News That Matters

KULTURË

Shiten të gjitha biletat për filmin “Zgjoi” në Amerikë

Shiten të gjitha biletat për filmin “Zgjoi” në Amerikë

KULTURË, Storiet Kryesore
06/11/2021 7:18 Të gjitha biletat janë shitur për filmin “Zgjoi” në Amerikë. Interesim të madh për filmin kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po tregohet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch. Në faqen zyrtare të “Zgjoit”, në rrjetin social Facebook, thuhet se pas dy ditë do të bëhet shfaqja e filmit në kinematë e Nju-Jorkut. “Në “Film Forum” janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi”. “Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje biletash edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet në njoftim....
Fotografi ferizajas nderohet me mural në vendlindje

Fotografi ferizajas nderohet me mural në vendlindje

KULTURË
05/11/2021 12:33 Fotografi Hazir Reka është nderuar me një mural në qytetin e tij të lindjes, në Ferizaj. Ka qenë ekipi i MuralFest Kosova bashkë me artistin amerikan, Nils Ëestergard, të cilët e krijuan këtë mural të fotografit të shquar të kohës së paraluftës, luftës e më tej. “Sot stafi ynë mirëpritën gazetarë dhe fotografë vendas, përfaqesues të agjensioneve të ndryshme të mediumeve kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët vizituan nga afër rezultatin e muralit të fundit të punuar nga MuralFest Kosova në bashkëpunim me artistin amerikan Nils Ëestergard”, thuhet në njoftimin e MuralFest Kosova. “Kjo vizitë vjen si shenjë respekti ndaj fotografit e kolegut të tyre Hazir Reka, puna dhe portreti i të cilit shërbyen si motiv i muralit të punuar sot”. “MuralFest Kosova falënderon përzemërsisht ...
Anton Çetta, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare

Anton Çetta, veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare

KULTURË
04/11/2021. 12:05 Anton Çetta ishte shkrimtar, studiues e profesor, por në historinë shqiptare ai ka zënë një vend nderi edhe për kontributin e dhënë për pajtimin e gjaqeve. Çetta u lind në Gjakovë, në vitin 1920, ku edhe edhe kreu shkollën fillore, kurse mësimet e mesme i vazhdoi në Tiranë e Korçë. Po atë vit familja e tij u shpërngul për në Tiranë, ku ai ka kryer edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e ka kryer në Liceun e Korçës, ku asokohe studionte elita intelektuale e trojeve shqiptare. Më pas, ashtu sikur edhe shumë shqiptarë në atë kohë, ai shkoi për të kryer studimet në Itali. Vite më pas, Çetta diplomoi për Gjuhë dhe kulturë romane në Universitetin e Beogradit, ku më vonë do të emërohej edhe si asistent i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë. Gjatë ...
Sonte

Sonte

KULTURË
04/11/2021 10:06 Poezi nga Flamur Maloku Sonte asht’ thye gota e fundit u përplas n’fytyr’ nji dashni mërzin’ ke me hangër kadale raki nuk pi Sonte ujite trupin e terun Dashnia n’shpirt u thy.
Filmi “Zgjoi” do të shfaqet edhe nëpër kinematë në Amerikë

Filmi “Zgjoi” do të shfaqet edhe nëpër kinematë në Amerikë

KULTURË
03/11/2021 16:33 Filmi “Zgjoi: i regjisores Blerta Basholli ka shënuar suksese në arenën ndërkombëtare. Ky film tashmë është dhënë premierë në shumë vende të botës. Ndërsa, nga 5 nëntori ky film do të shfaqet edhe në kinematë e Amerikës. “Ekipi i ‘Zgjoit’ ka një lajm fantastik për komunitetin e shqiptarëve në Amerikë. Po vijmë tek ju. Shihemi nga 5 deri 18 nëntor në New York në ‘Film Forum’ dhe nga 12 nëntori në Los Angeles në ‘Laemmle’s Royal Theater’”, është bërë e ditur në Facebook.
Filmi “Zgjoi” fitues i dyfishtë në festivalin “Seminci” në Spanjë

Filmi “Zgjoi” fitues i dyfishtë në festivalin “Seminci” në Spanjë

KULTURË
30/10/2021 18:18 Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Seminci” ka ndarë dy çmime për filmin nga Kosova “Zgjoi”. Protagonistja në film, aktorja Yllka Gashi ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit. Ndërsa, filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka fituar po ashtu çmimin “Fundos” në Festivali Ndërkombëtar të Valladolidit që u mbajt në Spanjë. “Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. K...
Filmi “Zgjoi” shkon në ShBA

Filmi “Zgjoi” shkon në ShBA

KULTURË
29/10/2021 21:21 “Zgjoi” filmi i suksesshëm kosovar, do të jetë pranë audiencës kosovare edhe në Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka bërë të ditur aktorja kryesore e filmit, Yllka Gashi. Filmi kandidues për Oscars dhe fitues i shumëfishtë në Sundance Festival, nga 5 nëntori do të shfaqet në kinematë amerikane. ““Hive-Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit, me Yllka Gashin në rolin kryesor, filmi më i sukseshëm i kinematografisë shqiptare deri sot, fitues i trefishtë në Sundance 2021 dhe fitues i shumë çmimeve të tjera ndërkombëtare do të fillojë shfaqjen në kinematë Amerikane nga data 5 Nëntor në Neë York në Film Forum dhe 12 Nëntor në Los Angeles në Laemmle’s Royal Theater”, ka shkruar Gashi në Facebook, duke bërë thirrje shqiptarët atje që të përkrahin kastën kosovare duke blerë...
“Ti ke fytyrën e nuses sime të ardhshme…!”

“Ti ke fytyrën e nuses sime të ardhshme…!”

KULTURË
29/10/2021 16:30 Vanushja ime e shtrenjtë, është një orë e pazakontë për të shkruar dhe, akoma më e pazakontë, për të shkruar një letër për ty. Rëndom, me shtimin e fëmijëve dhe rritjen e tyre, vendin e dikurshëm të letrave tona e zunë mesazhet operative në celular – lista monokolonë porosish për tranguj, domate, karota, bukë, ilaçe, pije e ushqime të tjera – të vetmet “pusulla dashurie”. Ora po i afrohet katrës së mëngjesit. Bëra kontrollin e zakonshëm në dy dhomat ku flenë fëmijët tanë: si gjithmonë, jorgani ka shkarë ose e kanë hedhur mënjanë. Qesin shqelma përgjumësh ata… se s’bën… Tërë shtëpia jonë, me pikëzimet e buta shumëngjyrëshe të dritave zbukuruese të festave të fundvitit kundërmon gjumë të thellë dhe ëndrra. Konturet e orendive, edhe ato të tulatura në përgjumje, ngjajnë s...
Flet motra e Burbuqe Berishës: Tha e kam një shtrëngim, po i frikësohem shkallëve të Ministrisë dhe aty mbeti

Flet motra e Burbuqe Berishës: Tha e kam një shtrëngim, po i frikësohem shkallëve të Ministrisë dhe aty mbeti

KULTURË
28/10/2021 11:08 Kolegji AAB ka organizuar mbledhje komemorative për nder të regjisores Burbuqe Berisha, e cila vdiq dje në objektin e Ministrisë së Kulturës në moshën 51 vjeçare. Përveç kolegëve të shumtë të cilët e kujtuan të ndjerën, me shumë emocion foli edhe motra e saj, Trëndelina. Ajo tha se Buqja kohëve të fundit i frikësohej shkallëve të Ministrisë së Kulturës, për shkak të problemeve shëndetësore, dialzës të cilën e bënte tri herë në javë. “Nuk mund ta përshkruaj kontributin e madh ndaj familjes. Kemi mbetur shumë të ri pa prind dhe ajo ka qenë përkrahja jonë kryesore. Na ka mbështetur, është kujdesur për neve, nuk po mund ta paramendoj që nuk është më. Nuk e kemi një përkrahëse të fortë si ajo. Jam e lumtur që e kisha motër dhe ndihem shumë krenare për ato që ka bërë për n...
div.meta-author { display:none; }