News That Matters

KULTURË

Nesër nis votimi për nominimet e filmave në Oscars, “Zgjoi” ka nevojë për mbështetje

Nesër nis votimi për nominimet e filmave në Oscars, “Zgjoi” ka nevojë për mbështetje

KULTURË
26/01/2022 15:25 Aktorja kryesore e filmit të suksesshëm kosovar “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka njoftuar se nesër fillon votimi i anëtarëve të Akadamisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ftoi të gjithë ta shpërndajnë fotografinë e filmit. Postimi i plotë: Të dashur miq, Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022. Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim. Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale. Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!
Filmi“Në kërkim të Venerës”,  merr çmim në Itali

Filmi“Në kërkim të Venerës”, merr çmim në Itali

KULTURË
25/01/2022 23:00 Filmi “Në kërkim të Venerës”, me regji të Norika Sefës, e ka korrur edhe një sukses të radhës. Kësaj here, në Festivalin e Filmit në Trieste të Italisë, “Në kërkim të Venerës” e mori çmimin “Cineuropa”. Kjo u bë e ditur nga producenti i filmit, Besnik Krapi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenoë, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha. “Në kërkim të Venerës”, me producent Besnik Krapin, është bashkëprodhim në ...
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pafund

Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pafund

KULTURË
25/01/2022 17:47 Poezi nga Ismail Kadare Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pafund. E lodhur pudra mbi fytyrën tënde. I mpirë është gëzimi, thua s’ngjallet dot. Apo si ai q’u dergj nga një lëngatë e gjatë. S’do mëkëmbet kurrë ashtu siç qe? Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i ftohtë ish. Në pusin e ndërgjegjes mezi ndihen Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish. Ato gjithashtu vdiqën, dot s’i ngjall, Sa gjëra u vyshken, më e keqe se vetë vdekja Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot. Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pashpresë ish. Kinezët që s’duken më në udhëkryqe rrugësh Por vetë ata s’kanë vdekur: qelqe dritaresh Të stilit q’ata sollën vezullojnë ngriraz Duke dërguar ftohtësinë e tyre Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh Sa kohë vallë do t’i duhet Genit të rracës atë maskë ta shpëlajë? Apo në lu...
Nesër nis Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2022”

Nesër nis Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës 2022”

KULTURË
22/01/2022 21:42 Edhe sivjet, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”, në Gjilan, që nis më 23 janar dhe zgjat deri më 28 janar. Në natën e parë, është paraparë që të jepet shfaqja “Viganët” me tekst të Visar Krushës e regji të Ilir Bokshit, ku do të paraqiten aktorët e Teatrit të Gjilanit. “Nata e dytë është e rezervuar për shfaqjen “Aroma e Hënës” me skenar të Mehmet Krajës e regji të Rozi Kostanit, derisa në këtë shfaqje do të luajnë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës. “5 ditë mbret”, është shfaqja që do të jepet në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Dramës Kombëtare në kuadër të “Flaka…2022”, ku skenarist është Stafan Çapaliku e regjisor Gjergj Prevazi. Kësaj radhe nga Shqipëria, Festivalin do ta nderojë trupa teatr...
“Përvjetor lavdie, ne do t’i presim këtu…”

“Përvjetor lavdie, ne do t’i presim këtu…”

KULTURË
22/01/2022 21:11 Nga Bedri Tahiri Lugetërve dhe djajve zakonisht u pëlqen terri i zi. Ashtu i kanë veprimet, të zeza e kobtare. Të tillë janë edhe cerberët e përtej Tunës. Natë skëterrore ishte edhe kur u futën në Ballkanin e përgjumur dhe ashtu ngelën sot e kësaj dite, futana. Çdo gjë e kanë të katranosur. Mendojnë zi e bëjnë zi. Nga errësira erdhën e në errësirë mbetën. U pëlqen terri, se ashtu e kanë zemrën, ashtu e kanë shpirtin. Ai u ndihmon për të bërë krime e për t’i fshehur ato. Këtë mjeshtëri e trashëguan nga të parët, që çdo sulm makabër ta bëjnë natën, nëpër terr, si bufat e verbër. Edhe më 22 janar 1998 vepruan kështu. Natë pa hënë ishte kur hijenat tinëzare, duke i lëpirë buzët, përvidheshin drejt Prekazit të Poshtëm. Shkonin për t’i zbatuar planet kobzeza, që vite e vite ishi...
‘Në rrugë të shoh sikur atëherë, ti shndërrit si një diell, dua që unë ty të ndjej’

‘Në rrugë të shoh sikur atëherë, ti shndërrit si një diell, dua që unë ty të ndjej’

KULTURË
22/01/2022 13:13 Në mesin e shumë veprave të tyre muzikore, “Kthehu” mbetet një thirrje artistike për dashuri. Teksti dhe kënga “Kthehu” të BB Poqi: Thellë në veten time je ti, blen kujtimet për ty, pa ty unë ndjej shprazëti, si nje vullkan qe fle jam unë, kur t’vi dita do t’i them, tregimet që nuk vdesin kurrë. Në qjell lart shikoj, rrugëdalje kërkoj, unë dua të ik nga ti përgjithmonë, provoj ta harroj, fytyren e njomë dua ta kem. Leo edhe: https://radioylberi.info/mos-iu-jip-dikuj-qe-si-ndrisin-syte-kur-te-sheh/ Harrove, dënove, sikur një hije shkove, të lutem kthehu pergjithmonë Nëse ty të imagjinoj, si një engjëll më shikon, sikur don t’më thuash jo, në rrugë të shoh sikur atëherë, ti shndërrit si një diell dua që unë ty të ndjej Në qjell lart shikoj, rrugëdalje kërkoj, unë ...
Filmi “Zgjoi” shfaqet sërish të premtën në Qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica”

Filmi “Zgjoi” shfaqet sërish të premtën në Qendren e Kulturës “Rexhep Mitrovica”

KULTURË
20/01/2022 12:32 Të premtën nga ora 19:00 shfaqet prapë filmi "Zgjoi, e biletat mund t'i bleni në Qendren e Kulturës "Rexhep Mitrovica". Bileta kushton 2 euro dhe paratë e mbledhura nga shitja e biletave shkojnë në ndihmë për Handikos dhe Sindromdown. Ky film së fundmi ka marrë vëmendje shumë të madhe nëpër festivale të ndryshme ndërkombëtare duke fituar shumë çmime, njëherit është në listen e ngushtë për të kandiduar për çmimin OSCAR.
Biografia e REXHEP BEJ MITROVICA

Biografia e REXHEP BEJ MITROVICA

KULTURË
*Nga Fazli Hajrizi Rexhep Mitrovica është një ndër protagonistët e shquar të lëvizjes sonë kombëtare për liri dhe pavarësi, të historisë, një figurë madhore e arsimit dhe e kulturës sonë në përgjithësi. Ai ka qenë pjesëmarrës në disa ngjarje të rëndësishme të popullit dhe shtetit shqiptar. Pra, është një figurë komplekse e dramatike, luftëtar i orëve të para për krijimin e Shqipërisë etnike, një personalitet i shquar dhe i veçantë i luftës për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar, një intelektual i mirëfilltë, drejtues e edukator, pjesëmarrës në Kongresin e Dytë ë Manastirit (2-3 prill 1910), pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912, në aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (firmues), anëtar i senatit dhe nënministër i Punëve Botore (1912), drejtor i arsimit për Shqipërin...
Hakërrim

Hakërrim

KULTURË
*Nga Ali Asllani Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or' e ças, Për çakallin, nat' e errët, është ras' e deli ras'! Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe! Ai rron për zotrinë tuaj, pun' e tija, djers' e ballit, ësht' kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s'ka më mirë, lumturi dhe bukuri, dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz' edhe turi! Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole, eksele...
div.meta-author { display:none; }