News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Ferzaj:Arrestohet 36-vjeçari, ishte i kërkuar për vjedhje

Ferzaj:Arrestohet 36-vjeçari, ishte i kërkuar për vjedhje

KRONIKA E ZEZË, LAJME
13/10/2021 10:03Policia në Ferizaj ka arrestuar një 36-vjeçar i cili kërkohej me urdhër të Gjykatës, pasi ishte i dënuar me një muaj burgim për veprën penale “Vjedhje” Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Sojevë të Ferizajt. “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar”, thuhet në njoftim,trasmeton "Radio-Ylberi" Pas komplementimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. “Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje’’ me dënim b...
Arrestohet 18 vjeçari, pasi kreu grabitje të armatosur brenda dy ditëve

Arrestohet 18 vjeçari, pasi kreu grabitje të armatosur brenda dy ditëve

KRONIKA E ZEZË, LAJME
12/10/2021 16:16 Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve të stacionit policor në Gjilan, kanë arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se dje më 11.10.2021, në një lokal të këmbimit të valutave ka kryer veprën penale “Grabitje”. Sipas njoftimit thuhet se i njëjti nën kërcënim të armës ka arritur të marrë një sasi të konsiderueshme të hollash dhe po ashtu ka shtënë në drejtim të punëtores e cila ka pësuar lëndime trupore si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri. “Po sot më 12.10.2021, përsëri Policia u lajmërua për një grabitje me armë në një lokal në Gjilan ku një i dyshuar , nën kërcënim të armës pasi ka shtënë dy herë në ajër ka arritur që t’i marrë një sasi të konsiderueshme të hollash nga kasa e lokalit dhe fatmirësisht askush nuk është lënduar. Policia e Kosovës , Njësitet e hetimeve të P...
Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të detyrës

KRONIKA E ZEZË, LAJME
12/10/2021 15:30 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy të pandehurve. Ata akuzohen se i kanë shkaktuar humbje buxhetit të shtetit prej mbi dy milionë e 700 euro, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, transmeton Klan Kosova. “I pandehuri L.G., akuzohet për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Hyrja në sistemet kompjuterike’’, ‘’Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’’, si dhe ‘’Shpëlarje e parasë’’, në bashkëkryerje me të pandehurin K.SH.”, thuhet në kumtesë. “Ndërkaq, ndaj të pandehurit me inicialet K.SH., është ngritur aktakuza për shkak të veprave penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Ndihma’’ dhe ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’. Sipas prokurorisë humbjet e shkaktuara s...
Rrahen mes vete, njëri përfundon në burg e tjetri në spital

Rrahen mes vete, njëri përfundon në burg e tjetri në spital

KRONIKA E ZEZË, LAJME
12/10/2021 10:00 Gjatë ditës së djeshme dy persona janë rrahur mes vete në Gllogoc. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka lënduar viktimën me mjet të mprehtë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dy persona të armatosur grabisin një pikë të karburantit në Klinë

Dy persona të armatosur grabisin një pikë të karburantit në Klinë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
11/10/2021 10:46Dy persona të armatosur kanë hyrë në një pikë të karburantit në Klinë, të njëjtit kanë grabitur 450 euro, një shufër dhe një telefon, përcjell "Radio-Ylberi" "Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, dhe rasti vazhdon të hetohet.“GRABITJE E ARMATOSUR Klinë, 11.10.2021 – 00:51. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të maskuar, kanë hyr në pikën e karburantit ku viktimat ishin duke punuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon dhe kanë ikur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Babai e denoncon të birin në polici pasi ai publikoi foto me armë

Babai e denoncon të birin në polici pasi ai publikoi foto me armë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
11/10/2021 10:35Babai nga Drenasi ka denoncuar të birin në polici pasi që ai kishte publikuar në rrjetet sociale foto me armë në dorë derisa ishte në një aheng tek një person tjetër në Drenas. I dyshuari është takuar nga policia dhe gjatë intervistimit kishte pranuar se armët ishin të shokut të tij. Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13 e 30 minuta. Për rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka udhëzuar që nga i dyshuari të sekuestrohet telefoni për të siguruar dëshmi lidhur me rastin. Rasti është duke u hetuar.
Mitrovicë: Vdes një person

Mitrovicë: Vdes një person

KRONIKA E ZEZË, LAJME
10/10/2021 10:10 Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë e cila ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë,trasmeton “Radio-Ylberi”
Një burrë nga Fushë-Kosova kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

Një burrë nga Fushë-Kosova kapet duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur

KRONIKA E ZEZË, LAJME
09/10/2021 10:50Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një burrë nga Fushë-Kosova është kapur duke bashkëjetuar me një vajzë të mitur nën moshën 16 vjeçare. I dyshuar me vendim të prokurorit është liruar ndërkaq viktima është dërguar në strehimore. “Lagjja 28, Fushë Kosovë 08.10.2021 – 22:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
6 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

6 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

KRONIKA E ZEZË, LAJME
08/10/2021 10:03 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje. Rastet e dhunës janë raportuar në Lipjan, Prishtinë, Gjakovë, Prizren. Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Prishtinë 08.10.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. ...
Në Aeroportin e Prishtinës udhëtarja kapet me 11 kg stoli argjendi

Në Aeroportin e Prishtinës udhëtarja kapet me 11 kg stoli argjendi

KOSOVË, KRONIKA E ZEZË, LAJME
09/10/2021 09:27 Në pikë kalimin kufitar të Aeroporti oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendtit. Njësitet anti-kontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle në detaje. Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara. “Gjithsej stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zinxhirë dore dhe qafe, etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar pr...
div.meta-author { display:none; }