News That Matters

KULTURË

“Zgjoi” vjen në kinematë e vendit

“Zgjoi” vjen në kinematë e vendit

KULTURË
21/10/2021 15:40 “Zgjoi” që shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe tani ka ardhur edhe në Kosovë. Filmi i nominuar për “Oscar”, nga 28 tetori do të shfaqet në “Cineplexx” në Prishtinë e Prizren, dhe nga 29 tetori edhe në “Cinemarin” në Prizren. Filmi debutues i metrazhit të gjatë i regjisores Blerta Basholli do të nisë rrugëtimin e tij në kinema me një shfaqje ekskluzive për media. Ato ftohen të bashkëbisedojnë me ekipin në lidhje me ardhjen e kësaj drame në vend dhe mesazhin që ekipi dëshiron ta përçojë të publiku vendas. Të pranishëm do të jenë regjisorja e filmit Blerta Basholli, aktorja Yllka Gashi, Fahrije Hoti dhe producentët Yll Uka e Valon Bajgora. Drama e jashtëzakonshme e bazuar në ngjarje të vërtetë, shfaqjen për media do ta ketë më 22 tetor nga ora...
Dua Lipa po mbështetë marshin e Vasfije Krasniqit në New York

Dua Lipa po mbështetë marshin e Vasfije Krasniqit në New York

KULTURË
20/10/2021 15:15 Dua Lipa po mbështetët nismën e Vasfije Krasniqit #RallyForHerJustice, nismë që ka për qëllim të vënies së drejtësisë për krimet e kryera nga serbet, në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë e Kroaci. Dua Lipa e cila ndiqet nga dhjetëra milionë, me mbështetjen e kauzës së Vasfije Krasniqit po i kujton edhe njëherë botës për krimet serbe që i kanë kryer në rajon. Marshi për këtë kauzë do të bëhet më 28 tetor në NewYork.
NJERIU I DUHUR

NJERIU I DUHUR

KULTURË
17/10/2021 17:10 Nga: Natalia Ginzburg (pjesë nga Le piccole virtù, 1962) Përktheu: Aurel Plasari … Një ditë takojmë personin e duhur. Qëndrojmë indiferentë, sepse nuk e kemi njohur. Shëtisim me personin e duhur nëpër rrugët e periferisë dhe na bëhet zakon, pak nga pak, të shëtisim së toku përditë. Hera-herës, pa e pasur mendjen, pyesim veten në mos vallë po shëtisim me personin e duhur, por na duket që jo, aspak. Jemi tepër të qetë; toka dhe qielli kanë ndryshuar; minutat dhe orët rrjedhin qetësisht pa na prekur kushedi se çfarë në zemër. Sa e sa herë jemi gabuar: kemi pandehur të kemi ndeshur personin e duhur, ndërsa nuk paskësh qenë i tilli. Dhe, në prani të atyre personave kinse të duhur, binim të rrëmbyer prej një trazire aq të vrullshme sa nuk na mbetej më fuqi për të menduar; n...
Adele publikon albumin e shumëpritur

Adele publikon albumin e shumëpritur

KULTURË
15/10/2021 09:06 Pas një fushate të ngadaltë e të menduar mirë, arriti muzika e re e Adele pas gjashtë vjetësh. Easy On Me, një baladë me piano dhe emocionale, u publikua në mesnatë, duke u ofruar fansave pamjen e parë të “albumit të saj të divorcit”, të titulluar 30. Ky do të jetë vazhdimi i saj për albumet e suksesshme 19, 21 dhe 25. Easy On Me e paraqet Adele duke shpjeguar vendimin e saj për t’u larguar nga martesa në vitin 2019, ndërsa i kërkon djalit dhe ish-burrit të saj për mirëkuptim. “Unë ndryshova nga ajo që isha për t’ju vënë ju të dyve në radhë të parë” këndon ajo, “por tani unë heq dorë”.
Vrasjet që frymëzuan shkrimtarët dhe vrasësit që shkruan libra për vrasjet e tyre

Vrasjet që frymëzuan shkrimtarët dhe vrasësit që shkruan libra për vrasjet e tyre

KULTURË
14/10/2021 12:34Letërsia moderne është frymëzuar gjithmonë nga ngjarjet e vërteta të krimit, por ka pasur edhe raste në të cilat marrëdhënia midis autorit të një vepre dhe temës së tij është çuditërisht e ngushtë. Në disa nga veprat e tyre, autorë të ndryshëm të librave triler, të tmerrit ose romaneve që flasin për histori të vërteta të krimit në fakt kanë dhënë pak a shumë të dhëna të drejtpërdrejta për krimet dhe vrasjet që ata kishin kryer në të vërtetë. 1 – Një nga këta autorët më të njohur është sigurisht kinezi Liu Yongbiao, i cili në gusht 2017 u arrestua nën dyshimin se kishte rrahur katër persona, përfshirë një 13-vjeçar, në 1995. Në kohën e arrestimit të tij, Liu po punonte për një histori të quajtur “Shkrimtari i bukur që vrau”, që kishte të bënte me një shkrimtare mis...
“Nata e qefit në Kumanovë” kënga më e re

“Nata e qefit në Kumanovë” kënga më e re

KULTURË
12/10/2021 23:54Sot është lansuar kënga më e re,"Nata e qefit - ne Kumanove", ku flet për një mbrëmje më shoqeri në këtë qytet, ku shoqerohet me valle dhe dolli. Tekstin e këngës e kanë shkruar, Ismet Behxheti dhe Hekuran Krasniq, me muzikën e këngës është marrë Hekuran Krasniqi. Gjithashtu e kanë interpretuar këngëtarët:Ismet Bexheti,Salim Arifi, Xhezair Elezi,Sokol Latifi,Nuredin Fetahu, Qerim Hamidi, Mehmed Bajrami, dhe Kastriot Latifi. Ndërsa,vokalet dhe klarineta janë incizuar në studion e Ismet Behxhetit Radio-Ylberi ua sjellë klipin e kësaj këngë: https://www.youtube.com/watch?v=O-jvF27VT_Y
MKRS ndanë nga 3000 euro për 29 biblioteka në Kosovë

MKRS ndanë nga 3000 euro për 29 biblioteka në Kosovë

KULTURË, LAJME
11/10/2021 11:52Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet financiarisht bibliotekat komunale përmes memorandumeve të bashkëpunimit. Përmes këtyre memorandumeve do të mbështeteten gjithsej 29 biblioteka me nga 3,000 euro për pasurimin e fondit librar. Buxheti i tërësishëm i ndarë për bibliotekat komunale është 87,000 euro.Bibliotekat që kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit janë: Biblioteka e Mitrovicës;Biblioteka e Prizrenit;Biblioteka e Gjilanit;Biblioteka e Pejës;Biblioteka e Gjakovës;Biblioteka e Vushtrrisë;Biblioteka e Podujevës:Biblioteka e Ferizajt;Biblioteka e DrenasitBiblioteka e SkënderajitBiblioteka e Fushë KosovësBiblioteka e Hanit të ElezitBiblioteka e JunikutBib...
“Kur ti telefonoje”

“Kur ti telefonoje”

KULTURË
Poezi nga Ismail Kadare Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht Ishte dimer. Une isha i fundosur Në kolltukun e palevizshëm pranë vetmisë. U afrova tek xhamat Jashtë binte shi Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonike Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti, Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve, Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rrugës. Ti qaje? Jo. Pik shiu të ngrohte nga telat binin.
“Në Malësi është atdheu im” (Video)

“Në Malësi është atdheu im” (Video)

KULTURË
07/10/2021 22:30 Këngëtari nga Malësia, me banim në SHBA, Gjekë Dushaj, ka publikuar këtë këngë “Në Malësi është atdheu im”, ku edhe përmes titullit është e kuptueshme që kjo këngë i kushtohet atdheut. Ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Gjovalin Dushaj, ndersa për muzikën dhe orkestrimin është kujdesuar vetë Dushaj. "Radio-Ylberi" ua sjellë klipin e kësaj këngë! https://www.youtube.com/watch?v=jQNSPE5CdbU
Smajl Huka: A nuk është origjinë shqiptare e dukshme me këtë fotografi që është dëshmi që kemi jetu 150 vjet më parë

Smajl Huka: A nuk është origjinë shqiptare e dukshme me këtë fotografi që është dëshmi që kemi jetu 150 vjet më parë

KULTURË
06/10/2021 19:33 Smajl Huka ka publikuar një fotografi të familjarëve të tyre, duke treguar se kio fotografi është dëshmi që kanë jetuar 150 vite më parë. “Në këtë foto stërgjyshi im gjyshi im Daida dhe dada babai im rahmetli. Kjo është familja ime.” shkroi ai "A nuk është origjinë shqiptare e dukshme. Si mund të thonë disa që nuk janë shqiptarë tani. Si bëhen këta shqiptarë boshnjakë. Si nuk ka shqiptar në sanxhak tani?" shtoi ai Postimi i plotë:
div.meta-author { display:none; }