News That Matters

KULTURË

Publikohet projekti “Ti Barabartë Unë”– figurat publike mbështesin personat me nevoja të veçanta

Publikohet projekti “Ti Barabartë Unë”– figurat publike mbështesin personat me nevoja të veçanta

KULTURË
03/12/2021 13:23 Është publikuar videoja e kauzës “Ti Barabartë Unë” për vitin 2021. Projekti “Ti Barabarte Unë” që trajton temën e personave me nevoja të veçanta njëri ndër projektet më të suksesshme në Kosovë, nga viti në vit ka shënuar rezultate të mëdha me klipet të cilët janë realizuar në kuadër të këtij projekti ku kanë përfshirë me vete fytyra publike shumë të rëndësishme. Këtë vit është përgatitur videoklipi me fytyra publike si: Atifete Jahjaga, Sellma Kasumoviq, Duda Balje, Vlora Çitaku dhe Majlinda Kelmendi të cilat do të jenë të shoqëruar me persona me nevoja të veçanta.
Shtëpinë ikonike të “Home Alone” mund ta rezervoni për një natë këtë dhjetor

Shtëpinë ikonike të “Home Alone” mund ta rezervoni për një natë këtë dhjetor

BOTË, KULTURË
02/12/2021 15:00 Fansat e filmit të famshëm “Home Alone” do të mund ta realizojnë ëndrrën e tyre të fëmijërisë duke kaluar një natë në shtëpinë ikonike ku u xhirua filmi. Shtëpia e familjes McCallister do të jetë në dispozicion në Airbnb vetëm për një natë. Shtëpia në zonën e Chicagos do të mund të rezervohet nga data 7 dhjetor për 25 dollarë. Aplikuesit e suksesshëm do të jenë në gjendje të qëndrojnë më 12 dhjetor me maksimum prej katër mysafirësh. Të ftuarit do të përshëndeten me të mbërritur nga Devin Ratray, njëri prej aktorëve të filmit. “Ju mund të mos më mbani mend si shumë mikpritës”, citohet të ketë ai në një deklaratë për shtyp. Përfitime të tjera gjatë qëndrimit në shtëpi do të jenë kurthet apo ushqimet e viteve të 90-ta....
Valbona në listën e pesë vendeve më të bukura të Ballkanit sipas ‘Forbes’

Valbona në listën e pesë vendeve më të bukura të Ballkanit sipas ‘Forbes’

KULTURË
02/12/2021 14:44 Revista e njohur “Forbes” i ka kushtuar një shkrim 5 vendeve më të bukura të Ballkanit ku ndër të tjera flitet dhe për Valbonën. Natyra dhe terreni malor i Valbonës krahasohet me Zvicrën në këtë shkrim. “Majat e larta që shihen nuk janë në Zvicër apo në Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobi në Valbonë, por ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebull.” Ndër të tjera. atraksione turistike në listë përmenden Parku Kombëtar i Unës ndodhet në Bosnjë-...
Muaj i mbarë

Muaj i mbarë

KULTURË
01/12/2021 22:22 *Nga Kimete Osmani Beqiri Uroj me përzemërsi të jesh Muaj i mbarë Suksese, mirësi Shëndet në radh të parë. Sa i veçantë më je muaji Dhjetor, pohoj Ndjenja, kujtime, nostalgji Dashuria përherë ka primatin Më je e çmuar, e imja krenari. Uratat përherë më të përzemërta janë Vetëvetiu Fundi i një vitit të tërë Shpresojmë të jetë më i mirë, i riu. Realiteti i rënduar Fatkeqësishte jo vetëm nga pandemia Mos qoftë e harruar, uroj Mbretëroftë ku do respekti, dashuria, mirësia. (IP)
“Ecim për Adrianën”, qytetarë e kolegë solidarizohen me aktoren

“Ecim për Adrianën”, qytetarë e kolegë solidarizohen me aktoren

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
30/11/2021 13.33 Për nder të aktores Adriana Matoshi e cila përsëri u diagnostikua sërish me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit. Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”. Aktorja dhe deputetja Matoshi dje njoftoi se pas nëntë vitesh i është rikthyer sërish tumori në kokë. Në shkrimin e saj tejet të ndjerë, Matoshi theksoi se jetën duhet vlerësu e duhet dashtë
Unë, Biri Yt, Kosovë

Unë, Biri Yt, Kosovë

KULTURË
30/11/2021 12:33 Poezi nga Ali Podrimja Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta e të shpërthej do si vullkan:- më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë. Unë biri yt
Sot është e shtunë edhe për ata që vuajnë e s’janë të lumtur

Sot është e shtunë edhe për ata që vuajnë e s’janë të lumtur

KULTURË
27/11/2021 20:09 Poezi nga Jamarbër Marko Sot është e shtunë… Për mua dhe për ty Për të gjithë. Për të gjithë ata Që patën diçka në tokë. Sot është e shtunë Edhe për ata që janë mërzitur Për ata që nuk dinë të jetojnë. Është e shtunë edhe për ata Që nuk janë më. Sot është e shtunë Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë Për lodrat që u luajtën Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë. Sot është e shtunë Edhe për ata që nuk e dinë këtë gjë Që vuajnë e s’janë të lumtur. Vetëm sot është e shtunë, E dëgjova në rrugë Në derën e spitalit. Sot është e shtunë Edhe sikur askush të mos e kujtojë… Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur, Por për madhështinë e një dite Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës. Është e shtunë Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër Si kjo e sotmja Dhe dikush m...
Morina:Mosshpallja  ditë zie kombëtare nga ana e Shqipnisë kallxon qartë sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë së tashme

Morina:Mosshpallja ditë zie kombëtare nga ana e Shqipnisë kallxon qartë sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë së tashme

KULTURË
24/11/2021 19:19Agim Morina ka komentuar përmes një postimi në llogarin e tij në facebook mosshpalljen ditë zie kombëtare nga ana e Shqipërisë. "Mosshpallja ditë zie kombëtare nga ana e Shqipnisë Administrative kallxon qartë sjelljen e papërgjegjshme të qeverisë së tashme.Me ba me u ba luftë në Shqipni, ashtu qysh u ba në Kosovë, shum nga baballarët e nanat, vllaznit dhe motrat e atyne viktimave në Bullgari kishin me ardhë e me luftu qoftë në Shqipni, qoftë në Kosovë." shtoi ai.   Agimi gjthashtu tha se shpallja ditë zie kombëtare nga ana e kryetares së Kosovës për tragjedinë e udhëtarëve shqiptarë në Bullgari asht akti ma kuptimplotë i solidaritetit kombëtar shqiptar. Postimi i plotë    
Vazhdojnë  ribotimet dhe promovimet e  enciklopedisë gjithkombëtare, “Bardhësitë  e Atdheut”,  të ish-reporterit  të  UÇK-së, Afrim  Mustafa

Vazhdojnë ribotimet dhe promovimet e enciklopedisë gjithkombëtare, “Bardhësitë e Atdheut”, të ish-reporterit të UÇK-së, Afrim Mustafa

KULTURË
23/11/2021 19:01 Janë duke vazhduar botimet dhe promovimet e enciklopedisë gjithkombëtare, "Bardhësitë e Atdheut", të ish-reporterit të UÇK-së, Afrim Mustafa. Kjo Enciklopedi, e cila përfshin mbi 30 mijë fakte ,dëshmi,argumente dhe dokumente gjithkombëtare treshekullore të Atdheut tonë , tashmë ka marrë vlerësime të larta të personaliteteve me ndikim dhe me emër në jeten publike në Kosovë. Ndërsa, në një promovim solemn, të mbajtur në Prishtinë dhe në Shkupë është folur për rëndësinë e jashtëzakonshme që ka kjo vepër madhore e autorit ,publicistit të mirënjohur të trojeve Shqiptare, Afrim Mustafa. Kryetari i SHFDUÇK, Xhavit Jashari ,tha se Enciklopedia Gjithkombëtare "Bardhèsitē e Atdheut" ,ka peshè tè rèndesishme historike dhe historiografike për Kosovën dhe krejt shqiptarin....
Kumanovë: “Ekspozitë Dita e Alfabetit”

Kumanovë: “Ekspozitë Dita e Alfabetit”

KULTURË
22/11/2021 22:50 *Nga Çerkin Ibishi Shoqata e artistëve “Rexhai Iseni”-Xhai , Likovë , Kumanovë, organizoi ekspozitë” 22 NËNTOR Dita e Alfabetit”. Ekspozita që u hap në Art Galerinë e Kumanovës zgjoi interesim të jashtëzakonshëm me laryshi punimesh artistike në pikëturë, skulpturë, grafikë të autorëve nga Maqedonia , Shqipëria, Kosova dhe Kosova lindore. Në përgjithësi pati cilësi në krijimtari artistike me tema të ngërthyera përmbajtjesh bashkëkohore dhe të traditës. Nga Mitovica morën pjesë Skender Idrizi me punime në pikëturë dhe Sabri Behrami skulpturë. Juria profesionale vendin e parë ia ndau Sabri Behramit për veprën e tij “Balerina”në skulpturë, pikëturë Dea Salihu nga Kumanova, grafikë Burhan Ahmetit Gostivari , fotografia Vigan Demirit nga Gostivari....
div.meta-author { display:none; }