News That Matters

KULTURË

Me emër shqip ‘flutur’ zyrtarizohet bashkëpunimi Dua Lipa dhe PUMA

Me emër shqip ‘flutur’ zyrtarizohet bashkëpunimi Dua Lipa dhe PUMA

KULTURË, Storiet Kryesore
09/12/2021 11:14 Dua Lipa dhe Puma po e vazhdojnë parnteritetin e tyre, duke arritur të realizojnë një bashkëpunim të ri mes veti, shkruan KultPlus. Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasador i markës, fituesja e Grammy dhe Puma po nxjerrin një koleksion të quajtur “Flutur”. Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur. Dua Lipa and Puma Team on First Collection Koleksioni Puma x Dua Lipa “Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. Çmimi i koleksionit varion nga 30 deri në 110 dollarë.
Adriana Matoshi: Unë u ktheva

Adriana Matoshi: Unë u ktheva

KULTURË
08/12/2021 13:11 Adriana Matoshi Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej. Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t’cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n’lutjet tuaja. Gjithmonë problemet kom dashtë me i majt mrena vetës mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha ditë sa e nevojshme osht dashnia e përkrahja n’ditë qaq t’fshtira. Ecja/marshimi n’sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n’dashninë e njerzve t’mi, po n’temperatura qaq t’ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t’madhe ndërkohë...
Kuajt e përgjakur

Kuajt e përgjakur

KULTURË
*Nga Bajram Mjeku Nga të gjitha kafshët, janë kuajt që i dua më së shumti. Ata nuk shquhen vetëm për fuqinë, por edhe për instiktin e zgjuar dhe bukurinë që kanë. Kjo kafshë fisnike që shquhet edhe për elegancë, vazhdon të lë gjurmë të fuqishme në të gjitha fushat e artit; në letërsi, pikturë, skulpturë, filma artistikë... Jam me fat që fëmijërinë e kam kaluar midis tyre. Familja ime, të vetmen pasuri që mbërrijti të shpëtonte nga konfiskimi i madh i regjimit komunist në vitin 1947 ishin kuajt, por asnjëherë nuk ka mundur të shpjegonte, si vërtet ndodhi kjo? Tufa e kuajve të racës gjakthjeshtë anglez, mbijetoi deri në fillim të viteve gjashtëdhjetë dhe rrëfimin për përgjakjen tyre, e kam dëgjuar disa herë nga nëna ime e ndjerë. Përsëriste sa e sa herë për plagosjen e kuajve nga lukunia e ...
Sot do të organizohet  ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi  nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës

Sot do të organizohet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës

KULTURË, Storiet Kryesore
06/12/2021 Sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë (06.12.2021), ora 15:00 do të organizohet ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi ekskluzive nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, ka njoftuar Mehmet Prishtina. Kjo ekpozitë paraprakisht do të organizohet në Shkup, kurse ditën e nesërme, të martën, edhe në Tiranë. Ekspozita organizohet nga ITSHKSH-Shkup AQSH-Tirane dhe Perfaqesuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina në nderim të 100 vj. të Kryministrit te 8-te të Shqiperisë ,Hasan Prishtina, thuhet ndër tjerash.
Meta pret artisten Anna Stratigò: Ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë

Meta pret artisten Anna Stratigò: Ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë

KULTURË
05/12/2021 12:02Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me artisten e shquar Anna Stratigò, ambasadore e vërtetë e kulturës arbëreshe në botë. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit theksoi se Stratigò vjen nga një familje e shquar arbëreshe, në Lungro të Kalabrisë, që prej 15 brezash trashëgon me dashuri gjuhën.    
Ti dhe hëna

Ti dhe hëna

KULTURË
Poezi nga Ismail Kadare Kësaj nate me hënë të vjeshtës Dola fushës të bredh kuturu. Retë shtohen me vrap pa reshtur, Hëna duket aty-këtu. Porsi vetë mendimet e mia Po më shtyhem ndër mend më shpesh dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti si kjo hënë që duket mes resh. Hëna shpejt do të zhduket dhe netët do të mbeten pa të, kurse ti në ëndërrimet e mia pa jetë perëndim s’do të kesh kurrsesi.
Anton Quni, Lindika Nikolla dhe Ermina Lekaj shpallen “Nderi i Mirëditës”

Anton Quni, Lindika Nikolla dhe Ermina Lekaj shpallen “Nderi i Mirëditës”

KULTURË, Storiet Kryesore
04/12/2021 17:32 Akademia e Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita” ka ndarë mirënjohje ndaj deputetit të Kosovës, Anton Qunit, kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, dhe ndaj deputetes shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj. Sipas Nikollës, kjo mirënjohje është ndarë për punën e shkëlqyer që u bë për promovimin e vlerave dhe kontributeve. “E nderuar që krahas dy personaliteteve me rrënjë mirditore, deputetes në parlamentin kroat, Ermina Leka,j dhe Gjeneralit nga Kosova, Anton Çuni, të merrja titullin ‘Nderi i Mirditës'”. “Përgjegjësi për ta përmbushur këtë vlerësim që ia dedikoj babait tim, që nuk rreshti së punuari për Mirditën tonë të dashur dhe ne, fëmijëve të tij na përçoi përkushtimin e dashurinë e paanë për të,” ka shkruar Nikolla në rrjetin social Faceboo...
Ndahet nga jeta Edi Luarasi, ikona e teatrit dhe e filmit shqiptar

Ndahet nga jeta Edi Luarasi, ikona e teatrit dhe e filmit shqiptar

KRONIKA E ZEZË, KULTURË, LAJME
03/12/2021 23:29 Ndahet nga jeta Edi Luarasi, në moshën 81 vjeçare, ikona e teatrit dhe e filmit shqiptar. Edi Luarasi lindi në Tiranë më 7 maj 1940. Ka debutuar në skenë në moshë të re, shkruajnë mediet shqiptare. Fillimisht në 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.Më pas, në dhjetë vjet, vijnë një sërë rolesh të arrirë, si Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974 për arsye politike e më pas u rikthye në skenë në mars 1991, me interpretimin d...
EQREM VLORA: KUJTIME PËR IDRIZ SEFERIN

EQREM VLORA: KUJTIME PËR IDRIZ SEFERIN

KULTURË
03/12/2021 22:20 *Nga Agim Morina "Më 10, 12, 14 maj 1910 u zhvilluan përsëri luftime të përgjakshme. Qindra shqiptarë ranë në këto luftime, e midis tyre edhe dy prijës shumë të dashur nga Karadaku — Rexho Fetahu dhe Idriz Seferi. Ky i fundit ishte bajraktari më i rëndësishëm i zonës së Karadakut dhe njëra nga figurat më interesante dhe më popullore të lëvizjes së shqiptarëve për pavarësi dhe të luftërave që u bënë në këto kohë të ashpra. Një burrë i çiltër, trim, shakatar i fortë, mikpritës, fisnik, plot besinkëri të pashoqe. Ai mishëronte në mënyrë të përkryer jo vetëm krenarinë e trashëguar të prijësit të fisit, bajraktarit, por edhe të gjitha virtytet tradicionale të njeriut të popullit. Kam qenë mysafir i tij në vitin 1909 dhe e kam parë se sa ndershmërisht përpiqej ai ta përshtaste ...
div.meta-author { display:none; }