News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Arrestohet i dyshuari pasi aksidentalisht e qëllon në kokë me pushkë familjarin

Arrestohet i dyshuari pasi aksidentalisht e qëllon në kokë me pushkë familjarin

KRONIKA E ZEZË, LAJME
24/09/2021 10:15 Është arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nga pakujdesia kishte shkrepur një pushkë ajrore, me ç’rast ka qëlluar në kokë një familjar të tij, trasmeton “Radio-Ylberi” Viktima ka pranuar tretman mjekësor ku i është larguar predha dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. “Njësiti policor ka konfiskuar pushkën ajrore dhe predhën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton tutje policia përmes raportit 24 orësh.
Vëllai plagos vëllanë me armë zjarri

Vëllai plagos vëllanë me armë zjarri

KRONIKA E ZEZË, SHQIPËRI
24/09/2021 09:01 Faik Veliu, 65 vjeç është plagosur me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Policia e Lushnjes në një njoftim për mediat sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në fshatin Ngurrëz e Vogël. Autoritetet sqarojnë se autor i dyshuar i plagosjes është vëllai i Faik Veliut, Sami Veliu, i cili është arrestuar pak minuta pas ngjarjes. Gazetarja e Klan News, Anila Sefa, sqaron se autori dhe i plagosuri jetonin shumë pranë njëri-tjetrit. Sami Veliu mësohet se i ka bërë pritë me kallashnikov vëllait të tij dhe sapo e pa parë që ka dalë nga banesa ka nisur ta qëllojë. Po ashtu gazetarja sqaron se nga burime pranë familjes, mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalit dhe ndo...
Në 24 orët e fundit në Kosovë,pesë të arrestuar për dhunë në familje

Në 24 orët e fundit në Kosovë,pesë të arrestuar për dhunë në familje

KRONIKA E ZEZË, LAJME
23/09/2021 10:14 Pesë persona janë arrestuar për dhunë familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Kështu kanë bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh. Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Suharekë, Pejë e Gjakovë. Detaje nga raporti i PK-së: Ferizaj, 22.09.2021 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Suharekë, 22.09.2021 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe femër kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë rrahur mes veti, ndërkohë e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Pejë, 22.09.2021...
Përfundojnë në pranga burrë e grua, ata të dehur rrahen në mes vete

Përfundojnë në pranga burrë e grua, ata të dehur rrahen në mes vete

KRONIKA E ZEZË, LAJME
23/09/2021 09:54 Janë arrestuar dy persona nga Suhareka, një burrë dhe një grua, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë rrahur në mes vete, të mërkurën në mesnatë. Sipas policisë të dyshuarit kanë ushtruar dhunë fizike edhe ndaj një personi të tretë, shkruan “Radio-Ylberi” Të dyshuarit pas këndelljes janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Mitrovicë:Vetura s’ndalet në sinjalin e Policisë, godet një polic dhe dy këmbësorë

Mitrovicë:Vetura s’ndalet në sinjalin e Policisë, godet një polic dhe dy këmbësorë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
22/09/2021 10:12 Një zyrtar policor dhe dy këmbësorë të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë të martën në mbrëmje në fshatin Bajskë të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur në raportin 24-orës, aksidenti ka ndodhur në kohën kur njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin. “Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve dhe tre këmbësorëve. Deri sa njësia policore kishte ndaluar një automjet dhe ishte duke kryer kontrollin, nga mbrapa kishte shkuar i dyshuari mashkull kosovar, me automjetin tij duke zhvilluar shpejtësi te madhe, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, dhe në momentin kur zyrtari policor e sinjalizon që të ndalet, i dyshuari nuk arrin që të ...
Hajdutët vjedhin 200 euro në një pompë benzine në Drenas, të maskuar me maska anti-covid

Hajdutët vjedhin 200 euro në një pompë benzine në Drenas, të maskuar me maska anti-covid

KRONIKA E ZEZË, LAJME
21/09/2021 10:32 Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Drenas. Policia e Kosovës njofton se dy persona me maska anti-Covid kanë kryer grabitje në një pompë të derivateve. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kërcënim të armës viktimës i kishte kërkuar para dhe ia kishte marr rreth 200 euro, dhe më pas me veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. “Drenas,20.09.2021 – 22:09. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës, aty ishte ndaluar një veturë pa targa në të cilën kishin qenë dy persona të dyshuar me maska anti Covid. Të dyshuarit fillimisht kishin kërkuar që të furnizohen me derivate e më pas njëri nga ta kishte nxjerr një armë të shkurtë dhe nën kër...
Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Rrahu gruan, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

KRONIKA E ZEZË, LAJME
21/09/2021 Në orët e mbrëmjes së datës 20 shtator 2021, hetuesit policorë në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’, trasmeton “Radio-Ylberi” Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër/kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor. Gjatë ekzaminimit i dyshuari ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “ dhunë në familje’ dhe “lëndim trupor” Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë...
Mitrovicë: Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e 22 vjeçarit

Mitrovicë: Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e 22 vjeçarit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
20/09/2021 09:03 Mbrëmë janë arrestuar dy të dyshuarit L. S. 31 vjeçar dhe V.S., 25 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës ata dyshohen për veprën penale ’Vrasje e rëndë”,ës 22 vjeçar, trasmeton “Radio-Ylberi” “Si prova materiale nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të shkurta, të llojit pistoleta të cilat dyshohen të jenë përdorur në veprën penale ‘Vrasje e rëndë” thuhet tutje në njoftim. Ndërsa të dyshurit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Gjithashtu si pasojë e kësaj plagosje ishin lenduar 3 persona, ku njëri nga të plagosurit, viktima M. K., 23 vjeçar, si pasojë e plagëve kishte vdekur.
Gjendet  i vdekur minatori që ishte bllokuar në minierë, pas gjashtë dite

Gjendet i vdekur minatori që ishte bllokuar në minierë, pas gjashtë dite

KRONIKA E ZEZË, LAJME
20/09/2021 08:25 Pas gjashtë ditësh kërkimesh është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku. 61-vjeçari është gjetur pas shumë kërkimesh në orët e para të mëngjesit të sotëm. Trupi i pajetë i minatorit është gjetur në hapësirën e galerisë në një distancë rreth 450 metra në thellësi, i zënë poshtë nga materiali i shembur. Muharrem Plaku u bllokua gjashtë ditë më parë në galeri dhe kërkimet për gjetjen e tij kanë vijuar pa ndërprerje.
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohen dy persona

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohen dy persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME
​ 19/09/2021 10:39 Dy persona janë arrestuar në Shqipëri, pasi u ndaluan duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Shërbimet e njësisë së autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve.“Si rezultat u bë arrestimi në flagran...
div.meta-author { display:none; }