News That Matters

KRONIKA E ZEZË

Arrestohen dy të burgosurit që u arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Arrestohen dy të burgosurit që u arratisën sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/10/2021 17:19 Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. “Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. Ndryshe, sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH. Në njoftimin e bërë për media thuhet se dy të burgosurit janë të dënuar me masë edukuese korrektuese. “A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë, vjedhje”, thuhet në njoftim. SHKK tutje shton se “aktualisht, janë duke e ...
Arreston 4 persona që blenë vota

Arreston 4 persona që blenë vota

KRONIKA E ZEZË, LAJME
17/10/2021 11:03 Katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë blerë vota në Kllokot, ka njoftuar Prokurori i Shtetit. Prokurori ka njoftuar se arrestimet janë bërë në mbrëmjen e djeshme. Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se mbrëmë më 16 tetor 2021 në orët e vona, janë arrestuar katër (4) persona në Kllokot, me inicialet A.D., M.K., A.T dhe Xh.B., në lidhje me procesin zgjedhor dhe me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së. Katër të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin....
Podujevë: Babai raporton në polici se i janë zhdukur dy vajzat

Podujevë: Babai raporton në polici se i janë zhdukur dy vajzat

KRONIKA E ZEZË, LAJME
16/10/2021 14:06 Dy vajza janë zhdukur në fshatin Obranqë të Podujvës. Rastin në polici e ka raportuar babai i tyre, duke thënë se vajzat janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy vajzat e tij viktimat femra kosovare (të mitura), janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Tutje, në këtë raport thuhet se rasti është duke u hetuar.
QKUK: Vdes një një shtetas i Indisë

QKUK: Vdes një një shtetas i Indisë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
16/10/2021 11:36 Një shtetas i Indisë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Policia njofton se shtetasi i Indisë ishte duke u trajtuar në QKUK. “Prishtinë, 15.10.2021 – 08:11. Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull shtetas i Indisë, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim
Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit, lidhur me aksionin kundër kontrabandës në veri

Gjykata merr vendim për pesë të dyshuarit, lidhur me aksionin kundër kontrabandës në veri

KRONIKA E ZEZË, LAJME
15/10/2021 11:04 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special u ka caktuar 30 ditë paraburgim pesë të dyshuarve për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar”, “Kontrabandim me mallra”, të arrestuar pas aksionit të Policisë në veri. Në njoftim thuhet se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen penale kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar”, “Kontrabandim me mallra” dhe “Shmangie nga tatimi” si dhe veprës penale “Tregtia e ndaluar”. Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së pa...
Burri e rrahë gruan në Mitrovicë

Burri e rrahë gruan në Mitrovicë

KRONIKA E ZEZË, LAJME
15/10/2021 10:20 PK-ja ka njoftuar se dje rreth orës 12:15 ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Po ashtu e njejta ka ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari është në kërkim policor, dhe rasti është duke u hetuar. Njoftimi i Policisë: Mitrovicë, 14.10.2021 – 12:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e ka sulmuar atë fizikisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.
Ferizaj: Arrestohet 19 vjeçari i kërkuar

Ferizaj: Arrestohet 19 vjeçari i kërkuar

KRONIKA E ZEZË, LAJME
15/10/2021 09:17 Sot në orët e hershme të mëngjesit, policia ka arrestuar një 19 vjeçar të kërkuar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”, me dënim burgimi prej tri vjet. Sipas njoftimit të policisë, ai është dërguar në vuajtje të dënimit. “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar , ka arritur që sot në orët e hershme të mëngjesit 06:30 të arrestojë një person në shtëpinë e tij, me inicialet B.T (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’’, me dënim burgimi prej tri (3) viteve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërg...
Pranon fajësinë nxënësja që e ngacmoi profesorin dhe i kërkoi lidhje dashurie

Pranon fajësinë nxënësja që e ngacmoi profesorin dhe i kërkoi lidhje dashurie

KRONIKA E ZEZË, LAJME
14/10/2021 14:14 Nxënsja A.A. ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B., duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje dashurie. Në seancën fillestare të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ramadan Koro, e akuzuara e ka pranuar fajësinë. “E pranoj fajësinë për akuzën e cila më vihet në barrë, sepse të dëmtuarin e kam ngacmuar një kohë, i kërkoj falje dhe i premtoj gjykatës dhe të dëmtuarit se nuk do ta përsërisë veprën penale”, ka deklaruara A.A. E njëjta ka kërkuar nga gjykata që pranimi i fajësisë të merret si rrethane lehtësuese. Tutje, mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Ibadete Xhafa-Kuçi ka kërkuar nga gjykata që të ftohet eksperti i cili e ka bërë ekspertizën dhe ka konstatuar se...
Podujevë:Babai rrah vajzën e mitur

Podujevë:Babai rrah vajzën e mitur

KRONIKA E ZEZË, LAJME
14/10/2021 10:26 Një e mitur nga Podujeva është sulmuar fizikisht nga babai i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. “Viktima femër kosovare (e mitur), ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë, transmeton "Radio-Ylberi"
Vdes bashkëthemeluesi i “Emona Center”, Agron Mikullovci

Vdes bashkëthemeluesi i “Emona Center”, Agron Mikullovci

KRONIKA E ZEZË, LAJME, Storiet Kryesore
14/10/2021 09:41 Mbrëmë ka ndërruar jetë biznismeni i njohur Agron Mikullovci. Mikullovci ishte bashkëthemeluesi kryesor i rrjetit të marketeve nëpër Kosovë "Emona Center”, Vushtrri. I ndjeri Agron Mikullovci njihej si humanist, i cili ka ndihmuar shumë familje skamnore dhe persona që kanë kërkuar ndihmë për shërim. Ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot në ora 13:00
div.meta-author { display:none; }