News That Matters

KULTURË

JU FLET CARI NGA KREMLINI

JU FLET CARI NGA KREMLINI

KULTURË
*Nga Faruk Tasholli (Satirë në kohë lufte) U mbyll Cari ne Kremlin: Vodkën ruse kush s'ma pin, Kohë të arta ishin, shkuan... As Kalinkën kush s'ma luan! Ky Bondstili amerikan Ma zu bishtin në Ballkan, Sherr te madh paska shqiptari S'më rrin pranë as ai qen Sharri; Zog i serbit me mendje dysh Kur ma fali sa ishte klysh, Kisha shpresë besnik më del E tash rrin me sy n"Bruksel! E çoj vodkën thik përpjetë M'u ka ba kryet raketë, Ç'u mbush bota me bërtima: Ukraina, Ukraina!... Flakë e nisa më doli pus Po më ikë dhe shpirti rus, Pij e shoh me sy hutini S'më vjen pas as Gagarini!
Kosova ime

Kosova ime

KULTURË
04/03/2022 20:40 *Nga Albulena Miftari Sa shumë gjak e sa shumë lot, Sa shumë djersë deri më sot. Sa shumë vepra, sa shumë punë. Sa shumë frikë e sa pak gjumë. Shumë armiq ke oj Kosova ime Se e madhe është vlera yte. Por ke bij sa s’jua merr mendja. Ke besnikë, e mirë është gjendja. Sot festojmë, me krenari. E gëzojmë këtë pavarësi. Në këtë dheun tënd fisnik, Buron gjaku heroik. Nënê Kosovë kemi një zotim Prej Janine e n'Boletin, Jemi komb me një qëndrim. Nga Mitrovica e jap urimin. Te Molla e Kuqe e paç kufirin!
E DIELA E FUNDIT E SHKURTIT

E DIELA E FUNDIT E SHKURTIT

KULTURË
*Nga Sali Bashota A ikim andej nga s'vjen më zemërimi Ndoshta mund t'i besojmë vetvetes si dikur Disa do të thonë pikërisht këtu fillon rrëfimi Por papritmas shndërrohemi si dy hije në mur A ikim këndej me shumë kujdes Nuk ka më arsye për të dyshuar Pse kjo nostalgji s'e ka më asnjë ves Siç e kishte atëbotë ëndrra e vetmuar Ikim andej e këndej si vetëtimë Ndoshta prapë s'bëhet vonë Ndjesia e lumturisë ngjan me pantomimë E mahnitur qenka kjo parandjenja jonë Kështu një ditë ikim papritur Edhe kur sytë shohin tjetrën fshehtësi Secili poet ka më shumë se një kujtim të ndritur Por njësoj nuk është asnjëra dashuri (27 shkurt 2022)
Agresioni gjeopolitik rus mbi Ukrainën

Agresioni gjeopolitik rus mbi Ukrainën

KULTURË
01/03/2022 23:23 Shkruar nga, Haxhi FERATI Prof.i Gjeopolitikës dhe Gjeostrategjisë. Agresioni gjeopolitik rus mbi Ukrainën Agresioni i rusisë në Ukrainë, duhet kuptuar si një e keqe që e ka goditur jo vetëm Ukrainën, por gjithë njerëzimin dhe gjithë globin. Eshtë vërë në pikëpyetje jo vetëm globi tokësor, por edhe gjithësia e cila ka kohë që po lëkundet nga veprimet e papërgjegjshme të vetë qenies njerëzore. Gjithë kjo cka po ndodh sot me Ukrainën, duhet pare si shumë komplekse, mbi të gjitha si produkt i turbulencave gjeopolitike në rrafshin rajonal e global, në kohën kur po i vehën themelet e rikonfigurimit gjeopolitik, në ndërtimin e një Rendi të Ri Gjeopolitik Botëror. Shpërbërja e ish BRSS-së viteve të ’90 – ta, u duk si shansë i mirë për të filluar me ngritjen e këtij rendi të ri ...
Vjosa Osmani viziton Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara

Vjosa Osmani viziton Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara

KULTURË
01/03/2022 Presidentja e vendit po qëndron sot në një vizitë zyrtare në shtetin e Turqisë pas ftesës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. “Falënderojmë përzemërsisht Presidenten për kohën e ndarë për Qendrën dhe studentët të cilët mbajnë të gjallë Qendrën.” thuhet në postim Postimi i plotë: Disa momente nga vizita e Presidentes së Republikës së Kosovës Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu dhe delegacionit në shoqërim, në Qendrën e Kulturë Shqiptare në Ankara, njëkohësisht vizita e parë e nivelit Presidencial në Qendër. Ditë e cila do shënohet në historinë e Qendrës. Falënderojmë përzemërsisht Presidenten për kohën e ndarë për Qendrën dhe studentët të cilët mbajnë të gjallë Qendrën. Njëkohësisht falënderojmë dhe pjesëmarrësit....
Unë e kam “ Zelensky tim”

Unë e kam “ Zelensky tim”

KULTURË
27/02/2022 23:23 *Nga Astrit Gashi Të ndjekur...Të sharë..Sapo kishin pirë nga një gëllënkë guximi...Shtoheshin rradhët.Ishin dhjetë...U bënë 100, u bënë një mijë,u bënë 13 mijë...Presidenti ynë lutej të xhymave për lirinë e çlirimin...Dalszotësit i shkrepen plumbat mu në mes të Hartës së Serbisë...Adem Jashari e dergoi zërin e pushkëve përtej oqeanesh...Nuk na njihnin presidentin e komandantin e Kosovës në ardhje.... Eh në shqiptarët nuk u larguam asnjëher nga damka e zezë që Kaiserling-u i dikur na quan hajdutë fisnikë të përjetshëm”. Akuza është e rëndë, po të marrim parasysh se ishte një nga filozofët politikë më origjinalë e më të shquar të Gjermanisë pas luftarake. Prandaj gjykimin e tij duhet ta studiojmë me seriozitetin e duhur, me gjak të ftohtë dhe pa ndjenjën e një pseudo-pat...
EPOKA E LIRISË – DRENICË JEMI ME TY

EPOKA E LIRISË – DRENICË JEMI ME TY

KULTURË
*Nga Astrit Gashi EPOKA E LIRISË - DRENICË JEMI ME TY 24 VJET MË PARË TË “GJASHTË LISAT” E LIKOSHANIT NISI PËRBALLJA E PARALAJMËRIMIT TË PRANVERËS SË LIRISË,ATY NISI EPOKA E LAVDISË, EPOKA E SAKRIFICËS,EPOKA E TRIMËRISË DHE GUXIMIT E KRENARISË KOMBTARE E shtuna pasdite e 28 shkurtit 1998 ishte dita e parë e luftës, kjo ditë është i shkruar me gjak dhe sakrificë, ndersa Likoshani dhe Qirezi janë simbol i përjetshëm i kujtimit, nderit dhe krenarisë tonë të lavdishme. Është dita prej ku nisi frymëzimi për Luftën çlirimtare kudo në Kosovë. Përjetë në mendjet dhe zemrat tona do të mbeten dëshmorët dhe të gjithë martirët e lirisë së 28 shkurti i vitit 1998 do të mbetet përgjithmonë edhe në kujtesën tonë kombëtare, si dita në të cilën nisi epoka e luftës çlirimtare të UÇK-së. Po atë ditë gj...
SHQIPTARËT E UKRAINËS DHE DEPUTETËT TANË

SHQIPTARËT E UKRAINËS DHE DEPUTETËT TANË

KULTURË
*Nga Agim Vinca Në orën 16 dëgjoj lajmet e radios “Evropa e lirë”. Më intereson të di si e sheh radiostacioni i themeluar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës situatën në Ukrainë. Nuk i zura lajmet nga fillimi, por në çastin kur e hapa radion fliste një deputet i Kuvendit të Kosovës. Jepej tonikisht një pjesë nga fjala e tij në seancën e sotme të Kuvendit. Deputeti, doktor shkence dhe ish-ministër i jashtëm (nuk po ia përmendi emrin, sepse nuk e kam me individin, por me dukurinë), përdor trajtën “ne flasmi” (për “ne flasim”) dhe “Perëndimi do ta fiton luftën” (për “do ta fitojë luftën”). Kush nuk beson mund të hyjë në YouTube dhe ta dëgjojë vetë. Pas fjalës së deputetit pasoi një intervistë me një shqiptar të Ukrainës, banor i fshatit Karakurt. Gazetari a gazetarja i paralajmër...
Rusia është përjashtuar nga Eurovision

Rusia është përjashtuar nga Eurovision

KULTURË
22/02/2022 17:39 Rusia është përjashtuar nga Eurovision Song Contest 2022, pasi organizatorët janë goditur me një sërë kërkesash për të ndaluar Rusinë të konkurrojë në konkursin e këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur Eurovisioni përmes një postimi në Twitter, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. “Ne mbetemi të përkushtuar për të mbrojtur vlerat e një konkursi kulturor që promovon shkëmbimin dhe mirëkuptimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e tyre.
Biografia e Mare Shllaku

Biografia e Mare Shllaku

KULTURË, Storiet Kryesore
23/02/2022. 10:20 *Nga Astrit Gashi Marie Shllaku mori pjesë edhe në Kuvendin e Drenicës, që u mbajt më 20 janar të vitit 1945. Aty mbajti një fjalim të fortë atdhetar, i cili pati ndikim edhe në pajtimin e dy prijësve të Luftës së Drenicës: Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës. Maria ishte e lidhur edhe me shqiptarë të besimit islam, jo për shkak të fesë, apo për ndonjë shkak tjetër, por pikërisht sepse si një atdhetare e shquar, e dinte se shpëtimi i kombit mund të vinte vetëm po qe se do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga feja dhe ndarja krahinore. Kur hetuesi e pyeti Marie Shllakun: kur ke nisur të merresh me politikë, ajo u përgjigj: Unë qysh herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime për një Shqipëri...
div.meta-author { display:none; }