News That Matters

KULTURË

Në përkujtim të dy Kolosëve të Drenicës

Në përkujtim të dy Kolosëve të Drenicës

KULTURË
21/02/2022 *Nga Bedri Tahiri SHABAN POLLUZHA (1873-1945) U lind më 1873 në Polluzhë të Drenicës. Ky ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla, Dervishin, i cili vdes në moshë të re dhe nuk la trashëgimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Ai nuk pati mundësi të shkollohet, por, si i ri u inkuadrua në jetën politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuese. U konfrontua me bullgarë e austriakë gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e Jugosllavisë borgjeze Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte komandant i një pjesë te frontit në Mal të Zi, në Kolashin dhe në Sanxhak, ku u dallua për organizim e strategji. Ishte anëtar i Këshillit të Islihatit (Gjyqit pajtues) dhe me propozimin e Miftar Bajrakta...
Si s’të desha pak më shumë

Si s’të desha pak më shumë

KULTURË
20/02/2022 15:00 Nga Fatos Arapi Unë e desha përtej vdekjes, Ashtu dashurova unë Edhe prap s’ia fal dot vetes: S’i s’e desha pak më shumë… Pak më shumë ku shpirti thyhet, T’i them ndarjes: – Prit, ca pak… Të gënjejmë mallin që s’shuhet, Kujtimin të gënjejmë pak. Përtej vdekjes, përtej botëve, Atje ku nis “ca pak” tjetër,- Asaj që më rri mes Zotave: “Si s’të desha pak më tepër…
Pavarësia, Vedati me humor solidarizohet me komandantët në Hagë

Pavarësia, Vedati me humor solidarizohet me komandantët në Hagë

KULTURË
20/02/2022 14:34 Me rastin e përvjetorit të 14-të të Pavarësisë së Kosovës, artisti kosovar, Vedat Bajrami përmes humorit, është solidarizuar me komandantët që gjendet në Hagë. Në këtë pjesë humoristike, ai është paraqitur në rolin e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi. Vedati përmes artit të tij, shfaqi kritika, duke thënë se komandantët nuk ishin përmendur në këtë festë të madhe për Kosovën. “Kontributi ynë ka qenë i etur për Kosovë, e me të thanë sot që nuk të përmend kush për Pavarësi të Kosovës, as mua as shokët, kjo është marre”, u shpreh ai. Tutje, Vedat Bajrami, në rolin e Jakup Krasniqit, pati edhe disa kritika për politikanët e vendit. “Mu gëzu njerëzit pse jemi në Hagë, mu gëzu politikanët, me iu bo qejfi që jemi në Hagë, mos me të përmend askush, mos me marrë guximin askush ...
Të pranoj vetëm të gjallë

Të pranoj vetëm të gjallë

KULTURË
18/02/2022 17:33 Përktheu dhe përgatiti për botim: Bajram Karabolli *** Në një letër, drejtuar mikut të saj, shkrimtarit argjentinas, Julio Cortázar, poetja argjentinase, Alejandra Pizarnik, midis të tjerave, i shkruante: “Kam dy muaj që jam në spital. Shpërmendje dhe më pas tentativa për vetëvrasje – e cila dështoi…” *** Ja si i përgjigjet e Kortazari: Paris, 9 shtator 1971 E dashura ime: Letra juaj e korrikut më erdhi në shtator, shpresoj që tashmë të jesh kthyer në shtëpi. Ne kemi sëmundje të përbashkëta, edhe pse për arsye të ndryshme; e imja është shumë banale, një aksident automobilistik që do të ndodhte. Por ti, ti a e kupton vërtet se çfarë po më shkruan? Po, sigurisht, e kupton, e megjithatë nuk të pranoj ashtu, nuk të dua ashtu, unë të dua gjallë, o budallaçkë, dhe kup...
Brad Pitt padit Angelina Jolien pasi ajo shiti vreshtën ku ishin martuar

Brad Pitt padit Angelina Jolien pasi ajo shiti vreshtën ku ishin martuar

KULTURË
18/02/2022 15:15 Brad Pitt ka paditur ish-bashkëshorten e tij Angelina Jolie për shitjen e aksioneve të saj në vreshtin francez që ata blenë së bashku. Çifti e blenë vreshtin në Chateau Miraval më 2008 dhe u martuan atje gjashtë vjet më vonë. Pitt thotë se ai dhe ish-gruaja e tij ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre pa lejen e tjetrit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Por Jolie ia shiti pjesën e saj një prodhuesi pijesh alkoolike në pronësi të një oligarku rus. Avokatët e aktorit fitues të Oskarit thanë se Chateau Miraval, i përbërë nga një shtëpi dhe një vresht në jug të Francës, ishte “bërë pasion i Pitt” dhe, nën kujdestarinë e tij, ishte rritur në një “histori suksesi ndërkombëtar shumë milionë dollarësh”. Prona gjendet në fshatin Correns në Francën juglindore, ndwrs...
Të falëm ty KOSOVË

Të falëm ty KOSOVË

KULTURË
17/02/2022 "Radio-Ylberi" me rastin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ua sjellë këngën "TE FALEM TY KOSOVË" nga Leonora Jakupi. Teksti: S’ preket vesa Mbi altare Se dhëmbin trojet në burim Të artë si gjurma kosovare, Në rrugën tonë të gjatë pa kthim Ndriqon liria Zonjë e madhe Më merr pa ndroje Në përqafim Shpërthe zemër Në lule fjale Ta qëndisë o zërin tim Ooh ooh oooooh… Ref:(x2) Të falëm ty Kosovë Oj tokë flakë e borë Ku kam Besë e Zot Ku kam këngë e lotë Të falem ty Kosovë Atdheu im qiellor Që lindë trimeri Që rrite dashuri Fryje moj erë praneverore Gure e lule ledhatoj Zemra ime qiellin mori Në krahë shqiponje t’fluturoje Ref:(x4) Te falem ty Kosovë Moj tokë flakë e borë Ku kam Besë e Zot Ku kam këngë e lotë Te falem ty Kosovë Atdheu im qiellor Qe lind trimeri Qe rrite dashuri...
Leonora Jakupi zbulon për herë të parë se ka qenë në listë të zezë të Serbisë

Leonora Jakupi zbulon për herë të parë se ka qenë në listë të zezë të Serbisë

KULTURË
17/02/2022 Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, në një intervistë ka zbuluar më shumë rreth tekstit të këngës së re “Komandant”. Këngë e cila bëri bujë të madhe edhe në Serbi të cilët e quajtën skandal pasi artistja ka përmendur edhe ish pjesëtarët e UCK – së, të cilët gjenden në Hagë. Jakupi tregoi se ajo nuk ka qenë asnjëherë në Serbisë dhe se më herët ka qenë në listë të zezë të këtij shteti për të cilën ajo thotë se nuk e di arsyen. “Nuk kam qenë asnjëherë. Fillimisht nuk kam çfarë lypi atje. Edhe me dashtë me shku, një kohë kam qenë në listën e zezë të tyre. E kam marr vesh shumë vonë. Nuk e kisha ditë derisa e kam pas një ftesë për një koncert në Preshevë dhe pas një javë dite më thirrën dhe më than që je në listën e zezë. Unë nuk e kam ditur sepse s’kam pasur nga ta marrë atë inf...
Leonora Jakupi lëshon “bombën për inati të Serbisë”

Leonora Jakupi lëshon “bombën për inati të Serbisë”

KULTURË
16/02/2022 17:11 Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Liria ka emër”. Këngëtarja, dje, përmes një postimi në Instagram, kishte paralajmëruar lansimin e këtij projekti, siç tha ajo, për inati të Serbisë. “Nesër edhe një bombë për inati t’Serbisë 17:00”, ka shkruar dje Jakupi në Instagram. Ndërkaq, sot kur e publikoi projektin e ri, ajo shkroi se përmes kësaj kënge sadopak të japë kontributin në mbrojtjen e vlerës së UÇK-së. “Jam shumë e lumtur që sadopak, përmes këngës sime dhe zërit tim, të jap kontributin për mbrojtjen e vlerës sonë më të lartë UÇK-së për mbrojtjen e djemve tanë më të mirë!”, ka shkruar Jakupi në Instagram. Kujtojmë se ditë më parë ajo publikoi këngën “Komandant”, për të cilën reaguan mediet serbe, duke e quaj...
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë

KULTURË
11.02.2021 12:20 Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë festohet çdo vit më 11 shkurt. Kjo ditë është vërejtur çdo vit nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera për të inkurajuar përfshirjen e vajzave dhe grave në fushën e Shkencës dhe për të lavdëruar përpjekjet e bëra nga gratë që lidhen me subjektet shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Data Dita festohet çdo vit në 11 shkurt dhe organizohet një Ditë Ndërkombëtare e Asamblesë së Grave dhe Vajzave në Shkencë. Ky vit shënon vitin e gjashtë me radhë të kësaj tradite. Asambleja në 2021 do të organizohet nga Akademia Mbretërore e Shkencës Trusti Ndërkombëtar, së bashku me Misionet e Përhershme të disa vendeve në Kombet e Bashkuara, Bashkimin Afrikan, Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), Konferencën...
Fakte të reja lidhur me jetën dhe veprën e Xhafer Deves

Fakte të reja lidhur me jetën dhe veprën e Xhafer Deves

KULTURË
10/02/2022 Këto fakte janë nxjerrë nga Skender Hamza. Xhafer Deva lindi në qytetin e Mitrovicës me 21 Shkurt 1904. Ishte djali i pestë nga shtatë djemtë e Ibrahim bej Deva. Shkollen fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e përfundoi në Selanik.Ai ishte njohës i tetë gjuhve. Studjoi fillimisht në Konstadinopoj, pastaj i vazhdoi në Wien, edhe ku përfundoi si inxhinier i diplomuar. Në 1941 Deva hapi shkollat në gjuhen shqipe në Mitrovicë, ku dhe vlen të theksohet se me hapjen e shkollës së parë shqipe drejtor i parë ishte Nexhat Quni. Xhafer Deva është një ndër personalitet qendërore të politikbërjes shqiptare gjatë kohës së zhvillimit të Luftes së Dytë Botërore. Pas formimit të qeverisë së përbashkët shqiptare në Tiranë, ku kryeminister ishte Rexhep Mitrovica, ...
div.meta-author { display:none; }