News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Sveçla: Arrestohet zyrtari policor që dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në Zveçan

Sveçla: Arrestohet zyrtari policor që dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në Zveçan

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24\05\2022 21:25 Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se dëmtoi provat nga aksioni i djeshëm në Zveçan.“Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje”, ka shkruar Sveçla në Facebook. Ai ka thënë se do të ketë zero tolerancë ndaj krimit, posaçërisht atij brenda radhëve të policisë.“Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve! Për policë të ndershëm e profesionalë!”, ka shtuar ai.

Sërish alarm për bombë tek Rektorati i UP-së

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24/05/2022. 13:17 Sërish është pranuar me anë të e-mailit një kërcënim për bombë në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë pasditen e së martës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke njoftuar se forcat e rendit kanë ndalur menjëherë në vendin e ngjarjes. “Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, ka bërë të ditur Ahmeti për lajmi.net “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, ka përfunduar ajo....
DKA në Mitrovicë dërgon telegraf ngushëllimi lidhur me vdekjen e nxënsit Muhamed Deliu

DKA në Mitrovicë dërgon telegraf ngushëllimi lidhur me vdekjen e nxënsit Muhamed Deliu

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24/05/2022 06:50 Postimi i plotë: Telegram ngushellimi Sot i dhamë lamtumirën e fundit nxënësit tonë të dashur, Muhamed Deliu. Edhe pse i vogël e i heshtur si karakter, Muamedi i gëzohej secilës ngrohtësi e dashuri që merrte jo vetëm nga prindërit por edhe nga mësuesja, pedagogia dhe nga shokët e shoqet. Secili prind i Mitrovicës dhe më gjërë, e ndjenë dhimbjen për ty. Ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjen, për shokët e shoqet, për stafin e shkollës dhe mbarë shoqërinë tonë.
Postimi emocionues i shkollës së Muhamed Deliut që vdiq dje në kanalin e Ibër Lepencit

Postimi emocionues i shkollës së Muhamed Deliut që vdiq dje në kanalin e Ibër Lepencit

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
24/05/2022 Shkolla fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë ka kujtuar sot nxënësin e saj 9 vjeçar Muhamed Deliun. I ndjeri vdiq dje pasi u fut në kanalin e Ibër-Lepencit në Vaganicë për t’u larë, përcjell Mitropol. Varrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi në varrezat e Shipolit të Mitrovicës. Më poshtë gjeni postimin e plotë: Me pikëllim e dhimbje morrëm lajmin e hidhur per ikjen në amshim të nxënësit tonë Muhamed Deliu,sot qiellit ju bashkua një engjëll,shkolles shokëve e mësueses ju iku Muhamedi i yne i dashur i buzeqeshur e i sjellshem.Shoku e nxënësi ynë do te jesh përherë ne zemrat tona.Pusho ne parajse o Engjull se engjujt jetojnë ne qiell.Ngushellime gjithë familjes ,shokëve mësueses Të pikëlluar Shkolla "Andon Zako Çajupi"

Policia kap drogë në veri, deklarohet sërish Sveçla

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 18:50 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se në afërsi të kufirit me Serbinë, është zbuluar laborator droge, me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht. Ai përmes facebook-ut, ka konfirmuar se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri megjithatë aksioni po vazhdon me sukses. ”Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg. Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material. Ky është rezultat ...
Zveçan: Dëgjohen të shtëna me armë zjarri gjatë aksionit të policisë dhe doganës

Zveçan: Dëgjohen të shtëna me armë zjarri gjatë aksionit të policisë dhe doganës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 18:46 Policia sot e ka asistuar Doganën gjatë një aksioni në fshatin Rudinë të Zveçanit. Gjatë aksionit ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Mitrovicës Besim Hoti. Hoti tha se nuk ka të lënduar nga ky rast. Ai theksoi se nuk dihet nëse cak ishin policia dhe dogana. “Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës në Rudinë të Zveçanit. Aty janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Nga ky rasti nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po kryen shikimin e vendit të ngjarjes”- tha Hoti. “Ajo zonë është malore dhe nuk e dimë nëse cak kanë qenë policia”.
Sveçla flet pas aksionit ku u konfiskuan afro 70 kilogramë heroinë

Sveçla flet pas aksionit ku u konfiskuan afro 70 kilogramë heroinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 18:38 Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, është deklaruar pas aksionit të policisë të koduar “Gropa” ku janë arrestuar 10 persona dhe kapur afro 70 kilogramë e llojit “Heroinë”. Sveçla tha se lloji i drogës së konfiskuar është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ai tha se do të vazhdohet maksimalisht në mbrojtje të jet7s së qytetarëve. “Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës sot shkatërroi laboratorin e drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kg drogë dhe janë arrestuar 10 persona”. “Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së q...

Autobusi nga Kosova përplaset në një pemë në Vlorë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
23/05/2022. 12:20 Një autobus me turistë në Vlorë është përplasur me një pemë, degët e së cilës janë zgjatur në rrugë. Siç shihet në pamjet autobusi ka targa të Kosovës. Për shkak të lartësisë, autobusi është penguar te pema dhe e ka pasur të pamundur që të vazhdojë rrugën. Pritet një vinç i madh që ta spostojë autobusin. Fatmirësisht nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Aksidenti i autobusit nga Kosova, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta

Aksidenti i autobusit nga Kosova, flasin nga kompania: Pasagjerët kanë lëndime të lehta

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
19/05/2022. 13:36 Autobusi me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonte në Gjermani, është aksidentuar në Austri në orët e para të së enjtës. Si pasojë, 20 persona raportohet se janë lënduar nga ky aksident. E lidhur me rastin janë prononcuar edhe nga kompania “Armend Tours”. Nga kjo kompani thuhet se pasagjerët kanë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë. “Autobusi është nisur me datën 18.05.2022, nga Kosova në orët e mëngjesit. Në udhëtim kanë qenë tre shoferë. Aksidenti ka ndodhur në Austri/Salzburg. Pasagjerët janë me lëndime të lehta dhe asnjë në rrezik për jetë”.
Ndërron jetë mjeku i njohur kosovar

Ndërron jetë mjeku i njohur kosovar

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
18/05/2022. 18:48 Ka vdekur mjeku nga Skënderaj, Ali Thaçi. Oda e Mjekëve të Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. “Ndahet nga jeta Dr. Ali Thaçi. Dr. Ali Thaçi ka lindur në qytetin e Skenderajt.Dr. Thaçi ka shërbyer për vite me rradhë si mjek në po të njejtin qytet”, thuhet në postimin e Odës së Mjekëve në Facebook. “Si një ndër kontributdhënësit më të mëdhenjë, padyshim që do të vihet re mungesa e tij”, thuhet në postim.
div.meta-author { display:none; }