News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
19/09/2021 10:15 Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Siç njofton Policia, nga dhuna në familje më së shumti kanë pësuar gratë. Në njoftim thuhet se tashmë të dyshuarit për dhunë janë intervistuar. Më poshtë rastet e dhunës të ndara sipas raportit: Fushë Kosovë 12.09.2021 – NN. Është arrestuar më, 17.09.2021 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prishtinë 17.09.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palë...
Zveçan: Zyrtarët policorë sulmohen nga disa persona

Zveçan: Zyrtarët policorë sulmohen nga disa persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME
18/09/2021 09:52 Në fshatin Zhivkovc të Zveçanit një numër i konsiderueshëm i personave kanë sulmuar zyrtarët policorë, si dhe kanë dëmtuar automjetin e tyre. E gjithë kjo erdhi pasi policia ka ndaluar një shtetas serb, të cilit më pas iu konfiskuan mallra të kontrabanduara. I dyshuari nuk i kishte përfillur urdhrat e policisë, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes. “Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e doganës e cila e ka konfiskuar mallin dhe e ka dërguar në terminalin doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
Policia e Mitrovicës ka njoftuar se sot , rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Por njësia e deminimit të Policisë se Kosovës, rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kane arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur ne vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera. Njoftimi i plotë i Policisë: Sot me datë 17.09.2021, rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve në magjistralen e Ulqinit-Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Në vend të ngjarjes kanë dal njësit kompetente dhe Njësia e deminimit të Policisë se Kosovës, ku rreth orës...
Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi

Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/09/2021 10:08 Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e 23-vjeçares Z.I. nga fshati Zabel i Drenasit. Sipas policisë 23 vjeçares i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, dhe pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë. Sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë, shkruan Reporteri.net. Vdekja e saj nag policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë. “Viktima femër kosovare, të cilës sipas informatave të para i ishte keqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës, pasi ishte dërguar në QKUK kishte ndërruar jetë, dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore ishte e rëndë. Sipas mjekëve të QKUK-së, rekomandimi i tyre ka qenë që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, por familjarët ka refuzuar”, thekson raporti. Gjatë di...
Mitrovicë: Gruaja e rrah burrin

Mitrovicë: Gruaja e rrah burrin

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/09/2021 10:00 Një grua nga Mitrovica e Veriut është raportuar në polici nga burri i saj, sepse sipas këtij të fundit, e ka sulmuar fizikisht. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se burri kishte marrë lëndime të lehta trupore, trasmeton “Radio-Ylberi” Kurse me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Prizren: Pasi u rrokullis me traktor, humb jetën një person

Prizren: Pasi u rrokullis me traktor, humb jetën një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/09/2021 09:47 Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në Prizren, pasi është rrokullisur me traktor. Rasti ka ndodhur ditën e enjte, rreth orës 16:00. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, gjatë punës në një vend malor ishte rrokullisë me traktor dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim. Më tej, Policia njofton se me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet
Policia në Skenderaj arreston të dyshuarin për veprën penale kanosje

Policia në Skenderaj arreston të dyshuarin për veprën penale kanosje

KRONIKA E ZEZË, LAJME
Policia në rajoin e Skenderajt sot ka ndaluar të dyshuarin I.J, 45 vjecar për veprën kanosje, trasmeton "Radio-Ylberi" "Policia ka ndaluar i dyshuari I.J., 45 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Skenderaj,kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 5/2021, për veprën penale ,,Kanosje”. thuhet tutje në njoftim Po ashtu i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drenas: Digjen nga zjarri 34 koshere të bletëve dhe tri shtylla elektrike

Drenas: Digjen nga zjarri 34 koshere të bletëve dhe tri shtylla elektrike

KRONIKA E ZEZË, LAJME
16/09/2021 10:31 Policia ka njoftuar së në fshatin Arbëri e Epërme në Drenas janë djegur 4 koshere me bletë dhe 30 koshere të vogla. “Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se, nga zjarri i janë përfshirë një sipërfaqe e hamallisë me ç ‘rast i janë djegur edhe 4 koshere me bletë, 30 koshere të vogla si dhe tri shtylla elektrike”, thuhet në raport të policisë. Rasti vazhdon të hetohet.
Rahovec: Policia një personi i gjen 9 bimë të kanabisit në garazh

Rahovec: Policia një personi i gjen 9 bimë të kanabisit në garazh

KRONIKA E ZEZË, LAJME
16/09/2021 10:29 Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Rahovec i cili dyshohet se ka mbjellur 9 bimë të llojit, Kanabis Sativa. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Pas intervistimit, personi në fjalë është liruar në procedure të rregullt. Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës: KULTIMVIM I BIMËS SË HASHASHIT,KOKAINËS ,BIMËVE TË KANABISIT Rahovec, 15.09.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aneks të garazhës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie, ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në...
div.meta-author { display:none; }