News That Matters

KRONIKA E ZEZË

I konfiskohen 4 mijë fishekë një shtetasi serb, Sveçla: Është punëtor i integruar nga strukturat paralele në MMPHI

I konfiskohen 4 mijë fishekë një shtetasi serb, Sveçla: Është punëtor i integruar nga strukturat paralele në MMPHI

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
09/06/2022. 14:09 Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë konfiskuar katër mijë fishekë në pikën kufitarë në Jarinjë. Sveçla më tej ka thënë se ato i takojnë një shtetasi të Serbisë, i cili është punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. Ai më tej ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Katër vite nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

Katër vite nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
09/06/2022. 11:21 Sot bëhen katër vite që nga vdekja e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkë me ekipin kombëtar dhe veteranët e futbollit do të bëjnë homazhe tek varri i ish-presidentit të FFK-së. Sot Kosova e luan ndeshjen e tretë të grupeve në Nations League, ku do të përballet me Irlandën e Veriut, pikërisht në stadiumin që mbart emrin e legjendës, stadiumin “Fadil Vokrri”. Në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka shkruar një letër përkujtimore. Letra e plotë: Sot bëhen katër vjet që kur na la presidenti, miku dhe Legjenda jonë, Fadil Vokrri. Një figurë emblematike e futbollit të Kosovës, që në rininë e tij të hershme u shqua si njëri nga futbollistët më të spikatur në trojet sh...
Vdes ish-basketbollisti i njohur i Kosovës

Vdes ish-basketbollisti i njohur i Kosovës

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
06/06/2022. 23:03 Ka vdekur ish-basketbollisti i njohur kosovar, Agim Dushi. Lajmin për vdekjen e Dushit e ka dhënë Federata e Basketbollit e Kosovës. Dushi ishte basketbollisti i KB Elektrokosova në vitet 1970-ta e më pas gjyqtar shumëvjeçar i basketbollit në ligat e ndryshme të shtetit të atëhershëm federativ. “Pas luftës, Dushi ka pasur biznes të suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë mbështetës teknik ose financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së. Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e FBK-së.
Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

Arrestohet një serb për krime lufte në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
03/06/2022. 10:43 Një serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999. Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh, se arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime. Mbrëmjen e së enjtes, mediat kanë raportuar se bëhet djalë për Caslav Joliq, polic aktiv në Beograd. Sipas IndeksOnline, ai akuzohet për rrahjen e një kosovari nga fshati Gurrakoc pak para përfundimit të luftës. I njëjti akuzohet edhe për tortura dhe maltretim të popullsisë civile në Istog si rezervist në ish-policinë serbe.
Ky është nipi i Adem Grabovcit që u gjetë i vdekur brenda veturës  

Ky është nipi i Adem Grabovcit që u gjetë i vdekur brenda veturës  

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
02/06/2022. 15:12 Nazmi Grabovci 50 vjeç është personi që u gjet i vdekur në një veturë në parkingun nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës. I ndjeri është djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci dhe ky i fundit ka foto të publikuar me viktimën. Në rrjete sociale po qarkullon një foto e Adem Grabovcit me nipin e tij Nazmin, e realizuar diku në Alpet Shqiptare. Policia ka konfirmuar nisjen e hetimeve rreth vdekjes së tij, ndonëse sipas PK-së bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në këtë rast ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, mirëpo policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen. “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir”...
Prokurori i Shtetit nis hetime për rastet e dyshuara për korrupsion të publikuara në media

Prokurori i Shtetit nis hetime për rastet e dyshuara për korrupsion të publikuara në media

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
02/06/2022. 15:01 Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka filluar procedurën e verifikimit dhe hetimit për të gjitha shkrimet e publikuara së fundmi në media në lidhje me rastet e dyshuara për korrupsion. Prokuroria Speciale, hetimet i nisi pasi në media ditët e fundit u publikuan materiale dhe përgjime ku dyshohet se në Ministrinë e Infrastrukturës ka pasur tentim për dhënie e marrje ryshfeti. Po ashtu, dyshime për keqpërdorime milionëshe ka ngritur edhe Partia Demokratike e Kosovës ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
“Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka keqpërdorën mbi 1 milion euro”

“Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka keqpërdorën mbi 1 milion euro”

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
01/06/2022. 15:09 Deputetja Ariana Musliu-Shoshi dhe avokati Faton Fetahu, përmes një Konference për Media kanë denoncuar sot keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, ku të përfshirë janë dy Ministrat e Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Fikrim Damka. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kjo është aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, përmes së cilës është mundësuar keqpërdorimi i rreth 1.1 milion eurove të taksapaguesve të Kosovës. “Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pa...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Nezir Neziri

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Nezir Neziri

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
29/05/2022. 21:59 Ka ndërruar jetë Nezir Neziri, njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-eprori i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës. Ish-Komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj këtë lajm mortor e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar fjalë të mëdha për të ndjerin. “Bashkë në luftë dhe në paqe. Jeta jote kaloi në rrugën e lavdisë dhe sakrificave. Përgjithmonë në kujtimin tonë, Nezir!”, ka shkruar Haradinaj në postim. Haradinaj kishte vizituar ditë më parë edhe në spital ish-ushtarin e UÇK-së, tashmë të ndjerë. Madje Haradinaj kishte thënë se “Nezir Neziri ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Ai is...

Aksident me fatalitet në Gjilan

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
29/05/2022. 12:00 Ka vdekur dje viktima femër kosovare e përfshirë në një aksident trafiku më 15 maj të këtij viti. Sipas policisë, viktima ka vdekur disa ditë pasi është liruar nga spitali. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Njoftimi i plotë i policisë: AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Gjilan 15.05.2022 – 16:50. Më 28.05.2022 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare, e cila kishte qenë e përfshirë në aksident trafiku. Viktima ka ndërruar jetë disa ditë pasi është liruar nga trajtimi mjekësor në spital. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj

Gjuajtje me armë zjarri në Ferizaj

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
28.05.2022 - 22:12 Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 19:30 në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Veseli ka bërë të ditur se nga informatat e para, dyshohet se një person rreth 35 vjeçar deri sa kishte qenë duke ecur në këmbë kishte nxjerrë një armë nga brezi dhe kishte shtënë 2 herë në ajër dhe i njëjti kishte vazhduar në rrugën Tahir Sinani ne drejtim të një supermarketi.“Patrullat e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dy gëzhoja”, ka thënë Veseli. Rasti është duke u hetuar. Kujtojmë se mbrëmë në Ferizaj është vrarë një person 30 vjeçar me armë zjarri.
div.meta-author { display:none; }