
Kurti: Kujtimi për Burbuqe Berishën do të mbetet i paharruar sikurse edhe trashëgimia e saj e çmuar artistike
28/10/2021 21:44
Kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes Berisha, komunitetit artistik dhe miqve të regjisores dhe ish-drejtoreshës së Teatrit Kombëtar Burbuqe Berisha e cila vdiq sot.
“Me keqardhje e pikëllim e mora lajmin për ikjen në amshim të regjisores së shquar Burbuqe Berisha. Zonja Berisha ishte ndër regjisoret e para kosovare, e cila me punën e saj të pakursyer e pasuroi dhe e ngriti nivelin e artit dramatik dhe filmik të Kosovës.
Kurti tha se “vdekja e saj e hershme është humbje e madhe për familjen, për teatrin dhe kinematografinë tonë”.