News That Matters

KULTURË

Parodi nga Agim Morina

Parodi nga Agim Morina

KULTURË
06/02/2022 16:12 Agim Morina përmes parodisë ka imituar këngën "Oj lulija jonë me limona" lidhur me shpenzimet për udhëtim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Oj Dudija jonë me limuzina-o, Oj Dudija jonë me limuzina-o, A ma mirë në Kuvend, a te nona-o? Te nona, te baba, fukaraja-o, Te nona, te baba, fukaraja-o, Hajde në Kuvend bojmë sefae-o! Oj Dudija jonë me limuzina-o, Oj Dudija jonë me limuzina-o, Hajde qitna faturën se na u fik nona-o. Hajde qitna faturën me lezete- o Hajde qitna faturën me lezete-o, Ma mirë se në Kuvend s'ki me gjete-o. Hajde rri te na, fikna krejte-o, Hajde rri te na, fikna krejte-o, Se na kem' Kuvend për hasrete-o. Oj Dudija jonë me limuzina-o, Oj Dudija jonë me limuzina-o, Kush ta ka inat, ju thaftë kuleta-o!
Drejtoresha Idrizi, pret në takim trajnerin e KK Mitrovica

Drejtoresha Idrizi, pret në takim trajnerin e KK Mitrovica

KULTURË
04/02/2022 19:01 Sot Kryetrajneri i “KK. Mitrovica” dhe kampioni Rigon Baruti janë pritur nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport pranë Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi. Gjatë këtij takimi u bisedua për të arriturat dhe sukseset e “KK. Mitrovica”. Drejtoresha premtoi që në kuadër të drejtorisë në fjalë dhe brenda mundësive do ta përkrah në vazhdim klubin e karatesë. Ndërsa nga ana tjetër, kryetrajneri Idrizi e falenderoi drejtoreshën për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e ofruar.
Komuna e Mitrovicës rikthen në pronësi qendrën sportive “Fatime Xhaka”

Komuna e Mitrovicës rikthen në pronësi qendrën sportive “Fatime Xhaka”

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
03/02/2022 22:01 Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, sot kanë vizituar qendrën sportive “Fatime Xhaka” në rrugën “Adem Voca”, Mitrovicë. Nga kjo vizitë ata kanë bërë të ditur se nga sot zyrtarisht Komuna ka kthyer në pronësi të saj qendrën sportive “Fatime Xhaka”, pas shkëputjes së kontratës e cila ishte dhënë në shfrytëzim deri në vitin 2028. Drejtoresha Idrizi ka potencuar se qendrës sportive “Fatime Xhaka” do ti rikthehet funksioni që e ka pasur më parë për të zhvilluar aktivitetet sportive, kulturore, si dhe garat shkollore. Gjithashtu u theksua se Komuna e Mitrovicës brenda mundësive reale buxhetore dhe përmes donatorëve të ndryshëm së shpejti do të filloj me renovimin e kësaj qendr...
225 vjet nga lindja e Schubertit, romantikut të madh

225 vjet nga lindja e Schubertit, romantikut të madh

KULTURË
31/01/2022 17:34 Njerëzit që kanë shije të mirë muzikore, që i dëgjojnë dhe shijojnë me afsh veprat e kompozitorëve të mëdhenj, padyshim, e dinë kush është Franz Schuberti. Ai është ndër klasikët e vonë dhe nismëtarët e periudhës së romantizmit në muzikë. Schuberti me të drejtë konsiderohet njëri ndër kompozitorët më të mëdhenj i të gjitha kohëve.Vërtet, muzika e tij vjen në veshë e ëmbël, dehëse, trallisëse, të merr e të shpie në horizonte të largëta ku pluskojnë ndjenjat e bukura me dashurinë si kurorëzim. Franz Schubert u lind në po këtë datë, 31 janar, 1797, në Himelfordgund të Austrisë. I rrethuar nga instrumentet dhe tingujt, mësimet e para nisi t’i marrë në familjen e tij muzikante, duke shfaqur talentin e jashtëzakonshëm.Prirja e Schubertit të ri në muzikë u pikas nga i ati që...
Për të harruar një grua

Për të harruar një grua

KULTURË
30/01/2022 20:09 Prozë nga Ismail Kadare Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash. Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra dhe me buzë që synojnë drejt njëra-tjetrës për të falur gjithçka. Por asgjë e tillë s’kishte ndodhur. Unë i kisha mbajtur duart në xhepa, madje i kisha rrasur më thellë dhe, i ngrir...
Agjencia amerikane e lajmeve shkruan për filmin “Zgjoi”: Shpresa dhe shërimi në hyrjen e Kosovës në Oscars

Agjencia amerikane e lajmeve shkruan për filmin “Zgjoi”: Shpresa dhe shërimi në hyrjen e Kosovës në Oscars

KULTURË, LAJME, Storiet Kryesore
30\01\2022 18:53 Agjencia amerikan e lajmeve, Associated Press (AP), i ka kushtuar një artikull filmit “Zgjoi”, i cili është pretendent për nominim në Akademinë e çmimeve “Oscars 2022”. AP përshkruan filmin nga Kosova me titullin “Shpresa dhe shërimi në filmin “Zgjoi” në hyrjen e Kosovës në Oscar”, ndërsa sjell edhe prononcime të protagonistët Yllka Gashi dhe regjisores, Blerta Basholli. “Janarin e kaluar, regjisorja Blerta Basholli ishte e lumtur që kishte hyrë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e saj debutues “Hive”. Filmi në gjuhën shqipe për një grua që nis biznesin e saj pas Luftës së Kosovës ishte një perlë frymëzuese, por Basholli as që kishte guxuar të ëndërronte se sa larg do të arrinin. Jo vetëm që u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi tre çmimet më të mira ...
“Yllka Gashi e meriton çmimin Oscar”- Astrit Gashi

“Yllka Gashi e meriton çmimin Oscar”- Astrit Gashi

KULTURË
30/01/2022 15:17Shkruan: Astrit Gashi Sot shikova filmin më të mirë që është realizuar i cili pasqyron historinë më të dhimbshme të luftës plagë të cilat ende nuk janë shëruar. Filmi Zgjoi në regji të Blerta Bashollit është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Kur sot një mikë e sugjeroj të shohë me ktheu ne vitin 1999. E përjetova filmin shumë hyra brenda tije por nuk u pajtova me regjisoren për paragjykimet ndaj grave dhe kjo pjese nuk është reale regjisorja ka dështuar.. Por filmi mund te kishte pjese tjera qe janë shume me ndjeshme. Unë i kam dy vëllezër te zhdukur dhe pjesa me e rende është ajo kur persona të pandërgjeg...
Faleminderit

Faleminderit

KULTURË
Elita 5 është grup muzikor i zhanrit të muzikës rok. Grupi është krijuar në fillim të viteve të '90 në Tetovë nga Agron Idrizi. Ata kanë sjellë shumë këngë dhe sot, "Radio-Ylberi" ua sjellë tekstin dhe videoklipin e këngës Faleminderit të Elita 5. Pikoi loti në mesnatë se ti ike për të mos u kthyer poo,për të mos u kthyer pamjen tënde të vërtetë e tregon veç pasqyrë e thyer poo, pasqyrë e thyer Nuk të thashë largohu as kthehu as harromë se për çdo fjalë në jetën tonë ishte vonë Akrepat bashkohen s'na takojnë askund më mirë një fund me dhimbje se një dhimbje pa fund Faleminderit që më le sot mos qaj se ike dje e jo nesër kur nata në udhëkryq të të ze mos u kthe mos u kthe arsye s'ke Nata hënën prapë e ndez ti je në terrin e kësaj bote poo, e kësaj bote në rrugën tënde të pakthim ty të ...
SKËNDERBEU

SKËNDERBEU

KULTURË
29/01//2022 18:00 Poemë nga Henry Wadsworth Longfellow Lëfton luftën dhe fiton Mbreti Ladisllav gjëmon, Djek si Ferr, si vdekje pret Ditën e Rushajevet, Dhe nga fush’ e kuqe gjak Ikën, rent përpara tij E Muratit ushtëri Që shpëtoj e s’ra në lak. Kur u-ngrys e kur u-err, Skënderbeu, nder, lavdi I asqerit Osmanlli Tok me Turqit krismën merr, Si lëfton e si humbet Ditën e Rushajevet. Mbet e vdekur prapa tij E Muratit ushtëri, Kryerojtja udhën hap, Praparojtja rent me vrap, Dhe armiku gjakësor Si me drapër grin e kor. Po kujdes ay s’të ka As për Bej as për Pasha, Edhe natën tek’ po shkon Yjt’ e fatit po shikon Që i ndritnin n’udhëtim; Edhe kalit tij i ra, Nënëqeshi edhe tha: “Është koha për gëzim”. Mez’ i natës kur afroj, Ikja e rreptë kur pushoj, Një Qatip na vjen i Mbretit Me myhyrin e Do...
div.meta-author { display:none; }