News That Matters

KULTURË

Barack Obama publikon listën e këngëve, filmave dhe librave të preferuar të vitit 2021

Barack Obama publikon listën e këngëve, filmave dhe librave të preferuar të vitit 2021

BOTË, KULTURË
18/12/2021 11:00Është një traditë e fundvitit që ish-presidenti amerikan, Barack Obama publikon listën vjetore të filmave, librave dhe muzikës së tij të preferuar në rrjetet sociale. “Arti gjithmonë mban dhe ushqen shpirtin. Por për mua, muzika dhe tregimi ndiheshin veçanërisht urgjente gjatë këtij viti pandemik – një mënyrë për t’u lidhur edhe kur ishim të lidhur”, shkroi Obama, në Instagram për të nisur listën e tij të preferuar të vitit 2021. Duke filluar me librat, Obama renditi 13 tituj dhe u kujtoi ndjekësve 11 të tjerë që ai rekomandoi në fillim të vitit. Një vepër e trilluar historike, “Matrix” nga Lauren Groff , së bashku me “Crossroads” e Jonathan Franzen , librin me kujtime të Qian Julie Wang “Beautiful Country”, “The Lincoln Highway” nga Amor Tales dhe të tjera që ai tha se i “...
KUJDES PËR TË MOSHUARIT..!

KUJDES PËR TË MOSHUARIT..!

KULTURË
16/12/2021 21:18 *Nga Refki Reshitaj Më falni ju lutem, ju o miq te mi. Që shpesh po iu lodh kokën, me ndonjë poezi. Ju shkruaj për jetën, me të mira e të këqia. Për gëzimet që kisha, por dhe brengat e mia. Më dhimbset Atdheu, si është katandisur ?! Sikur jem bë gati, të gjithë për t'a braktisur ! Për t' moshuarit më së vështiri, që kanë moshë për pension. Shteti ynë i shumëpritur, punën e bërë nuk ua pranon ! Jo, nuk pranohet puna, që është bë e po bëhet në liri. Për pensione pranohet, vetëm ajo që është bë nën Serbi ?! Shumë nevrikos kjo e vërtetë, këtë rregull, vallë kush e qiti ? ,,Staži" pranohet vetëm për kohën, kur këtu sundoi Milosheviqi. As shkolla e kryer, nuk pranohet dot. Pas vitit ' 90-të, e deri më sot ?! S' ka rēndësi ku diplomove, n' Kolegj apo n' Universitet. Edhepse kët...
7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët

7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët

KULTURË
16/12/2021 14:04 Faik Konica, një njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, është ndër figurat më të shquara shqiptare. Konica përveç si kritik letrar ka qenë edhe veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare. KultPlus ju sjellë 7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët: 1. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. ( 1907). 2. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (1906). 3. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare). 4. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kan...
Vedati publikon foto të reja nga prapaskenat e filmit në Turki

Vedati publikon foto të reja nga prapaskenat e filmit në Turki

KULTURË
14/12/2021 20:50 “Elif Ana” titullohet filmi turk në të cilin do të marrë pjesë edhe aktori kosovar, Vedat Bajrami. Përmes postimeve në rrjetet sociale ai po ndan momente të ndryshme teksa pasqyron skena nga filmi. Së fundmi publikoj disa imazhe në Instagram. “Xhirimi i filmit Elif Ana”, shkroi ai në mbishkrimin e imazhit. Kujtojmë që xhirimet e këtij filmi kanë nisur me 5 nëntor ndërsa producentët e filmit janë Okkes Perakende dhe Kazım Çarman. https://www.instagram.com/p/CXd5RsXM4Py/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6777fb92-7653-41e6-9fc2-a5528a955ce6
Të dy duheshin

Të dy duheshin

KULTURË
13/12/2021 22:22 Poezi nga Heinrich Heine Të dy duheshin, por asnjëri s’donte tjetrit t’ia rrefejë vërtet; Ata kaq armiqësisht këqyreshin Dhe nga dashuria sa s’vdisnin krejt. Në fund u ndanë dhe njeri-tjetrin Vec në ëndrra herë pas here shihnin; Ata qëmoti kishin vdekur Dhe zor të ngjajë që këtë e dinin. Shqipëroi: Synim Selimi/ KultPlus.com
Poezi nga Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

KULTURË
12/12/2021 16:22 Kur një mëngjes Do të jetë mëngjes e unë do të vi patjetër. Mbi xhaketën time do te kenë rene petale Nga lulet e kumbullës se vjetër, Nga lulet e thanës së tharët. Aherë ti s’do të jesh zgjuar akoma. Unë do të them emrin tënd në xhame Dhe do të vërshëllej të dashurën këngën tonë: “Ti çele herët, moj bajame!” Do vërshëllej ngadalë ngadalë E s’do prish gjumin tënd të bukur. Do bien mbi mua petale E do ulet në sup një flutur… E, kur sytë të hapesh, do të shohësh Romantikun e përjetshëm në xhame Dhe këngën e dashur do njohësh: “Ti çele herët, moj bajame!
Filmi për Srebrenicën ku luan Alban Ukaj, triumfon me tre çmime në ‘European Film Awards’

Filmi për Srebrenicën ku luan Alban Ukaj, triumfon me tre çmime në ‘European Film Awards’

KULTURË
12/12/2021 16:16 Filmi boshnjak “Quo Vadis, Aida?” nën regji të Jasmila Zhbaniqit, ka triumfuar në ‘European Film Awards’ me gjithsej tre çmime kryesore. Në ceremoninë e sivjetme të “European Film Awards” në edicionin e 34-të të kësaj gare, filmi “Quo Vadis, Aida?” fitoi Çmimin për filmin më të mirë evropian, Çmimin për regjinë më mirë (Jasmila Zhbaniq) dhe aktoren më të mirë (Jasna Gjuriçiq). Jasmila Žban, që fitoi çmimin për “Regjisorin më të mirë”, në fjalimin e saj falënderoi për bashkëpunimin gratë e Srebrenicës, ekipin e aktorëve me të cilët punoi në film, bashkëshortin e saj, producentin Damir Ibrahimoviç dhe vajzën e tyre për mbështetjen. “Falënderoj Gratë e Srebrenicës, të cilat janë zëri më i fortë i paqes sot. Po ashtu edhe vajzën time, e cila më frymëzon të jem më e përgj...
Presidentja Osmani pjesë e maratonës bamirëse ‘Vrapo Babadimër’

Presidentja Osmani pjesë e maratonës bamirëse ‘Vrapo Babadimër’

KULTURË, Storiet Kryesore
12/12/2021 16:14 Eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër” u organizua edhe këtë vit dhe me gjithëpërfshirje të plotë u shënua edicioni i gjashtë, që pritet të ndihmojë më shumë se 700 familje, shkruan KultPlus. Pjesë e maratonës ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani. Ndërsa kujtojmë se organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, ka thënë në një prononcim për KultPlus se gjithëpërfshirja dhe ndihma për njerëzit në nevojë është pikërisht synimi i tyre. “Evente të tilla dhe maratona të ngjashme ka nëpër vende të ndryshme të botës. Qëllimi kryesor i tyre është bamirësia për njerëzit në nevojë. Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq do të ndihmojmë më shumë se 700 familje, përzgjedhjen të cilëve e kanë bërë ata”, pati thënë Islami. Ata kan...
Rita Ora flet për ngrirjen e vezëve të saj

Rita Ora flet për ngrirjen e vezëve të saj

KULTURË
12/12/2021 12:22 Ngrirja e veëzve është kthyer në zgjidhjen e shumë grave kohët e fundit, të cilat sigurohen që një ditë të bëhen nëna. Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka zgjedhur gjithashtu të ngrijë vezët e saj, duke iu përkushtuar momentalisht karrierës dhe duke e lënë ardhjen e një bebushi për një moment të dytë. Për “The Independent”, Rita ka treguar arsyet që kanë ndikuar në vendimin e saj. “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne kemi shumë presion, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë, të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”- ka treguar ajo. ...
div.meta-author { display:none; }