t’shkëqyeshmet naltësina Me gëzimin e këngës baritore… E kur hana e luginave ia beh n’shpejti Dhe toka natën n’dishrim thërret, Si rrezet e argjendta mbi kalli- Të shkoj E t’vizitoj Skajet e dhimbjes e vendet ku pashë ankthet. Vaj! Me u kapë n’vallen e reve nkuqlime Zemra me t’dhanun do t’më dëshironte Që rinija t’gërthet i herë mâ me gëzime Dhe mall i zemrës s’vuajtun t’gufonte. -Por, pse zemra tingëllon përmallshëm si za drithërim dhe droja kaplon thellë zemrën e shpirtin tim?! Kur dëshiroj aq rêtë mbi qytet me i soditë, Derisa malli për t’pambërrijtshmen, m’kap, m’shafit...
Ramë Lahaj ia dedikon nënës së tij këngën “Për mu paska ken’kismet”

Ramë Lahaj ia dedikon nënës së tij këngën “Për mu paska ken’kismet”

KULTURË
24/09/2021 09:21 Tenori Ramë Lahaj ka bërë të ditur se ia ka kushtuar këngën “Për mu paska ken’kismet” nënës së tij e cila ka vdekur këtë vit. Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se kjo ishte kënga e preferuar e nënës së tij. “Në ato netët e rralla të viteve të fundit, kur jemi ulë me pa televizor bashkë si dikur, kur u mbledhshim mas darke e sigurisht unë kryet n’prehnin tand, televizori e dha kangën “Për mu paska ken’kismet ” ja rrite zanin e me the “fort e du qet kangë””. “E kisha majtë shënim me ta knu por dojsha me kon një datë e rëndësishme për ty e mue, për ne. U gëzova fort që ma ne fund i erdh reni kësaj vere me rastin e krijimit te festivalit, platformës së edukimit të gjeneratës se re, projekt ky që fort më gëzoj e ma shumë më idhnoi. Nanë nuk m’pr...
Data e sotme shënon‘DITËN NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS SË SHENJAVE’

Data e sotme shënon‘DITËN NDËRKOMBËTARE TË GJUHËS SË SHENJAVE’

KULTURË
23/09/2021 14:21 Data e sotme, 23 Shtatori, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave’, si një mundësi unike për të përkrahur dhe mbrojtur identitetin linguistik dhe diversitetin kulturor të përdoruesve të kësaj gjuhe, shkruan “Radio-Ylberi”! Sipas Federatës Botërore të të Shurdhërve, në mbarë botën janë përafërsisht 72 milionë njerëz që i përkasin këtij komuniteti, 80 për qind e të cilëve janë nga vendet e zhvilluara. Kolektivisht, ata përdorin më shumë se 300 gjuhë të ndryshme të shenjave.
Filmi ‘Virgjëresha shqiptare-burrnesha’ me premierë botërore në Festivalin e Filmit në Varshavë

Filmi ‘Virgjëresha shqiptare-burrnesha’ me premierë botërore në Festivalin e Filmit në Varshavë

KULTURË
23/09/2021 12:50 Filmi ”The Albanian Virgin” nën regjinë e Bujar Alimanit do të ketë premierën botërore këtë vit në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar. Lajmi u bë i ditur nga aktorja Rina Krasniqi, e cila në film mban rolin kryesor, atë të Luanës. ‘‘Nuk mund ta shprehë sa krenare jam që më në fund po e publikojmë para botës, një projekt kaq të përzemërt. Kaq shumë njerëz punëtorë për të falënderuar”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook. Filmi zë vend në Shqipërinë e vitit 1958, ku një djalë dhe një vajzë rriten së bashku në të njëjtin fshat. Ata janë miqtë më të mirë. Luana është vajza e një njeriu shumë të respektuar, Agimi biri i tradhtarëve të cilët u ndaluan nga qyteti nga komunistët. Pavarë...
126 vjetori i lindjes së atdhetarit, Avni Rrustemi

126 vjetori i lindjes së atdhetarit, Avni Rrustemi

KULTURË
22/09/2021 12:22 Veprimtar i lëvizjes demokratike, Hero i Popullit, Avni Rustemi lindi në Libohovë. Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”. Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28.11.1918 demostratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris E. Toptanin. Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi ...
Ka vdekur aktori i njohur Anthony Johnson

Ka vdekur aktori i njohur Anthony Johnson

KULTURË
22/09/2021 10:06 Ka vdekur aktori i njohur Anthony Johnson, në moshën 55 vjeçare.Lajmi për vdekjen e aktorit u bë i ditur nga zëdhënësi i tij. “E kemi humbur një ikonë. Ai do të na mungojë shumë. Anthony na ka lënë me kujtime të mahnitshme të buzëqeshjes, aftësive dinamike të aktrimit, por mbi të gjitha për personalitetin e tij të mirë dhe zemrën prej ari. Lutjet tona shkojnë për gruan e tij Lexis, tre fëmijët e tyre dhe mbarë familjen. Ju kërkojnë t’iu jepni privatësi dhe kohë për ta tejkaluar dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe”, theksoi ai, përcjell tutje KultPlus. Ndërkaq, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar akoma.Johnson më së miri njihet për rolin e Ezalit në filmat e regjisorit F. Gary Gray, “Friday”, ku luajti krahas aktorit Ice Cube....
Lista e plotë e fituesve në edicionin e 73-të të ‘Emmy Awards 2021’

Lista e plotë e fituesve në edicionin e 73-të të ‘Emmy Awards 2021’

KULTURË
20/09/2021 12:30 Edicioni i 73-të kishte një numër të limituar të të ftuarve për shkak të pandemisë COVID-19. Serialet “The Crown” dhe “The Mandalorian” kryesuan nominime e “Emmy Awards 2021”, secili me nga 24 të tillë. Lista e plotë e fituesve: Aktori kryesor në seriale dhe filma televiziv Ewan McGregor, “Halston” Aktorja kryesore në seriale dhe filma televiziv Kate Winslet, “Mare Of Easttown” Aktori dytësor në seriale dhe filma Evan Peters, “Mare Of Easttown” Aktorja dytësore në seriale dhe filma Julianne Nicholso, “Mare Of Easttown” Aktori kryesor në serinë komedi Jason Sudeikis, “Ted Lasso” Aktorja kryesore në serinë komedi Jean Smart, “Hacks” Aktori dytësor në serinë komedi Brett Goldstein, “Ted Lasson” Aktorja dytësore në serinë komedi Hannah Waddingham, “Ted Lasso...
Kryeministri Kurti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit”

Kryeministri Kurti merr pjesë në “Takimet e Dom Mikelit”

KULTURË, LAJME
18/09/2021 14:30 Kryeministri Kurti sot ka marrur pjesë në "Takimet e Dom Mikelit", ku në fjalën e tij përshëndetëse tha se Gjergj Fishta është politika e poemës në gjuhë. Historia jonë nuk do të mund të bënte pa këtë konfigurim krijimtar, trasmeton “Radio-Ylberi” Kryeministri Kurti theksoi se Fishta nuk shpreh më pak se kategorinë themelore të publicitetit, pra të shprehjes më të madhe në një gjuhë. “Nuk ka politikë pa gjuhë, nuk ka kolektiv jashtë gjuhës, dhe nuk ka gjuhë që nuk mund të mos shprehë politicitetin e njerëzve", tha ai. Ndërsa ky aktivitet organizohet tash e 32 vite, në Stubëll të Epërme, takimet e Dom Mikelit. Shkas i organizimit është përkujtimi i Mikel Tarabulluzit, klerikut dhe mësuesit të respektuar nga gjithë shqiptarët, pa dallim besimi, i cili në vitin 1905 e h...
Panairi i librit s’mbahet as këtë vit

Panairi i librit s’mbahet as këtë vit

KULTURË
18/09/2021 12:02 Pavarësisht lirimit të masave anti COVID gjatë verës, as këtë vit nuk u lejua që të mbahet panairi i librit në Prishtinë. Ky është viti i dytë me radhë që Kosovës po i mungon organizimi më i madh kulturor, i cili mbledhë në një vend botuesit, librashitësit dhe lexuesit. Ani pse pati lehtësime të shumta të masave, ku për një kohë u lejuan edhe dasmat dhe klubet e natës, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, thotë se e njëjta nuk ndodhi me panairin. Derisa thotë se ata që pësuan më shumë janë botuesit e vegjël për shkak të pamundësisë së shitjes online, ndërsa apelon Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit që t’i ndihmojë këta të fundit. Ndërkohë që thekson se ndihma më e madhe e Qeverisë për të gjithë botuesit pa përjashtim do të ishte heqja e TVSH-s...
div.meta-author { display:none; }