News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Suharekë: Personi që u dogj dje në kasolle është pronari i shtëpisë

Suharekë: Personi që u dogj dje në kasolle është pronari i shtëpisë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
08/10/2021 09:32 Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se trupi i pajetë i gjetur në kasolle është i pronarit të shtëpisë. “Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia
Një muaj paraburgim për ish-punëtorin e postës, dyshohet se nuk dërgoi mbi 2 mijë dërgesa

Një muaj paraburgim për ish-punëtorin e postës, dyshohet se nuk dërgoi mbi 2 mijë dërgesa

KRONIKA E ZEZË, LAJME
07/10/2021 14:45Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën prej një muaj paraburgim ndaj ish-punëtorit të Postës së Kosovës, M.B, i cili dyshohet se në periudhën 2019-2021 keqpërdori pozitën zyrtare, duke mos dërguar 2 mijë e 26 dërgesa postare. Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se nga këto dërgesa 682 kishin qenë të gjykatës, 512 fatura të tatimit mbi pronë, 337 fatura të Valës, 57 dërgesa ishin të karakterit ndërkombëtar, 200 dërgesa ishin shkresa të Trustit, 197 dërgesa ishin fatura të Bankave, 7 dërgesa ishin shkresa të Ministrisë së Bujqësisë, 18 dërgesa ishin shkresa nga Komuna e Lipjanit, 1 dërgesë ishte shkresë nga AKP-ja, 14 dërgesa ishin shkresa nga Përmbaruesit Privat, 1 dërgesë ishte shkresë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. ...
Prokuroria e Shtetit në 24 orët e fundit ngritë 47 aktakuza

Prokuroria e Shtetit në 24 orët e fundit ngritë 47 aktakuza

KRONIKA E ZEZË, LAJME
06/10/2021 11:11Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale. Pro...
Në Prishtinë arrestohen tre persona

Në Prishtinë arrestohen tre persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME
05/10/2021 19:02Policia ka ndërmarr një aksion në Lagjen “Emshir” të Prishtinës me ç’rast ka arrestuar një shtetas të huaj (Maqedonisë), në kërkim ndërkombëtar. Me këtë rast policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë te të cilët ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkorike. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Ai ka thënë se “sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim ndërkombëtar, me urdhërarrest ndërkombëtar. I njëjti dyshohet se ndodhet ne kërkim ndërkombëtar për shkak të veprës penale të mashtrimit”. “Gjatë o...
Rrahje në Klinë, arrestohen katër persona

Rrahje në Klinë, arrestohen katër persona

KRONIKA E ZEZË, LAJME
Janë arrestuar katër persona në Klinë, pasi janë rrahur mes veten. Në raportin 24 orësh policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllarevë të kësaj komune. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Tutje, policia njofton se me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar.
Vdes nga arma e zjarrit fëmiu 10 vjeçar, nuk dihen rrethanat

Vdes nga arma e zjarrit fëmiu 10 vjeçar, nuk dihen rrethanat

KRONIKA E ZEZË, LAJME
03/10/2021 21:04 Një fëmijë rreth 10 vjeç ka humbur jetën mesditën e së dielës në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Anise u dërgua në emergjencën më të afërm të kësaj komune, aty shkoi pa shenja jete. “Sot rreth orës 12:45 është sjellë në Urgjencë pacienti i moshës së mitur, fëmijë rreth moshës 10 vjeçare nga një familjar dhe një kalimtar i rastit. Ai ka qenë pa shenja jete, ndërsa ka pas një plagë në regjionin e fytyrës, më saktësisht në nofullën e poshtme me diametër 7 deri 10 mm”, tha Drilon Gashi, mjeku kujdestar në QKMF të Malishevës. Në vendin e ngjarjes pos forcave policore, prezent ishin edhe njësiti i forenzikes dhe prokurori i rastin nga Rajoni i Gjakovës. Aty u sekuestrua edhe një armë. Ndërsa, rasti është kualifikuar si “Vdekje e dyshimtë”. Ndërsa, nga P...
E mitura raporton se u dhunua, rasti hetohet nga policia

E mitura raporton se u dhunua, rasti hetohet nga policia

KRONIKA E ZEZË, LAJME
03/10/2021 09:39 Një e mitur nga Prishtina ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga një shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. “Prishtinë NN – NN. Viktima femër kosovare e mitur në prezencën e PQS-së ka raportuar se ka pasur dhunë fizike dhe është dhunuar disa herë nga i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Sipas viktimës i dyshuari tani ndodhet në një shtet tjetër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Dënohet me burgim të përjetshëm burri nga Prizreni për vrasjen e gruas së tij

Dënohet me burgim të përjetshëm burri nga Prizreni për vrasjen e gruas së tij

KRONIKA E ZEZË, LAJME
01/10/2021 10:00 Në seancën e sotme është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu Ai u fajësua për vepren penale “Vrasje e Rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë, sipas prokurorisë, në vendin e ngjarjes ishin gjetur, pistoleta, dy karikatorë, si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm, me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra. Po ashtu, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar: Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074; Dy karikatorë; si dhe 42 fishekë të pistoletës. Sipas Prokurorisë, pas verifikimeve të bëra në databazën e Prokurorisë, të njëjtit nuk kanë pasur ndonjë rast të paraqitur apo të raportuar për dhunë në familje apo rast të ngjash...
div.meta-author { display:none; }