News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Nishanit: Mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Nishanit: Mirënjohës që ma dha shtetësinë shqiptare

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28/05/2022. 18:03 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Kurti tha se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak, pedagog, deputet e ministër, teksa shtoi se është mirënjohjes që Nishani ia dha shtetësinë shqiptare gjatë mandatit të tij. “Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar”. “Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo”, ka shkruar Kurti. Kurti, në emër të Qeverisë së Kosovës u shprehu ngushëllime familjes Nish...
Varroset Avdullah Gucati, mungoi në varrim djali i tij Hysniu i cili ndodhet në Hagë

Varroset Avdullah Gucati, mungoi në varrim djali i tij Hysniu i cili ndodhet në Hagë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28/05/2022. 17:11 Në prani të një numri të madh të qytetarëve, në fshatin Morinë të Skenderajt, është varrosur sot Avdullah Gucati, babai i ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili mungoi në ceremoninë e varrimit. Në emër të familjes foli, Abdyl Imeri, mik i familjes Gucati, i cili ka treguar biografinë e të ndjerit. “Lajmi për vdekjen e bacit Avdullah, ishte lajm i cili preku thellë në zemrat dhe shpirtrat e familjarëve, miqve, shokëve dhe çdo qytetari të cilët e kanë njohur atë, jo vetëm në Drenicë por edhe me gjerë”, tha ai. Ai shtoi se Avdullah Hasan Gucati ka lindur në fshatin Marinë më 7 mars 1939, vjen nga një familje me vlera të mëdha patriotike dhe atdhetare. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit 20. “Gucati ishte persekutuar nga regjim...

Vritet një 30 vjeçar në Ferizaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28/05/2022. 10:34 Një 30 vjeçar në Ferizaj dyshohet se, mbrëmë pas mesnatës, e ka vrarë një bashkëmoshatar të tij që vdiq në vendin e ngjarjes. Në ndërkohë dorasi i dyshuar është plagosur afër vendit të ngjarjes, në rrugën “Rexhep Bislimi”, nga një polic me rroba civile pasi i njëjti s’kishte përfillur urdhrat e policisë dhe ishte drejtuar me armë kah ta. Pjesëtarët e policisë me rroba civile që ishin në detyrë zyrtare kishin vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kishin filluar fillimisht me urdhra verbalë “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk kishte përfillur urdhrat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë dyshohet që në një moment i ishte kthyer zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dh...
Vdes babai i Hysni Gucatit

Vdes babai i Hysni Gucatit

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/05/2022 13:55 Ka ndërruar jetë babai i Hysni Gucatit, Avdullahu. Këtë e ka bërë të ditur djali i kreut të OVL-së, Musli Gucati, shkruan lajmi.net. “Të dashur familjarë, miq dhe shokë sot Gjyshi Avdullah Hasan Gucati ndërroi jetë. Për kohën dhe vendin e varrimit ju njoftojmë”, ka shkruar Musli Gucati. Kujtojmë se para disa ditësh Hysni Gucati ishte për vizitë tek babai i tij në Kosovë që atë kohë ishte i sëmurë rëndë. Menjëherë pas disa ditësh, Hysni Gucati u dënua me katër vite e gjysmë burg nga Gjykata Speciale.
Ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hajriz Dobra

Ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hajriz Dobra

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
27/05/2022. 13:47 Para disa ditësh ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare nga Drenasi, Hajriz Rizah Dobra. Hajrizi ishte veprimtar i hershem i çështjes kombëtare dhe atdhetare, i cili i ishte është përgjigjur thirrjeve të UÇK-së për mbështetje financiare, në kohët më të vështira. Hajriz Rizah Dobra ishte humanist, njeri i urtë dhe me virtyte të larta njerëzore. Ai për 22 vjet ka kontribuar edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, Dega në Drenas.
Zvicër: Vdes në një aksident 33 vjeçari nga Kosova

Zvicër: Vdes në një aksident 33 vjeçari nga Kosova

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
26\05\2022 20:38 Një 33 vjeçar nga Kosova, ka vdekur pas një aksidenti në Zvicër. Këtë e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. “Pas një aksidenti në Zvicer humbi jetën nipi im, djali i motrës Gjelbrim Jasiqi, në moshen 33-vjeçare, la pas vetës babain, nënën, nusen me djalin njëvjeçar dhe dy motrat e tij. Do të mbetët kujtim gjithë jetën, si djalë me zemër dhe shpirt të bardhë. Zoti të dërgoftë në xhehnet. Ishe dhe do të mbetesh pika ime e dobët në familjen që na rrethon”.
Policia sekuestron dy armë ilegale në Skënderaj e Vushtrri

Policia sekuestron dy armë ilegale në Skënderaj e Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
26/05/2022 09:49 Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore në Skenderaj dhe Vushtrri, në 24 orët e fundit, në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri. Sekuestrimi i një arme pushkë automatike është realizuar në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasi i dyshuari kohë më parë në rrjete sociale kishe ekspozuar armën, për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje. Ndërsa sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me 12 fishek, është realizuar në Vushtrri, në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një armë të llojit pistoletë me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim t...
Kurti: Zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan

Kurti: Zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
25/05/2022. 16:18 Kryeminstri Albin Kurti është shprehur i tronditur nga sulmi me armë që la 21 persona të vdekur në një shkollë fillore në Teksas, nga ta 19 fëmijë të klasave të dyta, treta dhe katërta, si dhe dy mësues. “I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm”, ka shkruar Kurti përmes një cicërime në Twitter. “Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, u shpreh tutje Kurti.
Sulmi në një shkollë në Teksas, Osmani: Mendimet tona janë me familjet e viktimave

Sulmi në një shkollë në Teksas, Osmani: Mendimet tona janë me familjet e viktimave

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
25/05/2022. 12:26 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se ndanë dhimbjen me popullin amerikan pas sulmit në një shkollë në Teksas kur mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur. Osmani thekson se bashkëndjen me familjarët e fëmijëve dhe dy të rriturve që u vranë. “E lënduar nga lajmi i të shtënave në një shkollë në Teksas. Mendimet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht përpara kohës. Ne ndajmë dhimbjen me popullon amerikan dhe ndjejmë trishtim me miqtë tanë për këtë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Sulmi me 21 të vrarë në Teksas, flamujt në ShBA dhe në ambasadën në Prishtinë ulen në gjysmë shtizë

Sulmi me 21 të vrarë në Teksas, flamujt në ShBA dhe në ambasadën në Prishtinë ulen në gjysmë shtizë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
25/05/2022. 12:18 Flamujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ulën në gjysmë shtizë për katër ditë pas sulmit në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, ku mbetën të vrarë 19 fëmijë dhe dy të rritur. “President i Shteteve të Bashkuara nga Kushtetuta dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urdhëroj që flamuri i Shteteve të Bashkuara të jetë në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat dhe mjediset publike, në të gjitha postet ushtarake dhe stacionet detare dhe në të gjitha anijet detare të Qeverisë Federale në Distriktin e Kolumbisë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe territoret dhe zotërimet e saj deri në perëndim të diellit, 28 maj 2022” thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Flamuri amerikan në gjysmë shtizë u ul edhe në Prishtinë, pasi ven...
div.meta-author { display:none; }