News That Matters

KULTURË

“Jam andrra jeme në andrrën tande”

“Jam andrra jeme në andrrën tande”

KULTURË
26/12/2021 “Andërr gastare” nga Xhabir Tabaku jam nata në terrin e së cilës je mshehun çarçaf’ i bardhë fytyrë zbehun syni që shef buza që puth oh! – ti je i dehun jam pupëza yte që deshte s’pari ja t’puth’ në buz’ të pyth në sy ja puthmë ti u dogja zhari – jam andrra jeme në andrrën tande te jes në dor’ -andërr gastare
T’FALEMNDERIT, BIJA IME!

T’FALEMNDERIT, BIJA IME!

KULTURË
Nga Refki RESHITAJ: T' falemnderit bijë e babit, T' falmenderit me t' vërtetë. Kur të gjithë më braktisën, Ti mu gjete në këtë jetë ! Më kujtohet kur na linde, Pas martese, i pari fëmi. Goxha i pata mërrolur vetullat, S' lindi djalë,por linde ti ?! Vitët ikën, ti u rrite, Bashkë me motra e vëllazni. Dhe pleqërinë time e prite, Si proces, jo me mërzi ! Si shumë kujt, m' ndodhi dhe mua. Burrë i plak dhe fukara. Kur askujt nuk iu kujtova, Shpirti yt vetëm s' më la ! Edhe tash kur dergja më lodhi, Në çdo çast ti pranë mē rri. Më paske qenë sa të pesë çunat, Të bekoftē Ai Perëndi ! Kur të shoh pranë, ndjej lehtësim. Në ato çaste më mbanë njē shpresë. Zoti lutjen t' ma pranoi N' duart e tua që të vdes.
‘Mallëngjjimi’ nga Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears

‘Mallëngjjimi’ nga Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears

KULTURË
25/12/2021 15:05 Rona Nishliu dhe Gjon Muharremaj kanë publikuar këngën ‘Mallëngjimi’. Dyshja kanë sjellur një version të ri të këngës së interpretuar nga Muharrem Qena. Rona Nishliu dhe Gjon’s Tears janë dy këngëtarët shqiptar që shënuan suksesin më të madh në Eurovision. https://www.youtube.com/watch?v=bG_3FWaeKIM
“Arbëria” tani edhe  në “Netflix”

“Arbëria” tani edhe në “Netflix”

KULTURË
24/12/2021 21:25 Filmi “Arbëria” kushtuar arbëreshëve të Italisë ka të filluar të shfaqet në platformën gjigante të filmave “Netflix”. Regjisore e filmi është Francesca Olivieri e cila është më origjinë kalabreze. Filmi trajton jetën e arbëreshëve në Itali përmes një historie dramatike. Aida, personazhi kryesor, largohet nga fshati ku ka lindur për t’i ikur traditave dhe mënyrës së jetesës së komunitetit të saj. Por, nuk arrin të qëndrojë larg për shumë kohë, pas një thirrje që merr nga vëllai i saj se babanë e kanë të sëmurë. https://www.youtube.com/watch?v=h4Fvj2pEy-U&t=4s
Rekomandime leximi nga AGIM VINCA

Rekomandime leximi nga AGIM VINCA

KULTURË
24/12/2021 Ja cilat janë tri librat që Agim Vinca u sugjeron të pasionuarve pas leximit. Ismail Kadare: Kronikë në gur (1971) Libri i parë që kam zgjedhur[1] është romani Kronikë në gur i Kadaresë. Përse? Për dy arsye kryesore. Një, pse është një vepër me vlerë tejkohore, ndoshta romani më i mirë i Kadaresë dhe, e dyta, ngaqë këtë vit bëhen 50 vjet nga botimi i kësaj vepre (1971-2021). Me këtë vepër më lidh edhe një kujtim personal, që dua ta evokoj me këtë rast. Në vitin shkollor 1971/72 punoja si mësues letërsie në vendlindje, në Gjimnazin e Strugës. Informacionin për botimet e reja në Shqipëri e merrja kryesisht nëpërmjet Radio Tiranës dhe shtypit shqip të Prishtinës dhe Shkupit (“Rilindjes” dhe “Flakës”). Vëllai im i madh, që nuk rron më, punonte shofer në ndërmarrjen transportuese...
Pamje nga filmi “Arbëria”

Pamje nga filmi “Arbëria”

KULTURË
24/12/2021   17:09 "Radio-Ylberi" ua sjellë disa pamje nga filmi "Arbëria" i cili ka filluar të shfaqet në platformën Netflix. Regjisore e këtij filmi është: Francesca OLIVERI, dhe në rolet kryesore janë:Caterina MISASI e Brixhilda. Pamje:
“Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars

“Zgjoi” hyn në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars

KULTURË
21/12/2021 22:30 Filmi kosovar “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli, ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars. Këtë e ka bërë të ditur ish-drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, përmes një postimi në Facebook. “HISTORIKEEEEE “HIVE” në rreth të ngushtë për nominim për OSCARS!!!! Brravooo Blerta Basholli, Yllka Gashi, Valon Bajgora dhe gjithë ekipi i mrekullueshëm!!! Super proud”, ka shkruar Zharku në Facebook. Këtij suksesi i është gëzuar edhe aktorja kryesore e këtij filmi, Yllka Gashi, e cila luan Fahrijen. “Kosova për herë të parë, përmes filmit ‘Zgjoi’, ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtarë për Oscars 2022!!!! Gëzim e kënaqësi!!!!”, ka shkruar aktorja Gashi në Facebook. Kujtojmë se “Zgjoi” deri tani është shpërblyer me shumë çmi...
‘Sonte gjithçka ndahet n’gjysmë, përveç dhimbjes’

‘Sonte gjithçka ndahet n’gjysmë, përveç dhimbjes’

KULTURË
21/12/2021 14:08 Grupi Marigona është dashuria e plot gjeneratave në Kosovë. Këngët e këtij grupi edhe sot dëgjohen me ëndje, anipse grupi ndër vite është më pasiv në krijimin e muzikës dhe melodive të reja. Secili prej nesh e kemi dëgjuar në një kohë ose tjetrën Grupin Marigona. “Sonte”, mbetet një prej hiteve të këtij grupi që i ka mbijetuar kohës. Tekstin dhe video e kësaj kënge: Sonte gjithqka ndahet n’gjysmë përveq dhimbjes Sonte asgjë s’është e lehtë përveq ikjes Sonte kujt dorën ia mban, kujt ne vesh i flet Puthja jote nesër kend e pret e kend me vonë e vret Ref: Nëse emrin tënd çdo natë e thërras dhe për ty flas S’do t’thotë se ty të du Nëse netët pa ty vijnë e shkojnë, do t’mundem une pa ty Kur ti mundesh pa mu. Sot kujtimet fund nuk kanë as s’du ti harroj Ndoshta nesër...
Sot, Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

Sot, Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
20/12/2021 10:10 Me 20 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e solidaritetit. Solidariteti përkufizohet si një ndërgjegjësim për interesat dhe objektivat e përbashkëta që krijojnë një ndjenjë psikologjike uniteti, ai gjithashtu i referohet lidhjes shoqërore mes njerëzve. Sipas Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, solidariteti është ndër vlerat themelore për marrëdhëniet ndërkombëtare. Deklarata gjithashtu thekson se sfidat globale duhet të menaxhohen në mënyrë që kostot dhe ngarkesat të shpërndahen në mënyrë të drejtë. Kjo është në përputhje me parimet bazë të barazisë dhe drejtësisë sociale. Përveç kësaj, ata që kanë kushte më të mira, duhet të ndihmojnë ata që nuk kanë. OKB-ja është e bindur se solidari...
Guri

Guri

KULTURË
18/12/2021 13:01 Poezi nga: Dritëro Agolli. Në fshatin tim prej vitesh s’kisha qenë Dhe malli më kish djegur e zhuritur, Atje më dukej hëna tjetër hënë Siç thosh dikur Naimi mendjendritur. Në çezmë ndala t’ia dëgjoja fjalët, Që vetëm unë i merrja vesh aq mirë; Por shkela në një gur të rrumbullakët Dhe gjurin e dërmova në errësirë. E mora gurin në pëllëmbë qetë Dhe thashë i lodhur, zhytur në mendime: “Për pak të shava keq, o gur i shkretë, Sikur mos ishe nga vendlindja ime!”
div.meta-author { display:none; }