
Gjigantit Vali Ranch në Gjilan i shtohet edhe një objekt madhështor
Në kompleksin turistik dhe qendrën e kongreseve VALI RANCH në Gjilan, sot në praninë e shumë personaliteteve, afaristë nga Zvicra dhe Kosova, iu vu gurthemeli edhe një objekti të ri për evente. Bëhet fjalë për një investim të radhës nga afaristi shumë i suksesshëm në Zvicër dhe në Kosovë, njëherit President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër, z. Fehmi Fetahi. Objekti i ri do ketë rreth 3000 metra katrorë dhe, pjesa më e madhe do jetë konstruksion metalik dhe xham. Në vizualizimin e projektit, të pranishmit u entuziazmuan nga pamjet e një kopshti të bukur plot lule dhe palma. Në këtë objekt do mbahen dasma dhe evente nga më të ndryshmet, nën qiell të hapur, me mundësi mbulimi automatik, varësisht nga kushtet klimatike.
Ky investim i Fehmi dhe Sar...