News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

Alarm për bombë në Rektoratin e UP-së, policia rrethon objektin

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
17/05/2022. 18:51 Policia e Kosovës e ka rrethuar Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” pasi që dyshohet për bombë. E gjithë kjo ka ndodhur pasi që në rektorat është pranuar një e-mail anonim me përmbajtje kërcënuese. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes një emaili. “Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, tha Borovci për Insajderin Ai ka sPolicia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operat...
Gjenden 104 aparate për prodhim të Bitcoinit në Prishtinë, sekuestrohen 55 prej tyre

Gjenden 104 aparate për prodhim të Bitcoinit në Prishtinë, sekuestrohen 55 prej tyre

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
15/05/2022. 09:38 104 aparate për prodhim të kriptovalutës Bitcoin janë gjendur në një lokacion në Prishtinë. Pas kontrollimit, 55 prej tyre nuk kanë pasur dokumentacion të nevojshëm, me ç’rast janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës. Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës, ndërkohë që vazhdon të hetohet, njofton policia.
Aksident në Mitrovicë mes një motoçiklisti dhe një veture

Aksident në Mitrovicë mes një motoçiklisti dhe një veture

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
13/05/2022 10:40 Një person është duke qëndruar në spitalin e Mitrovicës i cili dyshohet se derisa ka qenë me motoçikletë ishte aksidentuar nga një veturë në lëvizje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 maj rreth orës 11:03 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë. Siç sqarohet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa rasti është në procedurë hetimore. “Më 12.05.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke qëndruar në spitalin e Mitrovicës, pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë me motoçikletë ishte aksidentuar me një veturë në lëvizje me ngasë mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Një i vrarë dhe një i lënduar nga arma e zjarrit në Kaçanik

Një i vrarë dhe një i lënduar nga arma e zjarrit në Kaçanik

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
10/05/2022. 15:51 Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që i kishte marrë nga arma e zjarrit, në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” përballë varrezave të qytetit në Kaçanik, sot rreth orës 14:00. Po ashtu, edhe një tjetër qytetar në atë vend ka mbetur i lënduar. Këtë për Klan Kosovën e bëri të ditur zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli. “Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës”. “Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë Veseli. Tutje, ai ka shtuar se policia është në vendin e ngjarje, po e heton zbardhjen e këtij rasti dhe është...
Shuhet Xhevdet Peci, legjenda e boksit në Kosovë

Shuhet Xhevdet Peci, legjenda e boksit në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
09/05/2022. 20:11 Në moshën 67-vjeçare ka ndërruar jetë legjenda e boksit, Xhevdet Peci. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës Latif Demolli. Xhevdet Peci u lind me 17 Prill 1955 në fshatin Zhazhë të Mitrovicës. Me boks filloi të mirret si 16 vjeçar në klubin e boksit “Akumulatori” të Mitrovicës. Talenti i tij, goditja e fortë e këtij fenomeni e bëri një boksier në peshat e rënda që se kishte Kosova deri më atëherë. Me të punonte traineri legjendar Lah Nimani i cili parashikoj një të ardhme të ndritshme te ky djalosh i urtë dhe punëtor. Në gjysmë sezonën e vitit 1973-1974, Xhevdet Peci dhe Lah Nimani kalojnë s`bashku në K.B.Prishtina si përforcime mjaft të qëlluara të asaj kohe. Xhevdet Peci me të ardhur në K.B.Prishtina fitoi mjaft sim...
Vodhi tri dele, dy qura dhe 10 pula – një vit burg dhe 900 euro gjobë për pejanin

Vodhi tri dele, dy qura dhe 10 pula – një vit burg dhe 900 euro gjobë për pejanin

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
08/05/2022 12:42 I akuzuari V.Q., është dënuar me 1 vit burgim dhe 900 euro gjobë, pasi ka pranuar se në muajt prill dhe maj 2016, në Komunën e Pejës, ka vjedhur tri dele, dy qura dhe 10 pula, në dëm të tre të dëmtuarve A.G., J.K. dhe B.Q. Një vendim të tillë, e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Pejë, Murat Hulaj, më 15 tetor 2020, pasi i akuzuari e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të 14 tetorit 2020, raporton “Betimi për Drejtësi”. Për veprën penale nga dispozitivi i parë i aktakuzës, V.Q. është dënuar me 300 euro gjobë, për veprën penale nga dispozitivi i dytë me 300 euro, si dhe për veprën penale nga dispozitivi i tretë, me 1 vit burgim dhe me 300 euro gjobë. Ashtu që gjykata të akuzuarit V.Q., e ka dënuar me dënim unik prej një viti burgim dhe 900 euro gjobë. Ndë...
Arrestohen 10 persona gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë për shkak të dhunës në familje

Arrestohen 10 persona gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë për shkak të dhunës në familje

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07/05/2022 10:47 Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur nëntë raste të dhunës në familje. Sipas policisë këto raste kanë ndodhur në Partesh, Prishtinë, Ferizaj, dy raste në Pejë, Shtime, Istog, Gjakovë, Malishevë. Si pasojë e ushtrimit të dhunës në familje policia ka arrestuar dhjetë persona. Të gjitha rastet e dhunës në familje nga raporti 24 orësh i policisë: Partesh, 07.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e gjykatës dhe ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prishtinë 07.05.2022 – 07:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari m/kosovar. Pas ...
“T’i qes zorrët n’tokë, zhduku prej faqes së dheut”, burri nga Vushtrria kërcënohet nga vëllezërit e ish-gruas së tij

“T’i qes zorrët n’tokë, zhduku prej faqes së dheut”, burri nga Vushtrria kërcënohet nga vëllezërit e ish-gruas së tij

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
07/05/2022 12:24 Një 40-vjeçar në Vushtrri është kërcënuar sot në mesditë nga vëllezërit e ish-bashkëshortes së tij. Nga burimet e sinjalit njoftojnë se 40-vjeçari ka shkuar në Qendrën për Punë Sociale, për t’i dërguar dy vajzat e tij, 4 dhe 7 vjeç, të takohen me nënën e tyre. Mirëpo, pasi ka dalë nga vetura, ai i ka parë dy vëllezërit e ish-gruas së tij, të cilët janë nga fshati Abri e Drenasit. Viktima ka kërkuar nga ta që të largohen me arsyetimin se po frikësohen vajzat, por ata kanë refuzuar. Siç mëson Sinjali, njëri nga vëllezërit e ka shtyrë atë me dy duart dhe më pas i ka thënë “mshele gojën se t’i qes zorrët jashtë”. Pas tij, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër, i cili i ka thënë viktimës “t’vras, zhduku prej faqes së dheut”. Por, në ato momente ka ndërhyrë ish-bashkëshortja e 48...
Vdes profi i historisë Xheladin Shala

Vdes profi i historisë Xheladin Shala

KRONIKA E ZEZË, LAJME
VDES PROF. DR. XHELADIN SHALA (3 gusht 1949 – 5 maj 2022) Sot, u nda prej nesh, nga gjiri ynë, prej familjes së tij, nga shokët e tij, punonjësi shumëvjeçar në Degën e Historisë të Institutit Albanologjik Prof. dr. Xheladin Shala. Prof. Xheladin Shala punoi rreth dyzet vjet në Institutin Albanologjik. Ai me punën e vet të pandërprerë shkencore, e afirmoi këtë institucion në rrafshin e historisë sonë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Përmes studimeve të tij shkencore ai jo vetëm që ringjalli historinë tonë por edhe ndriçoi të vërtetën historike e cila shpesh herë është nëpërkëmbur edhe për qëllime jo vetëm shkencore. Vdekja e tij, përveçse humbje e madhe për familjen, gjithashtu lë një zbrazëtirë të veçantë edhe në historiografinë dhe në kulturën shqiptare përgjithësisht. Duke punuar për ...
div.meta-author { display:none; }