News That Matters

KULTURË

No Time to Die”, arrin më 6 tetor në kinematë Cineplexx

No Time to Die”, arrin më 6 tetor në kinematë Cineplexx

KULTURË
06/10/2021 18:15 “No Time to Die”, arrin më 6 tetor në kinemat Cineplexx, filmi i 25-të në serinë e James Bond të krijuar nga regjisori Cary Joji Fukunaga. Rolin kryesor e luan aktori Daniel Craig, i cili po luan në këtë film për herë të pestë dhe të fundit si agjenti imagjinar britanik MI6 James Bond. Ndërsa aktorët që do sjellin emocionin e aksioneve që do sjell filmi janë Léa Seydoux, Ben Whishaw, Naomie Harris, Jeffrey Wright, Christoph Waltz, Rory Kinnear dhe Ralph Fiennes këta të funidt përsërisin rolet e tyre nga filmat e mëparshëm dhe aktorët e rinj janë Rami Malek, Lashana Lynch, Billy Magnussen, Ana de Armas, David Dencik dhe Dali Benssalah. Në këtë film, Bond, i cili ka lënë shërbimin aktiv me MI6, rekrutohet nga CIA për të shpëtuar një shkencëtar të rrëmbyer, gjë që çon në ...
Filmi “Vulë” fiton çmimin e 13-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Filmi “Vulë” fiton çmimin e 13-të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

KULTURË
05/10/2021 16:22 Pas Francës në “Lacorne Internacional Film Festival” ku triumfoi si ‘Drama më e mirë’, po ashtu vjen edhe çmimi i 13-të nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ‘Filmin e Shkurtër’ me skenar dhe regji të Valmir Tertinit. Filmi, siç është theksuar disa herë, flet për Viktorian – një punonjëse të papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto. Në anën tjetër, punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të. Me këtë rast, ajo u shkarkua nga ambasada dhe të njëjtit shihen me njëri-tjetrin kur udhëtojnë pë...
Disa këshilla nga Michelle Obama  për vajzat dhe gratë e reja në barë botën

Disa këshilla nga Michelle Obama për vajzat dhe gratë e reja në barë botën

KULTURË
05/10/2021 15:20Autorja dhe ish zonja e parë amerikane, Michelle Obama ofron disa këshilla nga jeta e saj për vajzat dhe gratë e reja në barë botën. 1- Mundohuni t’ia dilni të vetme “Unë kam qenë gjithmonë studentja që donte të merrte A nëpër provime, e cila donte të bënte mirë, të ishte më e mira. Duke qenë një nga ata fëmijë në një komunitet ku jo të gjithë i kishin ato synime, e gjeja veten duke menduar ‘Si mund të mësoj kur jam e rrethuar nga njerëz që kanë pritshmëri të ndryshme nga unë?’ Kur i thashë këshilltarit tim të shkollës së mesme se doja të shkoja në Princeton për studime, këshilltari më tha: ‘Unë nuk mendoj se ti je materiali i duhur për Princeton.’ Kjo më mërziti në njëfarë mënyre, që edhe pse vazhdova dhe hyra në Princeton, më kujtohej ajo ndjenjë dyshimi që një ...
Filmi “Venom” kryeson me 90 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë

Filmi “Venom” kryeson me 90 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë

KULTURË
04/10/2021 10:19Filmi i Tom Hardit, “Venom: Let There Be Carnage”, është filmi numër një në Amerikën e Veriut i cili fitoi 90.1 milionë dollarë të ardhura këtë fundjavë. Në numrin dy vjen filmi “The Addams Family 2” me 18 milionë dollarë, i ndjekur nga “Shang-Chi” dhe “Legjenda e Dhjetë Unazave” me 6 milionë dollarë. Fitimi i përgjithshëm i kësaj jave ishte 128 milionë dollarë, përfshirë 127 milionë dollarë për 10 filmat më të mirë. Vitin e kaluar gjatë fundjavës së parë të tetorit, bruto e përgjithshme ishte 9 milionë dollarë. Në vitin 2019, para pandemisë, ishte 150 milionë dollarë.
Mbyllet “Mural Fest 2021”

Mbyllet “Mural Fest 2021”

KULTURË, LAJME
Pas 45 ditësh punë intenstive dhe dy vjet përgatitje mbyllet me sukses “Mural Fest 2021” organizuar nga Dekor Tirana dhe kuruar nga Helidon Doni Haliti dhe Kiriakos Losifidis. Artistë me famë ndërkombëtare nga Gjermania, Italia, Spanja, Greqia, Indonezia, etj udhëtuan drejt Tiranës për artin e magjishëm të ngjyrave murale. Gjatë këtyre ditëve, artistët dhanë mesazhet e tyre përmes hapësirave të qytetit duke sjellë një energji shumë të bukur e duke lënë një muze të hapur në natyrë. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj u shkrinë me fasadat e godinave në Tiranë duke ridizajnuar hapësirat urbane dhe kthyer ato jo vetëm në pika të reja atraksioni në kryeqytet, por edhe destinacione për turistët e shumtë të huaj dhe ata vendas. Ky event i kthyer tashmë në një traditë të buku...
Pritet të fillojë renovimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë dhe i xhamisë së Drenocit në Deçan

Pritet të fillojë renovimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë dhe i xhamisë së Drenocit në Deçan

KULTURË, LAJME
01/10/2021 13:11 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan dje një marrëveshje për bashkë-financim për rinovimin e dy lokacioneve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. MKRS do të financojë dhe UNDP do të implementojë rinovimin dhe rehabilitimin e plotë të monumenteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore: shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë dhe xhaminë e Drenocit në Komunën e Deçanit. Punimet do të kryhen në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social” të financuar nga Bashkimi Evropian, Instrumenti për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) i cili implementohet nga UNDP, në bashkëpunim të ngushtë me MKRS në lokacione të përzgjedhura. Çeku theksoi rëndësinë ...
Disa thënie nga poeti persian Rumi

Disa thënie nga poeti persian Rumi

KULTURË
01/10/2021 09:47 Me siguri se deri tani keni dëgjuar për poetin e njohur persian Rumin. Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore. Më poshtë, ju mund t’i gjeni të listuara disa prej thënieve më inspiruese të këtij poeti të mahnitshëm. – “Detyra juaj nuk duhet të jetë të kërkoni dashurinë, por t’i kërkoni të gjitha barrierat që i keni ndërtuar brenda vetes kundër dashurisë” – “Çfarë jeni duke kërkuar, është duke ju kërkuar juve” – “Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër” – “Dje kam qenë i zgjuar, kam dashur ta ndryshoj botën. Sot jam i mençur, andaj jam duke e ndryshuar vetveten” – “Ju keni lindur me krah, përse preferoni të zvarriteni tërë jetën?” – “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima” ...
Libri i huazuar i rikthehet bibliotekës pas 43 vjetësh

Libri i huazuar i rikthehet bibliotekës pas 43 vjetësh

KULTURË
3/09/2021 11:32 Nga një bibliotekë në Toronto thanë se një libër me poezi për fëmijë është kthyer në qarkullim pasi u rikthye aty 43 vjet pas datës së caktuar. Zyrtarët e Bibliotekës Publike të Torontos thanë se Nicholas Knock and Other People, një libër me poezi nga Dennis Lee, u kthye në degën Danforth-Coxwell këtë muaj pasi ishte marr në tetor të vitit 1978. “Edhe pse nuk është e zakonshme të mbash një libër për kaq gjatë, ne gjithmonë i mirëpresim librat e bibliotekës,” tha zëdhënësja e bibliotekës, Michelle Leung për Narcity, transmeton Klan Kosova. Leung shtoi se personi që e huazoi librin nuk do të përballet me gjoba për këtë vonesë.
“E dashura ime perfekte”, kur Arthur Miller i shkruante Marilyn Monroes

“E dashura ime perfekte”, kur Arthur Miller i shkruante Marilyn Monroes

KULTURË
29/09/2021 17:00 “Nëse të kam bërë të qash, ose të kam mërzitur qoftë edhe për një sekondë, më fal, e dashura ime perfekte”, kështu i shkruante në një nga letrat e pafund dramaturgu Arthur Miller, aktores së njohur Marilyn Monroe. Dhjetëra letra dashurie janë gjetur në arkivin personal të shkrimtarit, pjesa më e madhe dedikuar bjondes me të cilën pati historinë më të gjatë të dashurisë. Nga gjithë historitë e dashurisë, ajo me Miller do të ishte më e veçanta për aktoren, e cila pavarësisht kontraditave në fund të kësaj lidhjeje do ta ruante gjithnjë me dashuri në kujtesë. Ata u martuan më 29 korrik 1956. Çifti u takua në Lee Strasberg dhe miqtë janë shprehur se ajo e “magjepsi” Arthur Miller me një shikim. Pasi ata u martuan, Arthur shkroi një pjesë të Roslyn Taber në vitn 1961, “The Misf...
Gjyqi i vetvetes’

Gjyqi i vetvetes’

KULTURË
27/09/2021 21:28 Nga Arthur Rimbaud Ç’jemi ne? Viktima të njëri-tjetrit. Ç’jemi ne? Nxënës të ideve absurde. Ç’jemi ne? Vegime të turbullta në pellg. Ç’jemi ne? Fëmijë me arsyetime të mbrapsht. Ç’jemi ne? Pranga të mbetura jetime. Ç’jemi ne? Kometa të rritura në vazo. Ç’jemi ne? Polumbarë që zhytemi në tokë. Ç’jemi ne? Çelsa më të mëdhenj se dyert. Ç’jemi ne? Forma të gjalla të vdekjes. Ç’jemi ne? Vullkane të shuar instiktesh. Ç’jemi ne? nsekte që koleksionojnë shkencëtarë. Ç’jemi ne? Palaço të shfaqjeve ku qeshim e gajasemi vetë. Ç’jemi ne? Pula të mallëngjyera nga veza. Ç’jemi ne? Asketë të ëndërrave tona. Ç’jemi ne? Testamente të lënë pa trashëgimtarë. Ç’jemi ne? Plumba me objektiv kokën. Ç’jemi ne? Muskuj që urdhërohen nga pesha që mbajnë. Ç’jemi ne?...
div.meta-author { display:none; }